Ziadin Sela sonte ka takuar banorët e Sllatinës,në parafushatën e emruar ,,bashkëbisedim me qytetarët” ku është pritur nga shumë banorë të Sllatinës. Sela ka folur për problemet me të cilat ballafaqahen sot shqiptarët duke sqaruar masat që parasheh Aleanca në programin e sajë qeverisës 2020-2024. Sela ka folur edhe për arsimin pikërisht në ditën kur fillon gjysëmvjetori i dytë i shkollave. Kryetari Sela ka thënë se arsimi shqip në Maqedonin e Veriut është degraduar në masë të madhe,duke filluar nga kushtet e objekteve,cilësia e arsimit,keqmenaxhimi dhe e fundit dhe më kryesorja është politizimi i arsimit. Gati dy dekada me radhë…
Author: IM
Afan Elezi Rinia intelektuale nuk e lejon që të qeveriset ashtu siç jemi qeverisur deri tani, e as që do lejojmë të na devijojnë nga rruga për ndryshim. Të rinjtë e sodit janë të gjithë intelektual, të mundohesh ti devijosh nga rrugëtimi i tyre për ndryshim, duke u thënë se qeverisja gati se 20 vjeçare nga ju që pa fije turpi gënjeni dhe përdorni vazhdimisht gënjeshtrën ‘u tha, u bë’ është qeverisje me vlerë, atëherë problemi është shumë serioz, sepse ti besosh gënjeshtrës tënde nuk është ves, por sëmundje. Të dashur qytetarë, un e kam thënë shpesh dhe po e…
Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari Organizativ, Bekim Sali, sot kanë realizuar takim me ambasadorin e ri turk në vend, z. Hasan Mehmet Sekizkok. Në këtë takim miqësor kryetari Gashi i dëshiroi mirësjeardhje dhe punë të mbarë ambasadorit të ri, z. Mehmet Sekizkok, ndërsa në takim u bisedua edhe mbi rolin konstruktiv dhe miqësor të Turqisë në rrugëtimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut. Ambasadori turk, Hasan Mehmet Sekizkok, e falënderoi kryetarin Gashi, duke theksuar se AlternAtivA, si parti e qendrës së djathtë, po jep kontributin e saj në vlerat progresive dhe marrëdhëniet vëllazërore shqiptaro-turke. Në fund të…
“Këto ditë në seancë plenare të Kuvendit të RMV miratuam disa ndryshime dhe plotësime të ligjeve që janë në interes dhe dobi të qytetarëve! Ne, deputetët e ÀLTERNATIVA-s i mbështetëm këto ndryshime, ishim pjesmarës aktiv në procedurën e miratimit, për disa prej ligjeve edhe propozues! Do t’i veçoj ndryshimet dhe plotësimet në: 1. Ligjin për sigurim materijal (kompenzim mujor në të holla) të të papunëve të cilët kanë humbur vendin e punës për arsye të falimentimit, likuidimit ose si tepricë teknologjike, në ndërmarjet shtetërore apo pas privatizimit të tyre nga 1 janari 1993 deri më 30 qershor 2019. Me këto…
Shkruan: EMAD MEHMETI Portalet me HALE të cilët janë me bollëk dhe disa “kolegë” gazetarë, që nxitohen të përkthejnë shkrime nga maqedonishtja të shkruara në selitë e VMRO-BDI-së, duhet ta falenderojnë dhe luten Zotit në këtë ditë xhumaje që jetojmë në një banane shtet si Maqedonia, ku gjykatat e prokuroritë kontrollohen nga “padronët” e tyre që janë admina në portalet e “pavarura”, se ndryshe me një padi unë dhe vëllau im Semi Mehmeti, do të siguronim të ardhmen pa asnjë mund të vetëm. Hajde “kolegë” të shitur për lirë para të vjedhura nga politikanë për politika destruktive, dëshmojeni se si…
Mirlind Behluli Menduh Thaci, politikan ne Maqedonine Veriore, ka disa dite qe po sulmon shtepine botuese Logos-A. Ta them te drejten, as ne imagjinaten time me te shthurrur, nuk e kam menduar ndonjehere qe do reagoja karshi deklarimeve te Menduh Thacit. Madje, edhe tash kur po e shkruaj kete reagim, kam dyshime te medha ne ia vlen barra qirane te shkruash per ato cfare flete Menduh Thaci. Megjithate, qe ne krye te heres, me duhet ta bej te qarte nje gje. Ky reagim nuk eshte kundrejt qytetarit Menduh. Por, shkrimi im eshte kunderpeshe ndaj akuzave te politikanit Thaci. Menduh Thaci…
Gazetari Bekim Laçi ka parashikuar koalicionet parazgjedhore që pritet të ndodhin, e që sipas tij do të ndahen në tri blloqe. Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Laçit; Në bazë të zhvillimeve, duke e pas parasysh të kaluarën por edhe aktualitetin politik, besoj se do kemi tre blloqe që do synojnë votën shqiptare në zgjedhje. Informacionet që kam flasin për: 1. BDI+Besa, 2. Aleanca+ Alternativa, 3.LSDM. (Menduhi është i paparashikueshëm, nuk e komentoj).
Menduh Thaçi akuzohet nga gazetari austriak Norbert Mappes-Niediek (korrenspodent i “Die Zeit” dhe “Financial Times Deutschland” dhe autor i disa librave nga sfera e gazetarisë hulumtuese) se në kulmin e luftimeve në vitin 2001, ai paska paguar 8 milionë marka gjermane që grupi i UÇK-së në shkëmbimin e zjarrit mes forcave të armatosura maqedonase, ta braktisë kalanë e Tetovës. Lind pyetja: Ku i gjeti Menduh Vojvoda 8 milionë DM në vitin 2001, të cilat sot duhet ta kenë vlerën e 80 milionëve?! Ai gjithashtu nga autori apostrofohet si i inkriminuar në biznese të fëlliqta, kontrollues i kanaleve të kontrabandës së…
“Dita e mir me njërëz të mir. Urime, Urime, Urime. Sot siç e tham qe do te dhurohen 4 karroca elektrike te personave me nevoja te veçanta dhe u realizua ajo sot me 17.1.2020 ora 15:00. E falemenderojm shum Ambasaden e Katarit per mbeshtetjen e fuqishme qe na e dha. Allahu i shperbleft. Na mbeshteteni ne proektet e ardhshme ndersa ne dot mundohemi qe personat me nevoja te vecanta mos te ndihen te anashkakuar nga shoqeria. SOS VITA vazhdon”, – thotë për Almakos drejtori i Sos Vita, Ertan Shakiri.
Drejtori i SHB “Logos – A”, Adnan Ismaili sot është takuar me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, z. Fatos Reka. Me këtë rast Ismaili i ka dhuruar disa komplete librash ambasadorit shqiptar Reka, si shenjë mirënjohje për kontributin e tij në avancimin kulturor. Ismaili dhe Reka kanë folur për bashkëpunimin e mundshëm në fushën e artit dhe kulturës, dy shtylla këto shumë të rëndësishme sipas tyre për shqiptarët në përgjithësi. Ndryshe, SHB “Logos – A” përveçëse në Shkup zyra të saj ka edhe në Tiranë e Prishtinë.
UKA Komerc kompania e parë shqiptare e cila arrin të sigurojë lejen për Tregun Evropian për produktet të mishit Një lajm i mirë vjen për gjithë diasporën shqiptare ku do që gjendet në Evropë. Ashtu siç njoftojnë nga kompania UKA Komerc, ata kanë arritur të sigurojnë lejen për Tregun Evropian. Kjo do të thotë se së shpejti produktet e kësaj kompanie do të mund të gjenden edhe në market evropiane. “Të nderuar konsumatorë, ju informojmë: UKA KOMERC zyrtarisht mori leje për Tregun Evropian. Produktet UKA së shpejti në Tregun Evropian”, thuhet në njoftimin e kompanisë UKA Komerc nga Shkupi. Uka…
N.A. dhe B.A. janë plagosur mbrëmë ne ora 20 në Çair të Shkupit, njoftojnë mediumet maqedonase. Sipas tyre, ata janë transferuar në spital, me plagë të mara, transmeton Gazeta Lajm. Njëri madje ndodhet në rrezik jete, kanë thënë burime policore. Netpress shkruan se bëhet fjalë për persona nga Haraçina, kurse nuk jepen detaje të sakta se ku ka ndodhur incidenti në Çair.

