Author: IM

“I njoftojmë miqtë, shokët, familjarët dhe të gjithë dashamirët e tjerë se falja e xhenazes dhe varrimi i Hoxhës Sead Ajruli do të bëhet nesër (e mërkurë – 05.09.2018) pas namazit të ikindisë (17.00 h.) në f. Kamjan” – shkruajnë familjarët e hoxhës së ndjerë, Sead Ajruli. Sead Ajruli lindi më 17 dhjetor të vitit 1974 në fshatin Kamjan të rrethinës së Tetovës. Shkollimin e mesëm e ndoqi në medresenë “Isa Beu” në Shkup në vitet 1989-1993, për të vazhduar pastaj studimet në Arabinë Saudite, në fakultetin “Al-Imam” në Riad, të cilin e përfundoi në vitin 2005. Pas përfundimit të…

Lexo më Shumë

Xhevdet Hajredini Kaluan disa muaj prej se Maqedonia e pranoi dokumentin me konkluzat e Këshillit të Evropës për procesin e Zgjerimit dhe Asocim-Stabilizimit, me të cilat parashihen kushtet që Maqedonia domosdo duhet t’i përmbush që deri në fund të muajit Qershor të 2019-ës t’i caktohet data e çeljes së negociatave për tu integruar në BE. Në këto konkluza, përveç mbylljes së të gjitha procedurave të lidhura me aprovimin e Marrëveshjes me Greqinë për emrin e shtetit dhe ndryshimin e Kushtetutës, vend të veçantë kanë edhe kushtet tjera që shteti duhet t’i plotësojë brenda të njëjtit afat. Në këto konkluza thuhet:…

Lexo më Shumë

“Agjencia e filmit është një institucion i pavarur nga Ministria e Kulturës dhe së bashku ne i dënojmë vendimet e garniturave të mëparshme që kanë financuar projekte pa asnjë lloj vlere artistike, që i fyejnë ndjenjat e qytetarëve. Është në përgatitje e sipër një vendim ligjor që do të pengojë keqpërdorimet e tilla dhe do të kërkojë llogari e do të ketë kontroll mbi financimin, dhe çfarë është më e rëndësishme mbi temat, idetë dhe mesazhet që i përcjellin këto krijime/filma. Ministria dhe Agjencia e Filmit potencojnë se kjo është hera e fundit që me paratë e qytetarëve do të…

Lexo më Shumë

Shkruan: Fejzi HAJDARI Shqiptarët do të dalin masovikisht në referendum për hir të NATO-s dhe BE-së, e jo për hir të BDI-së. Aq më pak për hir të Ali Ahmetit. Ali Ahmeti mund të provokojë ndonjë shqiptar të mos dalë në referendum, por të stimulojë dikë, nuk ma mer mendja. Mirëpo, BDI-ja dhe Ali Ahmeti, pëpiqen ta (keq)përdorin këtë disponim të shqiptarëve në favorin e vetë. Duke përgatitur një fushatë të zhurmshme, ata shpresojnë se do të marrin meritat për jehonën e madhe të shqiptarëve në referendum, e cila mund të supozohet që prej tani. Shpresojnë që pastaj këtë jehonë…

Lexo më Shumë

Veprimtarja e shquar kombëtare Rexhije Avdiu- Xheladini nga qyteti i Kumanovës ka refuzuar mirënjohjen e dhënë për nga disa organizata të thirrura në emër të çështjes kombëtare për faktin se, zonja Avdiu Xheladini konsideron se idealet për të cilat ajo është sakrifikuar sot nuk i sheh askund, shkruan gazeta Lajm. Avdiu Xheladini revoltën e saj e ka shprehur nëpërmes një kolumne pas organizmimit të Akademisë përkujtimore me rastin e 30 vjetorit të demonstratave të 29 gushtit viti 1988, ku janë shpërndarë mirënjohje për kontribuesit dhe pjesëmarrësit në këtë demonstratë. “Pёrderisa diskriminimi im dhe i familjes sime vazhdon akoma, me refuzimin…

Lexo më Shumë

Ismail BARDHI “Thuaj: namazi im, edhe kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e Botëve” (El-En’am, 162) Kaloi një festë fetare që i kapërcen të gjitha përmasat ekzistenciale – kurbani në emër të Zotit. Nuk është turp të mos e kuptojmë rëndësinë e tij, flijimin e fëmijës/Pejgamber, në emër të Zotit, por është turp sipas përmasës tonë njerëzore që të bëjmë keqpërdorimin e këtij momenti shumë të rëndësishëm, para të cilit gjithçka hesht, përndryshe nuk mund t’i shpëtojmë çmendurisë. Me qenë se natyra e Zotit është se Ai nuk është i ngjashëm me askënd, detyrimisht…

Lexo më Shumë

Afrim FANDA Poeti Charles Bukowski në një intervistë dhënë një reviste letrare deklaroi: “shkrimtarët e këqinj kanë tendencë të kenë vetëbesim, ndërsa të mirët kanë tendencë të kenë vetë-dyshime. Pra, shkrimtarët e këqinj kanë tendencë të vazhdojnë dhe të shkruajnë broçkulla dhe të japin sa më shumë lexime të jetë e mundur për audienca të rralla. Këta audienca të rralla përbëhen kryesisht nga shkrimtarë të tjerë të këqij, të cilët presin rradhën e tyre …” Por përkufizimin më të përmbledhur të këtij fenomeni e bëri Bernard Russel, filozof anglez, matematikan dhe shkrimtar në esenë e tij me titull “Triumfi i…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar Arbën Xhaferin me rastin e gjashte vjetorit të ndarjes nga jeta e tij. Ziadin Sela thënien e Arbën Xhaferit: ” Çdo komb ka thesarin e vet të urtësive, rrjedhimisht dhe populli shqiptar. ” ja ka dedikuar pikërisht Arbënit, sepse ai ka qenë dhe do mbetet thesari i urtësive të popullit shqiptar!

Lexo më Shumë

Më 13 gusht para 17 viteve u nënshkrua Marrëveshje e Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit disamujor në Republikën e Maqedonisë në vitin 2001. Dokumentin, pas negociatave disaditore në Ohër, në Shkup e kanë nënshkruar presidenti i atëhershëm i shtetit Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Lubço Georgievski dhe liderët e PDSH-së, Arbën Xhaferi, PPD-së Imer Imeri dhe i LSDM-së, Branko Cërvenkovski. Në cilësi të garantuesve, dukomentin, i cili është i njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit, e kanë nëshkruar edhe përfaqësuesit special të BE-së dhe SHBA-së, Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju. Marrëveshja e Ohrit…

Lexo më Shumë

“Ne nje shtet multietnik dhe i barabarte per te gjithe qytetaret, nuk ka vend per fashistet si Gjergj Dedaj. Shqetesimin tim do t’ia percjell edhe kryeministrit Zoran Zaev dhe do te kerkoj qe mos ta pranoje nje ambasador qe ofendon komunitetet qe jetojne edhe ne Maqedoni. Ai eshte fashist, racist, islamofob… Ai eshte i shkarkuar nga posti i tij per fashizem, nuk pranojme mbeturina“- shkruan funksionari shqiptar i LSDM-së, Hadi Osmani.

Lexo më Shumë

Turqia e tejkaloi një ndër fazat më të rëndësishme të mbijetesës së saj historike. Gjithsesi, përpos ndryshimeve të sistemit politik shtetëror, që do të bëhet në periudhën në vijim dhe fitores triumfaliste, tash e tutje edhe pushtetarët aktualë – islamistët modernistë, po hyjnë në fazën e re të quajtur “Turqia e re”. Shkruan: Muxhahid ISMAILI, Shkup Referendumi i vitit të kaluar në Turqi, i mbajtur më 16 prill 2017, ishte dita vendimtare kur verdikti i popullit vendosi që shteti turk të fillojë me ndryshimet rrënjësore, ku – përpos kapërcimit të sistemit politik shtetëror nga një sistem parlamentar në sistem presidencial…

Lexo më Shumë

Xhihad Huseini Me gjithë premtimet e kësaj qeverie dhe shpresave tona se shumë gjëra do të përmirësohen në këtë vend, del se po vazhdon i njëjti avaz sikur në kohen e qeverive të kaluara. Zhgënjimi i fundit më ndodhi sot, më saktësisht më datën 05/08/2018 ora 13:00; një mik imi nga Arabia Saudite Qasim Qalab, që e kam njohur gjatë studimeve të mia në Rijad të Arabisë Saudite, për herë të parë viziton Maqedoninë sot me qëllim të shiqojë mundësitë për të investuar në vendin tonë, dhe në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit për një orë të tërë maltretohet e vonohet…

Lexo më Shumë