Author: IM

Me Marsh të paqës në Shkup, në nder të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë dhe me leximin e emrave të atyre që mbetjet mortore të të cilëve sot u varrosën në Qendrën memoriale në Potoçari, boshnjakët në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe bashkëqytetarët e tyre nga bashkësitë e ndryshme etnike shënuan 11 korrikun, Ditën e përkujtimit të viktimave nga gjenocidi në Srebrenicë. Në ngjarjen mes shumë qytetarëve të pranishëm morën pjesë edhe deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zekiri, ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tulin Erkal Kara, koordinatori i Agjencisë turke për koordinim dhe bashkëpunim (TIKA) në…

Lexo më Shumë

“Në praninë e një numri të madh mysafirësh dhe vizitorësh, sot në Muzeun Arkeologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut është hapur ekspozita „Stepa e madhe: historia dhe kultura“, e cila realizohet në kuadër të projektit „Udhëtimi i Njeriut të Artë nëpër muzetë në botë“. Ekspozitën e shpalli të hapur ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili theksoi se ekspozita e Muzeut Kombëtar të Republikës së Kazakistanit, nga Nur Sulltan, do të na e afrojë vendin i cili e jeton të tanishmen e vet civilizuese mbi themelet e së kaluarës së vet të pasur. – Para nesh janë artefaktet që…

Lexo më Shumë

“Sot shënohet 24-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, ku forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë. Dhe 24 vite me radhë, zyrtarët serbë e vazhdojnë fushatën për mohimin e këtij gjenocidi, me arsyetimin se nuk janë përfshi edhe viktima gra e fëmijë!? Me çka edhe mund të thuhet se, duke dashur t’ua shpërlajnë mëkatin vrastarëve të vet monstruoz, ata vetëm sa e ‘vazhdojnë’ gjenocidin e Srebrenicës. Përndryshe Srebrenica asokohe ishte shpallur nga OKB-ja si “zonë e sigurt”, por trupat holandeze nuk vepruan, me çka forcat serbe e pushtuan zonën duke vrarë rreth 2 mijë njerëz në një ditë të…

Lexo më Shumë

Alternativa i njofton aktivistët dhe opinionin e gjerë se sot, më 11 korrik 2019, në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë anëtari i Kryesisë Qendrore i Alternativës dhe veprimtari i palodhshëm Shaban Zendeli – drejtor i deritanishëm i NP Hekurudhat e Maqedonisë – Transport. Vdekja e tij, që na ka goditur të gjithëve, është një humbje e madhe për neve si parti, por edhe për mbarë kombin shqiptar në Maqedoni, sepse kështu kemi humbur një atdhetar të devotshëm, një idealist të përkushtuar dhe një njeri vetëmohues e sakrifikues. Do të mbetet në kujtimet tona si njeri i betejave për…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në kabinetin e tij realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristian Timonie. Në takim, ministri Ismaili e falënderoi ambasadorin francez për mbështetjen që Republika e Francës ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në proceset integruese për t’i realizuar qëllimet strategjike, që janë anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën e NATO-s. Ministri Ismaili dhe Timonie u shprehën të kënaqur nga bashkëpunimi i suksesshëm që kanë pasur deri më tani në pjesën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve, që konfirmohet edhe me realizimin e një numri…

Lexo më Shumë

Shkruan: Hasim MURTEZANI Keqpërdorimi i parave dhe pronave shtetërore-popullore, e ka shoqëruar vendin tonë që nga koha e ndarjes nga Jugosllavija 1991 e deri më sot. Me paratë publike dhe pronën e saj, politikanët e korruptuar dhe zyrtarët shtetërorë, kanë aritur të krijojnë pasuri dhe për gjashtë breza pas tyre. Larjen e parave të zeza ilegale dhe antiligjore, kanë aritur në mënyrë profesionale ta shëndrojnë në biznese dhe pasuri, duke i humbur gjurmët e rrugëve korruptive. E gjithë kjo është bërë në mungesë të sistemit juridik ligjor, i cili sistem pikërishtë nga këto njerëz që shkatëruan pasurinë shtetërore-popullore aritën nga…

Lexo më Shumë

“Pas 16 viteve punë të vështirë dhe të suksesshme, sot me krenari mund të themi se Drejtoria e Policisë Financiare është një institucion modern, transparent, profesionalisht i kualifikuar dhe ndërkombëtarisht i afirmuar, që punon për të mbrojtur interesat financiare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në ceremoninë e manifestimit të 26 Qërshorit, Drejtori i Drejtorisë Arafat Muaremi shprehu mirënjohje për Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për mbështetjen bujare të Ministrisë së Punëve të Brendshme në sfidat kryesore të e Drejtorisë, si dhe zotri Dragan Tevdovski për bashkëpunimin e suksesshëm dhe kontributin e pafundëm në punën e Drejtorisë së…

Lexo më Shumë

Pas më shumë se 10 orë debat pak para orës 23:00 sonte Kuvendi ka votuar për pesë ministrat e ri në kabinetin e kryeministrit Zaev. Në të ardhmen këto do jenë ministrat e ri në kabinetin qeveritar: Naser Nuredini, ministër i Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë Goran Milevski, ministër i Vetqeverisjes Lokale Sadulla Duraki, ministër për Sistem Politik Trajan Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujrave Hysni Ismaili, ministër i Kulturës.

Lexo më Shumë

Zgjedhja e udhëheqësisë së re të partisë, si dhe kompletimi i ndryshimeve të brendshme të partisë, pritet sot në seancën e Këshillit Qendror të LSDM-së në pushtet. Këshilli qendror do të mbajë seancë në Ohër ndërsa seanca e nëntë, siç njoftoi partia, do të fillojë në orën 16:00. Në rendin e ditës janë ndryshimet thelbësore në parti, sistemi i ri i veprimit dhe punës së partisë dhe përparimi i shtetit.

Lexo më Shumë

Ardit Ramadani – Student Në një shtet demokratit siç pretendon të jetë RMV-ja, opozita duhet të tregojë se vlen po aq sa partitë qeverisëse, madje në disa raste duhet të jetë edhe disa herë më e zëshme dhe mbi të gjitha konstruktive. Thelbi i demokracisë dhe pluralizmit qëndron në atë se nuk duhet apo më saktë nuk duhet lejuar kurrë që një shtet të shëndrohet në shtet monopartiak por mbi të gjitha të ekzistojë një kontroll i përhershëm dhe intenziv i opozitës në parlament. Në momentin kur kemi një opozitë që fle, nuk mund të kemi një qeveri që jep…

Lexo më Shumë

Ngjarja e turpshme dhe skandaloze ka ndodhur sot në Prilep, në një nga lokalet e këtij qyteti, kur futbollisti i Lids Junajtedit dhe reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski është ulur me dy djemtë e agjës, në një prej restorantëve të qytetit. Pasi kanë bërë porosinë dhe gjithçka ka shkuar mirë, arrijnë prindërit e Alioskit, me të cilët natyrisht janë përshëndetur dhe kanë folur në gjuhën shqipe. Si duket kjo u ka penguar të punësuarve në restorant dhe kanë urdhëruar futbollistin, bashk me familjen që të lëshojnë restorantin, me pretekstin se paska qenë i rezervuar edhe pse paraprakisht , pa asnjë…

Lexo më Shumë

Ish deputeti dhe anëtari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Hajrulla Misini, në një deklaratë për Gazetën Lajm ka njoftuar se prej sot nuk është pjesë e kesaj partie. “Te nderuar qytetarë, I tronditur dhe skajshmërisht i dëshpëruar… Njoftoj opinionin se që sot, nuk jam anëtat i Bashkimit Demokratik per Integrim dhe i asnjë partie politike. Gjithashtu, falënderoj të gjithë ata, me të cilët kam bashkëpunuar gjatë gjithë kohës që kur kam qenë pjesë e udhëheqësisë së Bashkimit Demokratik për Integrim! Me respekt për Ju Hajrulla Misini”, thuhet në deklaratën e tij të shkruar. Misini ka qenë deputet…

Lexo më Shumë