Author: IM

Para ca ditësh ndërroi jetë profesori, pedagogu, edukatori dhe mësuesi i vërtetë, i arsimit në gjuhën shqipe, pasi dergji një kohë relativisht të shkurtër nga një sëmundje e pashërueshme. Po, na la përgjithmonë profesori i kimisë, Burhanxhait Nebiu, profesor i gjimnazit “Zef Lush Marku”, një kohë edhe drejtor i saj, e në fund edhe ligjërues i kimisë inorganike në Akademinë Pedagogjike të dikurshme (tani Fakultet Pedagogjik). Humbëm njeriun shpirtmadh,shpirtmirë e zemërgjerë, njeriun fjalëpak e punëshumë, njeriun që bëri borxh secilin me sjelljen e tij njerëzore. U nda prej nesh për ta kryer obligimin e fundit ndaj vetes dhe ndaj Perëndisë,…

Lexo më Shumë

I ftuar në emisionin “Triling” në TV 24 Vesti, kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, ka folur rreth situatës politike në vend dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 12 prillit. “Jemi në fazën e bisedimeve dhe duam që te kemi një koalicion fitues qe do të jetë e hapur për qytetarët’’ tha Gashi. Ai më tej shtoi se: “Ne duhet t’u qëndrojmë besnikë dhe parimorë votuesve dhe përkrahësve tanë”, ka përfunduar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

Lexo më Shumë

Ismail Bardhi …shqiptarët (disa) si duket janë “të dënuar” që të jenë robër dhe spiunë… desha të them shërbëtorë që në mënyrë “revolucionare” ndryshojnë në “shërbëtori “, shërbëtorë të Perandorisë Osmane, pasta‬j bullgaro-greko-serbo-maqedono-italiano e deri te amerikano-minishengeno … Shërbëtorinë e kanë edhe si mjeshtëri e ushqim “shpirtëror “, “kulturor “ edhe “tokësor”… atë madje e bëjnë në mënyrë “publike”, sepse fshehurazi ata nuk njohin askënd “trima sa të duash” thua se e kontrollojnë-sundojnë tërin e tërit?! …mentalitet i fëlliqur, paradoksal, që edhe kur lutet “nuk din” të lutet… edhe për shpëtim shpirtëror e njerëzor… por lutet: ‬‬‬‬‬‬ Zot “poshtëromë”, bëmë…

Lexo më Shumë

Kryetari I Sindikatës së policisë Dr. Marjan Kicev gjatë të enjtes (23.01.2020) ka realizuar një takim pune me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës Erolld Musliu në drejtorinë e Agjencisë së Inteligjencës. Gjatë takimit drejtori I agjencisë së Inteligjencës Erolld Musliu e ka informuar kryetarin e Sindikatës së Policisë për propozimin ligjin për punën e Agjencisë së Inteligjencës që tanimë ka marrë vizë nga qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit më 21 janar të këtij viti. Sindikata e Policisë ka marrë pjesë në përgatitjen e propozim ligjit për punën e Agjencisë së Inteligjencës në pjesën që ka të…

Lexo më Shumë

Silvana Begaj Faik Konica: “Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”. Po lë familjen, po lë shokët e shoqet, po lë diellin, po lë kafen time të preferuar, po lë kujtimet dhe me to po lë dhe gjysmën time! Po e lë se do vij prapë ose se ndoshta do ta marr se s’dua të vij më! Mirupafshim Shqipëria ime! Po lë çdo gjë në duart e të paepurve, krimit, drogës, injorancës. Unë nuk mund ta bëj shpirtin pis…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=06XW-C7NJ9o&feature=emb_title Me ardhjen e kuadrove të Partisë Alternativa në Ministrinë e Kulturës, minisri Hysni Ismaili thotë se janë zgjidhur shumë padrejtësi që kanë qenë prezente në këtë dikaster për vite me radhë. Ai në emisionin ‘Studio e hapur’ përmendi edhe nivelizimin e pagave të të punësuarve në ministri kur me këtë dikaster udhëhiqte ish ministri po nga radhët e Alternativës, Asaf Ademi, ndërsa përmendi edhe realizimin e marrëveshjes kolektive që është një hap shumë i rëndësishëm për gjithë të punësuarit në Minsitrinë e Kulturës.

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, i shoqëruar nga deputetja Arta Toçi, nënkryetari Vullnet Ferati dhe kryetari i FRASH Omer Ajdini, kanë vizituar mbrëmë fshatrat e Komunës së Tearcës në vazhdimësinë e takimeve me qytetarë të ndërmarra nga ky subjekt politik. – njofton news33 Ziadin Sela ka bërë thirrje që qytetarët të kontribuojnë në përpilimin e platformës së Aleancës për Shqiptarët, dhe ka vlerësuar 12 Prillin si 12 orë për ndryshim: ‘Jemi këtu për të biseduar, dhe për të marrë konceptet e juaja për platformën tonë. Sepse koncepti i juaj duhet të bëjë pjesë në programin e Aleancës për…

Lexo më Shumë

“PDSH-ja do ti fiton zgjedhjet e 12 prillit” kështu deklarohet sekretari i përgjitshëm i PDSH-së, Sali Ajdini në intervistën për Tv Pollogu i cili akuzon mediat për keqinforim duke paraqitur PDSH-në e dobët ndaj elektoratit shqiptarë. Ajdini thotë se mediat dhe portalet e kanë izoluar PDSH-në duke e parqitur si të dobët në opinion, por PDSH-ja sipas tij është parti që mund ti merr mbi 10 deputet. “Në kuadër të sondazheve të brendshme, PDSH-ja ka një përkrahje, edhe pse jemi të izoluar shumë nga mediumet dhe portalet që flasin se nuk kemi qasje tmirë ndajë votuesve, por është e kundrëta,…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për Gazetën Express, zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë Bujar Osmani, i pyetur nëse BDI-ja do të shkojë e vetme në zgjedhje ose do të bëj koalicion me ndonjë parti tjetër politike shqiptare, tha se BDI do të garojë e vetme dhe se u bën thirrje partive tjera që të unifikohen me qëllim që të unifikohet vota shqiptare. Sa i përket koalicioneve me partitë maqedonase pas zgjedhjeve, Osmani tha se BDI do të respektojë parimin “Fituesi me fituesin” që lë të nënkuptojë se BDI do të bëj koalicion me partinë maqedonase që do të del fituese, pa marrë…

Lexo më Shumë

Një nga faqet e BDI-së së Ali Ahmetit në internet “Bashkë” e ka sulmuar në mënyrë të tërthortë kryetarin e Alternativa, Afrim Gashin për ‘pro-turqizëm’, duke u munduar të nxjerrin nga konteksti statusin e Gashit të bërë në FB, pas takimit të tij me ambasadorit turk në vend, Hasan Mehmet Sekizkok. Me çka Gashi ka thënë se AlternAtivA – si parti e qendrës së djathtë – po jep kontributin e saj në vlerat progresive dhe marrëdhëniet vëllazërore shqiptaro-turke, ndërsa faqja zyrtare e BDI-së këtë deklaratë e ka nxjerrë me titull ndryshe.

Lexo më Shumë