Shkruan: Kim Mehmeti Ne duhet ta ndihmojmë dhe ta duam Shqipërinë edhe sot, kur fati i saj është barazuar me atë të ‘babalëve’ dhe ‘agron xhafajve”! Sepse vetëm ndihmesa dhe dashuria jonë e pakushtëzuar, mund atë ta nxjerrë nga balta e politikës së kriminalizuar! E në ndërkohë, duhet thënë hapur: siç duket, në Shqipëri, shumëçka është në duart e mafies dhe, shumica e këngëtarëve, opinionistëve, politikanëve…, janë ‘argat’ të kriminelëve dhe të narkomafias! Me çka, Shqipëria u bë shtet ku politikanët e kriminelët, u ofrojnë prokurorëve dëshmitarë e prova, për ta luftuar krimin?! Shqipërinë duhet ta ndihmojmë e duam edhe…
Author: IM
Panairi i Librit në Frankfurt këtë vit, pra në vitin 2018, do të realizohet në periudhën prej 10 deri 14 tetor, kurse në fokus do të jetë prezantimi i letërsisë sonë moderne, mundësitë për bashkëpunim me partnerët nga jashtë dhe, gjithsesi, do të jetë një promovim gjithëpërfshirës i Republikës së Maqedonisë si mjedis kulturor dhe letrar. Këtë vit, Ministria e Kulturës për herë të parë paraqitet në funksion të Komisares për përfaqësim nacional. Në këtë drejtim, efektet e kësaj mënyre të prezantimit do të përmblidhen pas përfundimit të panairit në Frankfurt e më pas do të përcaktohet mënyra se si…
Bëhet fjalë për funksionarë të BDI-së, që tetë vite pa ndërprerë kanë qenë në krye të Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe në mënyrë të besueshme i kanë shërbyer i Nikolla Gruevskit, derisa “lideri” i tyre politik vazhdimisht ka trumbetuar se partia e tij është angazhuar për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO. Xhevdet Hajredini Në raportin e Brukselit nga takimi i parë në Komisioni Evropian për fillimin e procesit të skriningut, nga burime të panjohura në të përditshmen “Sloboden Peçat”, mësojmë se “ disa diplomat dhe politikanë potencojnë se Maqedonia shumë shpejtë do të mund ta tejkalojë jo vetëm…
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata, e cilësuar si “mollë sherri” për masakrën e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë është shpallur në kërkim nga policia. Mësohet se prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para krimit. Shpallja në kërkim policor e detyron Gjatën që të paraqitet për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhet të japë deklarimet e saj për ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin. Në të kundërt, do të bëhet shoqërimi…
Enver Spahiu Rezultatet e referendumit të 30 shtatorit po analizohen nga këndvështrime të ndryshme. Ishte ky një moment i rëndësishëm historik për Maqedoninë, prandaj edhe vlen të analizohet dhe të shqyrtohet në detaje. Në këtë tekst do të mundohem të paraqes këndvështrimin dhe përshtypjet e mia nga rezultatet përfundimtare, respektivisht jehonën e ulët te votuesit shqiptar. Pritjet e mia ishin se shqiptarët do të dalin mesatarisht 65 për qind në votime. Shqiptarët e Maqedonisë tani një kohë të gjatë dalin në votime në përqindje më të ulët se maqedonasit, por kjo është për shkak se janë dëshpëruar nga procesi politik…
Shkruan: Emad MEHMETI Pas dështimit të referendumit në Maqedoni për ndryshimin e emrit të shtetit, shumëkush do i shpjegojë arsyet pse dhe si ndodhi që shumica e votuesve të jenë të ‘pandjeshëm’ ndaj të ardhmes së vet. Dhe nuk do mungojë shpjegime racionale, si për shembull analizat për listat e fryra zgjedhore me emra fiktiv, që ne zgjedhjet parlamentare e vendore, u mundësonin partive t’i manipulonin ato dhe të merrnin edhe votat e të vdekurve. Pa dyshim se sa u përket votuesve shqiptarë, dy janë arsyet kryesorë për daljen e dobët të tyre në referendum: rinia që ka braktisur vendlindjen…
Shkruan: Emad Mehmeti Është e qartë – referendumi dështoi. Tash do të kërkohen fajtorët dhe “meritorët” për këtë gjë. E në ndërkohë, që para fillimit të fushatës PËR Referendumin, dominon zërat që thoshin se BDI-ja dhe Ali Ahmeti nuk duhet ta marrin “bajrakun” për daljen në referendum dhe si gjithmonë deri më tani, çdo gjë ta përdorin për t’i mbuluar dështimet e veta, sepse pa dyshim se kjo do i demotivonte shqiptarët e lodhur nga gënjeshtrat e kësaj partie dhe të Ali Ahmetit. Dhe ja ndodhi ajo që pritej: shqiptarët në masë të madhe, mbase “për inat” të BDI-së ‘bojkotuan’…
Aurora Karameti Në morinë e lajmeve që marrim dita-ditës lidhur me nevojën e reformimit të sistemit të kontaminuar të drejtësisë në vend, disa ditë më parë në media u dha lajmi se tashmë i paska ardhur radha edhe reformimit të shërbimeve sekrete. Sipas Alsat-m, mbi tryezën e “institucioneve kompetente” jane tri mundësi për të reformuar shërbimet në fjalë. Nisur nga përvoja personale, u bëj thirrje instancave që do të marrin vendimin përfundimtar, ta marrin në konsideratë mundësinë e dytë me radhë të deklaruar, atë të ndarjes së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kjo ndarje…
Që nga hapja e vendvotimeve deri më ora 11.45, Ministria e Brendshme ka raportuar katër incidente. Përveç incidentit në shkollën fillore “Lazo Angelovski”,ku 22 vjeçari K.ZH. ka sulmuar policinë, një burrë 80-vjeçar nga fshati Zubovce i Gostivarit ka denoncuar se është sulmuar nga 64-vjeçarja S.M. e cila më vonë është thirrur në stacion policor. Gjithashtu në Strugë, në një ndërtesë pranë shkollës fillore “Vëllezërit Miladinov”, është denoncuar një person i cili ka fotografuar nga terraca e ndërtesës. Incidenti është regjistruar edhe në Shtip në SH.F. “Vanço Prkje” ku personi B.O ka dërguar ushqim në vendvotimin ku edhe është fotografuar. Pasi…
Ramadan RAMADANI Raporti i ynë, i shqiptarëve me Maqedoninë, shpesh më ka ngjarë si fati i dikujt me dikë që, si thuhet në shqip “i ka ra në lugë”. Dikush që duhet ta mbajmë, mbrojmë dhe përkrahim pa ndonjë sebep dhe për arsye ndonjëherë edhe jo aq të sqarueshme dhe gati gjithnjë pa asnjëfar interesi dhe qari. Ashtu Maqedonia për ne shpesh ka qëlluar si fqiu me të cilin jemi të hidhëruar dhe ndoshta edhe nuk flasim, por të cilin e mbrojmë dhe bile ia mbrojmë edhe nderin para banorëve të lagjeve tjera. Vetëm sepse ka qëlluar të jetë fqiu…
Nuk ka dyshim se Moska fianncon grupe proruse në Maqedoni me qëllim të dështimit të referendumit për emrin e vendit, deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis para gazetarëve në aeroplan gjatë fluturimit drejt Shkupit. “Ata transferuan para, e gjithashtu mbajnë edhe fushata për ndikim më të gjerë”, tha Matis, i cili sot në mëngjes arrin në Maqedoni, lajmëroi “Uashignton post”. “Duhet ta lëmë popullin e Maqedonisë të vendosë vetë”, velrësoi sekretari amerikan i Mbrojtjes, duke i dënuar përpjekjet ruse për t’i shfrytëzuar paratë dhe ndikimin e vet në mënyrë që të ndërtohet opozitë në votimin e ardhshëm që vendit…
Armend Bashkurti Vëmendja e NATO-s tani është e fokusuar te Republika e Maqedonisë. Fqinji ynë lindor po bën hapat e fundit drejt Aleancës Euroatlantike. Por, dihet që hapat e fundit shpeshherë janë hapat më të vështirë. Veçanërisht tani kur Rusia çdo ditë e më tepër dëshiron të fuqizojë pozitat e veta në skenën ndërkombëtare. Njëjtë sikurse Bashkimi Sovjetik, pozicionin e vet në arenën ndërkombëtare Rusia e ndërton duke i bë “karshillëk” NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirëpo NATO ka nxjerrë mësim nga përvoja e keqe me Malin e Zi. Nevojitej shumë pak që republika e vogël ballkanike, pak…

