Televizioni shtetëror i Izraelit KAN njoftoi se ushtria izraelite ka përfunduar përgatitjet për të kryer operacionin e saj tokësor ndaj Rripit të Gazës, transmeton Anadolu. Në lajmin e KAN thuhet se prej tre ditësh në zonën kufitare me Gazën nuk ka ndonjë konflikt mes ushtrisë izraelite dhe grupeve palestineze. Të gjitha zhvillimet, përfshirë lëvizjen dhe pozicionimin e forcave, tregojnë se ushtria izraelite ka përfunduar përgatitjet për të hyrë në Rripin e Gazës, thuhet në lajmin ku transmetohet se operacioni tokësor që do të ndërmerret kundë Gazës është faza e dytë e luftës “pas pastrimit të vendbanimeve hebreje nga palestinezët e…
Author: Emad
Albin Kurti Pas billbordeve që mbartnin mesazhin “Beogradi guxon”, dje në rrugën “Bregalnicka 24” në kryeqytetin e Serbisë u përurua shtatorja e ish liderit të lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragolub (Drazha) Mihailloviq. Përurimi u bë në oborrin e ish shtëpisë së familjes së tij, që pritet të kthehet në muze. Sinonimin e vuajtjeve të shumta mbi kurrizin e shumë popujve dhe mbi gjakun e mijëra njerëzve Serbia e përjetësoi në bronz. Nisjatorë për ironi ishte një shoqatë që thirrej në aktivitete humane dhe ekologjike. Kundërshtimi që u bë nga organizata e aktivistë të ndryshëm, ishte i kotë.…
Mbi 10 mijë protestues janë mbledhur sonte në Athinës në shenjë përkrahje për popullin palestinez, i cili këtyre ditëve ka përjetuar sulme të tmerrshme nga Izraeli, mbi gjitha ditën e djeshme, ku një rakit goditi një spital në Gaza, ku jetën e humbën 500 persona. Para se protestuesit të arrijnë deri tek ambasada ka patur edhe një incident të vogël ku policia edhe ka përdorur gaz lotsjellës. “Liri për Palestinën” ishte slogani kryesor i protestës ndërsa ambasada e Izraelit në Athinë këtë mbrëmje ishte nën masa të rrepta sigurie. /SHENJA/
Mjekët pa Kufij (MSF) e cilësuan bombardimin e Izraelit ndaj Spitalit Baptist Al-Ahli në Gaza si një “masakër” dhe deklaruan se kjo është e “papranueshme”, transmeton Anadolu. MSF-ja në reagimin e saj përmes rrjetin social X tha se ishin të tmerruar nga bombardimi i Izraelit ndaj spitalit në Gaza që trajtonte pacientët dhe banorët e Gazës të zhvendosur. “Kjo është një masakër. Është absolutisht e papranueshme”, tha MSF-ja. – “Spitalet nuk janë objektiva. Kjo gjakderdhje duhet të ndalet” Më tej, MSF-ja theksoi se asgjë nuk mund të justifikojë këtë sulm tronditës ndaj një spitali, pacientëve të shumtë, punonjësve të shëndetësisë…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në drekë pune ministrin turk të Mbrojtjes, Jashar Gyler. Në një postim në platformën X, Kurti ka shkruar se me ministrin turk të Mbrojtjes kanë diskutuar mënyrat për të vazhduar marrëdhëniet. “I kënaqur të pres sot për drekë ministrin turk të Mbrojtjes Yaşar Güler. Ne diskutuam mënyrat për të vazhduar marrëdhëniet tona të forta dypalëshe në fushën e mbrojtjes”. “Unë gjithashtu ritheksova angazhimin tonë për të ruajtur paqen dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë kundër dhunës terroriste”, ka shkruar kryeministri në platformën X.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar se SHBA-ja po ofron sisteme të sigurisë për Izraelin për të eliminuar grupin palestinez Hamas dhe “kjo nuk do të thotë vrasjen e civilëve të pafajshëm” në Palestinë, raporton Anadolu. “Ne pa dyshim po i japim Izraelit sistemet e sigurisë që duhen për të eliminuar Hamasin në Gaza… Kjo nuk do të thotë vrasjen e civilëve të pafajshëm”, tha zv/sekretarja për media e Pentagonit, Sabrina Singh. Komentet e saj erdhën në përgjigje të një pyetje lidhur me raportet për një sulm izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli Arabi në Gaza. “Unë jam në dijeni të…
Zvicra ka kërkuar një “hetim të plotë” për sulmin vdekjeprurës në Spitalin Baptist Al-Ahli në Rripin e Gazës, ku u vranë qindra palestinezë, transmeton Anadolu. “Meqenëse qindra vdekje po raportohen pasi një spital u godit në Gaza, Zvicra kujton se spitalet dhe civilët duhet të mbrohen në çdo kohë sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës në rrjetet sociale. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, për Anadolu njoftoi se mbi 500 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Rripin e Gazës mbrëmjen e sotme. Pamjet treguan kufoma të…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu akuzon Lëvizjen e Xhihadit Islamik për bombardimin e një spitali në Gaza që vrau qindra njerëz, 500 deri në 800 sipas raporteve. “Një analizë e sistemeve operacionale të IDF-së tregon se një breshëri raketash u hodhën nga terroristët në Gaza, pranë spitalit Al Ahli në Gaza në kohën kur u godit. Informacionet nga burime të shumta në duart tona tregojnë se Lëvizja e Xhihadit Islamik është përgjegjëse për lëshimin e dështuar të raketës që goditi spitalin në Gaza”, shkroi Netanyahu në Platformën X.
Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë të Alternativa: Siç është njoftuar në media, në sulmin që ka ndërmarrë Izareli mbi Rripin e Gazës, për t’u hakmarrë ndaj sulmit të mëparshëm të Hamasit, prej sot po merr përmasa të rënda. Sulmi izraelit ka përfshirë tashmë bombardime mbi spitale, mbi shkolla dhe objekte banimi, duke shkaktuar vrasjen e mbi 3000 civilëve, prej të cilëve rreth 1000 janë fëmijë, ndërsa mbi 1000 janë gra. Përveç tyre, më shumë se 1 milion njerëz tashmë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre ose kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Por, fakti se sulmi si sontëm…
Türkiye po bën çmos për të parandaluar përshkallëzimin e një lufte që ka potencial për destabilizim që mund të prekë të gjithë rajonin, duke përfshirë Libanin, Egjiptin dhe Jordaninë, ka thënë mes tjerash Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. “Ju (Izraeli) pushtoni tokën e dikujt. Ia rrëmbeni shtëpinë, e nxirrni jashtë, e sillni dikë dhe e vendosni aty dhe e quani ‘kolon’. Kjo quhet vjedhje”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, gjatë konferencës së tij me homologun libanez, Abdallah Bouhabib.
Forcat e Armatosura izraelite kanë reaguar menjëherë mbi raportimet për bombardimin e një spitali në Gaza. IDF tha se nuk ka asnjë detajë dhe se do të hetojë për këtë sulm. Ushtria izraelite nuk konfirmon dhe as mohon ende njoftimet që vijnë nga pala palestineze, konkretisht nga Ministria e Shëndetësisë, e cila kontrollohet nga Hamasi.
Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, ka dënuar sulmin e Izraelit ndaj spitalit Baptist Al-Ahli në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Aboul Gheit reagoi nga llogaria e tij në median sociale X lidhur me sulmin e spitalit në Gaza. “Cili i sëmurë mendor bombardon qëllimisht një spital ku ndodhen njerëz të pambrojtur?”, tha Aboul Gheit, duke dënuar sulmin e Izraelit ndaj spitalit “Institucionet arabe kanë dokumentuar krimet e luftës dhe kriminelët nuk do të shpëtojnë nga veprimet e tyre”, tha ai, duke shtuar se “Perëndimi duhet të ndalojë menjëherë këtë tragjedi”. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf…