Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si “banditizëm elektoral” në Vorë dhe “zyrën ilegale të Rilindjes” në Tiranë, ku sipas tij janë kapur persona që blinin vota. Ai akuzon institucionet, përfshirë SPAK, për mosreagim dhe thotë se krimet zgjedhore po ndodhin ndërsa “narkoshteti po jep shpirt”. Meta u bën thirrje numëruesve të mbrojnë çdo votë dhe deklaron se një ndëshkim i rëndë i pret “banditët rilindas”. Edhe në oret e fundit që Narkoshteti po jep shpirt, po bën gjithçka për të prishur standartin e zgjedhjeve. Banditizmi elektoral i qëllimshëm dhe për…
Author: IM
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se sovrani foli të dielën nëpërmjet votës, duke iu bërë thirrje komisionerëve për numërim pa presion. Ai akuzoi kreun i Partisë Socialiste, Edi Rama, se i ka “vërshuar” bandat në qytetin e Durrësit dhe në disa qytete tjera. “Sovrani foli, vota është në duar të komisionerëve, me përgjegjësinë më të madhe, në Durrës, bandat e pojës dhe troplinit kanë vërshuar drejt KZAK-së, me urdhrin nga Edi Rama se mund të ndikojnë në rezultat. Kjo s’është vetëm në Durrës, por ata janë më aktivë. Janë denoncuar, qoftë nga mediat apo nga PD-ja. Edhe…
Në një ngjarje të pazakontë, një çift i ri në Elbasan ka vendosur të ushtrojë të drejtën e tij të votës gjatë ditës së dasmës. Në një moment të veçantë, nusja dhe dhëndri janë parë duke hyrë së bashku në një qendër votimi, duke ushtruar të drejtën e tyre të votës. Të veshur me veshje tradicionale, dasmorët kanë ndarë gëzimin e tyre me të pranishmit, duke krijuar një imazh të bukur dhe simbolik të bashkimit të jetës dhe angazhimit qytetar.
Sh. B. “Logos-A”, këto ditë ka nxjerr në botim veprën “Si të lexohet Kur’ani” në tre vëllime të mendimtarit boshnjak Enes Karić. Më poshtë postimi i plotë i Logos-A në rrjetin social facebook: Libri: Si të lexohet Kur’ani (I-II-III) Autor: Enes Karić Formati: A5 Në duart e lexuesve tashmë e sjellim veprën në tre vëllime të mendimtarit boshnjak Enes Karić, “Si të lexohet Kur’ani”. Kjo vepër sublime ashtu siç mund të vërehet nga titulli është ftesë për lexuesin që të sodit mbi librin e shenjtë dhe interpretimin e tij. Sipas tij, Kur’ani e komenton vetveten, kurse interpretimet tona njerëzore janë…
Eljesa Ismaili “Të Zotit jemi dhe pa dyshim tek Ai do të kthehemi” Një pikë në kujtim të nipit tim, Hoxhë Nexhmedinit… I dashur vëlla! Të përballem me mungesën tënde, të shkruaj këto rreshta… Aspak e lehtë. Me largimin tënd një boshllëk i madh, një humnerë është hapur brenda meje. Dhe çdo çast i yni më kalon para syve si një film. Fytyra jote e çelur, buzëqeshja jote, zëri yt, dora jote që herë pas here më prekte në sup, sikur ende janë këtu… E kam të vështirë të gjej fjalë për të përshkruar lidhjen e palëkundur të vëllazërisë sonë…
Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë të VLEN për media: Në një vendim të marrë unanimisht nga struktura udhëheqëse e subjektit politik VLEN, deputeti Adnan Azizi është emëruar shef i Shtabit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti. Zgjedhja e deputetit Azizi në këtë detyrë vjen si rezultat i përvojës së tij të gjatë politike, angazhimit të vazhdueshëm në terren dhe besimit të plotë që gëzon brenda koalicionit VLEN. Ky vendim synon të forcojë përgatitjet dhe koordinimin për zgjedhjet lokale, me qëllim maksimizimin e përfaqësimit dhe suksesit elektoral të subjektit. VLEN tashmë…
Blerant Ramadani do të jetë kandidati i ardhshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH) për kryetar të Komunës së Sarajit. Të njëjtat burime pohojnë se vendimi për kandidaturën e Ramadanit tashmë është marrë nga vetë lideri i ASH-së, në përgjigje të kërkesës së fuqishme të strukturave partiake në këtë komunë. Ramadani, i cili gëzon një reputacion të lartë në Saraj dhe rrethinë, shihet si një figurë unifikuese dhe me mbështetje të gjerë lokale. Ai vlerësohet gjithashtu si një kuadër shumë i përgatitur dhe ndër më të rrallët në Saraj, çka e bën atë një kandidat potencialisht të fuqishëm në garën për…
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Iljaz Leskovica ndaj një pjese të shkrimit “Reagim nga ish funksionarë dhe anëtarë të BDI -së-Shkup/ Myftinia e SHKUPIT të reagojë për “Imamin Shqiptar”: “Reagim ndaj publikimit në Almakos.com Lidhur me artikullin e publikuar në portalin Almakos.com, ku përmendet emri im në kontekst të disa reagimeve të ashpra në rrjetet sociale mbi një çështje të caktuar, ndjej nevojën të sqaroj opinionin publik se: Nuk kam dhënë asnjë deklaratë publike dhe nuk kam marrë pjesë në asnjë reagim të tillë, siç pretendohet në shkrimin në fjalë. Përfshirja e emrit tim në këtë kontekst…
Në Ditën e Europës, Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani, ka përcjellë një mesazh urimi dhe reflektimi mbi rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke theksuar ritmin e shpejtë me të cilin vendi po avancon drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Shqipëria po ecën më shpejt se kurrë drejt destinacionit që ka ëndërruar gjithmonë: anëtarësimi në familjen e madhe europiane. Rruga ishte e gjatë, por ritmi është i qartë – dhe ky tren nuk ndalet më,” – shkroi ambasadori Meidani në një postim në rrjetet sociale. Ky mesazh vjen në të njëjtën ditë kur Kryeministri i Shqipërisë njoftoi zyrtarisht se më…
Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të folur për sfidat e qeverisjes, procesin e integrimit në BE, modelin e tij të fushatës dhe pritshmëritë për të marrë një mandat të katërt. Përballë autores dhe moderatores Grida Duma, Rama sqaroi pse ka zgjedhur që në këtë fushatë elektorale të ketë këngë dhe valle popullore, teksa gazetarët e “Top Story” evidentojnë se në takimin hapës të fushatës në Tiranë, nga aktiviteti 2 orë e 25 minutësh, 59 minuta ishin muzikë e valle. Edi Rama: Nuk…
Kryedemokrati Sali Berisha e ka ftuar disa herë Edi Ramën në përballje televizive, por ky i fundit nuk ka pranuar. Berisha ishte këtë të enjte në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, teksa të premten do të jetë në Opinion Kryeministri Edi Rama për mbylljen e fushatës elektorale. Nga studio e Opinion, Sali Berisha tha se bashkë me simpatizantë do të rrethojnë Klanin në shenjë proteste kundër Edi Ramës. https://www.youtube.com/watch?v=ReUXfGcavO0
Shtëpia Botuese Logos-A ka bërë një dhuratë të çmuar për nxënësit e shkollës sonë, duke kontribuar me një sasi të konsiderueshme librash në pasurimin e bibliotekës shkollore. Në një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse, përfaqësuesit e shkollës shprehën mirënjohjen e tyre të thellë për këtë akt bujarie, i cili vjen si dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme që Logos-A i jep arsimit dhe kulturës në vend. “Kjo ndihmesë është më shumë se një dhuratë. Ajo është një investim në të ardhmen e nxënësve tanë dhe në zhvillimin e shprehive të leximit që i shoqëron ata gjatë gjithë jetës,” u shpreh drejtuesi…

