Institucionet e Maqedonisë presin që kërkesa për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, të pranohet meqë sipas ministres së drejtësisë, Renata Deskoska, ajo është e bazuar në fakte të qëndrueshme juridike. Deklarata e tillë vjen pas njoftimit të ish kryeministrit se autoritetet hungareze kanë pranuar kërkesën e tij për azil politik, të bazuar në siç ka thënë, kërcënimet për jetën e tij, politizimin e sistemit të drejtësisë, e çështje tjera të theksuara në profilin e tij në Facebook. “Kërkesa për azil është e arsyetuar me të gjitha argumentet e mundshme dhe nëse vendoset në bazë të procedurave juridike, ajo duhet…
Author: IM
“BDI mbrëmë ka mbledhur kryesinë urgjentisht, ku temë qendrore e diskutimeve është për “babën” e tyre Sasho Mijallkov dhe se çka do bëjnë më tutje, a ta lëshojnë qeverinë?! Gjatë diskutimeve në kryesi për një moment papritur merr fjalën Musa “kamenot” me ç’rast shtron pyetje retorike: “Moj mil Sasha, a gje je sada sudbina nasha?!” (i dashur Sasha, tani ku mbeti ardhmëria jonë?). ? Të shpresojmë se ardhmërinë do e kenë të përbashkët si pjesa kriminele e VMRO-së, ashtu edhe ajo e BDI-së”, shkruan në ironi gazetari Emad Mehmeti.
Shkruan: Fejzi Hajdari Zoti president Ilir Meta, ju më së paku keni të drejtë të talleni në këtë mënyrë me ngritjen e Flamurit Kombëtarë, me shqiptarët e Manastirit! Ju silleni, lirshëm në Manastir, sikurse miku juaj Gruevski, në Shqipëri! E dini pse nuk keni të drejtë, as morale e as kombëtare? Sepse, ju asnjëherë, ama asngjë, nuk bëtë për shqiptarët e Manastirit, por edhe shqiptarët e Maqedonisë në përgjithësi, edhe pse kishit mundësi dhe pozitë në kierarkinë shtetërore shqiptare… 1. Ju, Shteti Shqiptar, akoma nuk e keni blerë Shtëpinë e Alfabetit në Manastir, sic bëjnë popujt e rajonit për monumentet…
Fundi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” gumëzhin. Nuk janë njerëz që dalin nga një qendër e re tregtare, siç ndodh periodikisht… Prej njëzet e kusur vitesh është e njëjta pamje për pak ditë në mesin e nëntorit. Një librari gjigande me çmime të ulura i thërret njerëzit të blejnë. Ngjashëm me një pazar tradicional… Blejnë libra për gjithfarë arsyesh. Dikush se i duhen tituj jo lehtësisht të gjendshëm, dikush se kërkon vërtet të lexojë, një tjetër kërkon t’ia shtojë librat luksit të shtëpisë ku kujton se jeton… Panairi u shërben të gjithëve. Librashitësve, vërtet të angazhuarve për librin, të pasionuarve…
Këto fotografi janë bë te vendi i quajtur Guri i Zi në Brezë dhe tregojnë reshjet e borës që kanë mbuluar fshatrat e Karadakut të Shkupit. Reshje bore këtë fund javë u vërejtën edhe në shumë pjesë tjera të Maqedonisë edhe atë jo vetëm ne vendet e larta malore, shkruan Gazeta Lajm. Sinoptikët prej nesër parashikojnë ndërprerje graduale të reshjeve dhe ditë me diell.
Është publikuar një video ku shihet se si policia e kontrollon veturën e sekretarit gjeneral të VMRO – DPMNE-së, Igor Janushev, pas daljes nga parkingi i selisë së kësaj partie, raporton Almakos. I gjithë ky aksion i policisë është ndëramrrë në kërkim të arrestimit të Nikolla Gruevskit.
Shkruan: Kim MEHMETI Në fillim të vitit, një botues nga Tirana më tha se është i interesuar ta botojë kompletin e veprave të mia. Propozim i tij ngjalli te unë një trishtim të heshtur, të ngjashëm me atë kur të ‘sëmurit’ ia kumtojnë se e ka mposhtur sëmundja më e pashërueshme, sëmundja që nga dita në ditë e mplakë, e brenë dhe e asgjëson si njeri – JETA! Në të vërtet, si kurrë më parë, u përballa me atë që nuk më kishte shkuar ndërmend: se kisha arritur moshën kur nuk ishin vetëm fëmijët e mi ata që nuk prisni…
Shkrim nga grup i pakënaqur brenda BFI “Më të nderuarit nga Ummeti im janë bartësit (hafizët) e Kur’anit” (Hadith) Përcjell Tirmidhiu nga Ebu Hurejre, r.a., se Resulullahu s.a.v.s. ka thënë: “Do të vijë sahibu-l-Kur’an (shoqëruesi me Kur’an, d.m.th., hafizi) në Ditën e Gjykimit, dhe Kur’ani do të thotë: ‘Allah, nderoje atë!’ Atëherë do t’i vihet mbi kokë kurora e dinjitetit. Kur’ani do të thotë: ‘Allah, shtoja atij!’ Atëherë do t’i vishet pelerina e dinjitetit. Kur’ani do të thotë: ‘Allah, bëhu i kënaqur me të!’ dhe do të jetë i kënaqur. Pastaj do të thuhet: ‘Lexo dhe ngrihu!’ Dhe me çdo…
Partneriteti i institucioneve shtetërore me kompanitë private është një nga mënyrat alternative për ta bërë atë që mundemi më të rëndësishme ta rindërtojmë dhe përforcojmë sistemin tonë shëndetësor. Për atë i shqyrtojmë opsionet për partneritet privat dhe publik. Qëllimi është të bashkohen kapacitetet, ekspertiza edhe nga sektori privat dhe publik. Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në info-ditën për shfrytëzimin e granteve nga fondet direkte të Komisionit Evropian për temat nga sektoret e shëndetësisë dhe mjedisit jetësor. Potencoi se kanë modele të cilat mund t’i implementojnë dhe të bëjnë një sistem të përbashkët në të cilin pacientët…
Prof dr. Afrim Osmani – ambientalist Ndotja e ajrit, e njohur ndryshe edhe si vrasësi i heshtur është fenomen me të cilin ballafaqohen sot shtetet, bile edhe ato më të zhvilluara. Nga kjo dukuri nuk është i kursyer asnjë vend, asnjë shtet, asnjë qytet e asnjë vendbanim. Pra, kemi të bëjmë me një dukuri globale, e cila po ashtu kërkon reagim global. Andaj, në luftimin e ndotjes së ajrit duhet përdorur të gjitha masat e nevojshme, si në nivel lokal, ashtu në nivel regjional, po ashtu edhe në nivel global. Masat që i rekomandojmë u dedikohen shteteve, respektivisht qyteteve me…
“Urime! Sot, në mbledhje të qeverisë sollëm Vendimin për themelimin e Institucionit Nacional ‘ Teatri i Gostivarit ‘ – Gostivar”, ka shkruar Ministri i Lëvizjes BESA, Asaf Ademi. Analistët këtë e komentojnë si një arritje sepse disa edhe gjatë qëndrimit për shumë vite në qeveri nuk kanë arritur të lëvizin asgjë, ndërsa Lëvizja BESA për 5 muaj ka arritur të themeloj institucione të këtilla, si kjo e Gostivarit.
Shkruan: Emad MEHMETI Maqedonia shpesh i ngjan një poligoni ku forcat e huaja matin fuqitë e tyre, që më pas të shtyjnë ndikimin e tyre përmes Maqedonisë në Ballkan. Mirëpo, padyshim shqiptarët që moti janë përcaktuar drejt të ardhmes euro – atlantike, derisa te një pjesë e konsiderueshme e popullsisë maqedonase ekziston dilema se kah do të shkojnë. Të premten e kaluar për pak desh rrëshqiti shteti në duart e Rusisë. Dhe kjo sigurisht se do krijonte pasiguri të mëdha, gjithashtu edhe shumë të panjohura për ekzistencën e shtetit edhe ashtu të brishtë. Ndërkohë, janë shtuar zërat se ish kreu…

