Shkruan: Emad Mehmeti Është e qartë – referendumi dështoi. Tash do të kërkohen fajtorët dhe “meritorët” për këtë gjë. E në ndërkohë, që para fillimit të fushatës PËR Referendumin, dominon zërat që thoshin se BDI-ja dhe Ali Ahmeti nuk duhet ta marrin “bajrakun” për daljen në referendum dhe si gjithmonë deri më tani, çdo gjë ta përdorin për t’i mbuluar dështimet e veta, sepse pa dyshim se kjo do i demotivonte shqiptarët e lodhur nga gënjeshtrat e kësaj partie dhe të Ali Ahmetit. Dhe ja ndodhi ajo që pritej: shqiptarët në masë të madhe, mbase “për inat” të BDI-së ‘bojkotuan’…
Author: IM
Aurora Karameti Në morinë e lajmeve që marrim dita-ditës lidhur me nevojën e reformimit të sistemit të kontaminuar të drejtësisë në vend, disa ditë më parë në media u dha lajmi se tashmë i paska ardhur radha edhe reformimit të shërbimeve sekrete. Sipas Alsat-m, mbi tryezën e “institucioneve kompetente” jane tri mundësi për të reformuar shërbimet në fjalë. Nisur nga përvoja personale, u bëj thirrje instancave që do të marrin vendimin përfundimtar, ta marrin në konsideratë mundësinë e dytë me radhë të deklaruar, atë të ndarjes së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kjo ndarje…
Që nga hapja e vendvotimeve deri më ora 11.45, Ministria e Brendshme ka raportuar katër incidente. Përveç incidentit në shkollën fillore “Lazo Angelovski”,ku 22 vjeçari K.ZH. ka sulmuar policinë, një burrë 80-vjeçar nga fshati Zubovce i Gostivarit ka denoncuar se është sulmuar nga 64-vjeçarja S.M. e cila më vonë është thirrur në stacion policor. Gjithashtu në Strugë, në një ndërtesë pranë shkollës fillore “Vëllezërit Miladinov”, është denoncuar një person i cili ka fotografuar nga terraca e ndërtesës. Incidenti është regjistruar edhe në Shtip në SH.F. “Vanço Prkje” ku personi B.O ka dërguar ushqim në vendvotimin ku edhe është fotografuar. Pasi…
Ramadan RAMADANI Raporti i ynë, i shqiptarëve me Maqedoninë, shpesh më ka ngjarë si fati i dikujt me dikë që, si thuhet në shqip “i ka ra në lugë”. Dikush që duhet ta mbajmë, mbrojmë dhe përkrahim pa ndonjë sebep dhe për arsye ndonjëherë edhe jo aq të sqarueshme dhe gati gjithnjë pa asnjëfar interesi dhe qari. Ashtu Maqedonia për ne shpesh ka qëlluar si fqiu me të cilin jemi të hidhëruar dhe ndoshta edhe nuk flasim, por të cilin e mbrojmë dhe bile ia mbrojmë edhe nderin para banorëve të lagjeve tjera. Vetëm sepse ka qëlluar të jetë fqiu…
Nuk ka dyshim se Moska fianncon grupe proruse në Maqedoni me qëllim të dështimit të referendumit për emrin e vendit, deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis para gazetarëve në aeroplan gjatë fluturimit drejt Shkupit. “Ata transferuan para, e gjithashtu mbajnë edhe fushata për ndikim më të gjerë”, tha Matis, i cili sot në mëngjes arrin në Maqedoni, lajmëroi “Uashignton post”. “Duhet ta lëmë popullin e Maqedonisë të vendosë vetë”, velrësoi sekretari amerikan i Mbrojtjes, duke i dënuar përpjekjet ruse për t’i shfrytëzuar paratë dhe ndikimin e vet në mënyrë që të ndërtohet opozitë në votimin e ardhshëm që vendit…
Armend Bashkurti Vëmendja e NATO-s tani është e fokusuar te Republika e Maqedonisë. Fqinji ynë lindor po bën hapat e fundit drejt Aleancës Euroatlantike. Por, dihet që hapat e fundit shpeshherë janë hapat më të vështirë. Veçanërisht tani kur Rusia çdo ditë e më tepër dëshiron të fuqizojë pozitat e veta në skenën ndërkombëtare. Njëjtë sikurse Bashkimi Sovjetik, pozicionin e vet në arenën ndërkombëtare Rusia e ndërton duke i bë “karshillëk” NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirëpo NATO ka nxjerrë mësim nga përvoja e keqe me Malin e Zi. Nevojitej shumë pak që republika e vogël ballkanike, pak…
“I njoftojmë miqtë, shokët, familjarët dhe të gjithë dashamirët e tjerë se falja e xhenazes dhe varrimi i Hoxhës Sead Ajruli do të bëhet nesër (e mërkurë – 05.09.2018) pas namazit të ikindisë (17.00 h.) në f. Kamjan” – shkruajnë familjarët e hoxhës së ndjerë, Sead Ajruli. Sead Ajruli lindi më 17 dhjetor të vitit 1974 në fshatin Kamjan të rrethinës së Tetovës. Shkollimin e mesëm e ndoqi në medresenë “Isa Beu” në Shkup në vitet 1989-1993, për të vazhduar pastaj studimet në Arabinë Saudite, në fakultetin “Al-Imam” në Riad, të cilin e përfundoi në vitin 2005. Pas përfundimit të…
Xhevdet Hajredini Kaluan disa muaj prej se Maqedonia e pranoi dokumentin me konkluzat e Këshillit të Evropës për procesin e Zgjerimit dhe Asocim-Stabilizimit, me të cilat parashihen kushtet që Maqedonia domosdo duhet t’i përmbush që deri në fund të muajit Qershor të 2019-ës t’i caktohet data e çeljes së negociatave për tu integruar në BE. Në këto konkluza, përveç mbylljes së të gjitha procedurave të lidhura me aprovimin e Marrëveshjes me Greqinë për emrin e shtetit dhe ndryshimin e Kushtetutës, vend të veçantë kanë edhe kushtet tjera që shteti duhet t’i plotësojë brenda të njëjtit afat. Në këto konkluza thuhet:…
“Agjencia e filmit është një institucion i pavarur nga Ministria e Kulturës dhe së bashku ne i dënojmë vendimet e garniturave të mëparshme që kanë financuar projekte pa asnjë lloj vlere artistike, që i fyejnë ndjenjat e qytetarëve. Është në përgatitje e sipër një vendim ligjor që do të pengojë keqpërdorimet e tilla dhe do të kërkojë llogari e do të ketë kontroll mbi financimin, dhe çfarë është më e rëndësishme mbi temat, idetë dhe mesazhet që i përcjellin këto krijime/filma. Ministria dhe Agjencia e Filmit potencojnë se kjo është hera e fundit që me paratë e qytetarëve do të…
Shkruan: Fejzi HAJDARI Shqiptarët do të dalin masovikisht në referendum për hir të NATO-s dhe BE-së, e jo për hir të BDI-së. Aq më pak për hir të Ali Ahmetit. Ali Ahmeti mund të provokojë ndonjë shqiptar të mos dalë në referendum, por të stimulojë dikë, nuk ma mer mendja. Mirëpo, BDI-ja dhe Ali Ahmeti, pëpiqen ta (keq)përdorin këtë disponim të shqiptarëve në favorin e vetë. Duke përgatitur një fushatë të zhurmshme, ata shpresojnë se do të marrin meritat për jehonën e madhe të shqiptarëve në referendum, e cila mund të supozohet që prej tani. Shpresojnë që pastaj këtë jehonë…
Veprimtarja e shquar kombëtare Rexhije Avdiu- Xheladini nga qyteti i Kumanovës ka refuzuar mirënjohjen e dhënë për nga disa organizata të thirrura në emër të çështjes kombëtare për faktin se, zonja Avdiu Xheladini konsideron se idealet për të cilat ajo është sakrifikuar sot nuk i sheh askund, shkruan gazeta Lajm. Avdiu Xheladini revoltën e saj e ka shprehur nëpërmes një kolumne pas organizmimit të Akademisë përkujtimore me rastin e 30 vjetorit të demonstratave të 29 gushtit viti 1988, ku janë shpërndarë mirënjohje për kontribuesit dhe pjesëmarrësit në këtë demonstratë. “Pёrderisa diskriminimi im dhe i familjes sime vazhdon akoma, me refuzimin…
Ismail BARDHI “Thuaj: namazi im, edhe kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e Botëve” (El-En’am, 162) Kaloi një festë fetare që i kapërcen të gjitha përmasat ekzistenciale – kurbani në emër të Zotit. Nuk është turp të mos e kuptojmë rëndësinë e tij, flijimin e fëmijës/Pejgamber, në emër të Zotit, por është turp sipas përmasës tonë njerëzore që të bëjmë keqpërdorimin e këtij momenti shumë të rëndësishëm, para të cilit gjithçka hesht, përndryshe nuk mund t’i shpëtojmë çmendurisë. Me qenë se natyra e Zotit është se Ai nuk është i ngjashëm me askënd, detyrimisht…

