Author: IM

Konfirmohet prezenca e koronavirusit tek njëri nga tre shtetasit e republikës së Maqedonisë së Venriut që gjenden në anijen turistike “Diamond Princess”, në portin e Jokohamës, njoftojnë nga Ministria e Jashtme, në bazë të informatave më të reja të marra nga organet kompetente të Japonisë. Shtetasi jonë për momentin është hospitalizuar në një Shtëpi Shëndeti në Japoni. Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tokio është në komunikim me shtetasin në fjalë. Në ndërkohë ambasada komunikon edhe me dy shtetasit tjerë të cilët edhe më tej gjenden në anijen turistike “Diamond Princess”, dhe të cilët deklarojnë se janë në…

Lexo më Shumë

Bekim Qoku, aktivist dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes ka dhënë opinionin e tij për koalicionin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës duke e quajtur si koalicion strategjik. Koalicioni parazgjedhor ndërmjet Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës është një koalicion strategjik. Është e vërtetë që ai nuk ngjall ndonjë entuziazëm të madh, por megjithatë ai është shumë i rëndësishëm dhe tepër i nevojshëm në këtë moment për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Sa më të zëshëm që janë e do jenë avokatët e pushtetit të deritanishëm (politikanët, gazetarët, intelektualët e ndryshëm) kundër këtij bashkimi, aq më i drejtë e…

Lexo më Shumë

Gazetari Petrit Saraçin, njëherazi dhe aktivist në shoqërinë civile, përmes një statusi në fejsbuk ka reaguar kundër ministres teknike Mizrahi ku gjatë ditës së sotme ajo kishte deklaruar se ishte e gatshme të paguante gjobën 5 000 euro dhe mos e respektonte gjuhën shqipe. Saraçini i kujton ministres Mizrahi se populli shqiptar, gjuhën e të cilit ajo nuk dëshiron ta respektojë, është pikërisht ai komb shqiptar që shpëtoi mijëra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në fund ai e mbyll statusin e tij me një apel për gazetarët shqiptar që t’i drejtohen ministres vetëm në gjuhën shqipe, dhe të presin…

Lexo më Shumë

Sot në Kuvendin e Maqedonisë janë parë të ulen ngjitur me njëri – tjetrin, Bilall Kasami dhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ndryshe, këtu nuk është shfaqur për herë të parë afërsia BESA-VMRO. Muaj më parë Bilall Kasami u takuan me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Siç thanë nga njerëzit e Kasamit në takimin e dy liderëve të partive opozitare u bisedua për ngjarjet politike në vend si dhe për situatën e përgjithshme socio-ekonomike në vend. “Të dy subjektet politike u pajtuan se Qeveria aktuale e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka kapacitet ta udhëheq vendin në proceset e…

Lexo më Shumë

Zhurma e panevojshme e “satelitëve” të BDI-së, që po bëhet kundër koalicionit të fitores “Alternativa-Aleanca”, nuk mundet më të mbulojë përçarjet brenda shtabit në Reçicë të Vogël. Me çdo ditë sa po afrohen zgjedhjet, këto përçarje po çojnë kokë gjithnjë e më tepër. E lexova dje një postim të përkrahësve të Artan Grubit në facebook, sipas të cilëve përveç Ali Ametit, Artan Grubit dhe Talat Xhaferit, gjithë deputetët aktualë të BDI-së duhet të ndërrohen. Nuk vonoi shumë erdhi përgjigja nga përkrahësit e Musa Xhaferit, të cilët poashtu përmes facbookut dolën me konstatim se prej kur është tërhequr Musa Xhaferi, janë…

Lexo më Shumë

“Meqë ndryshimi është synim i kahershëm i shqiptarit në vendin tonë, konform kësaj jemi përcaktuar për koalicion të shëndoshë, i cili mundëson gjasa reale për arritjen e objektivit – ndryshimi i shumëpritur”, tha Gashi. Ai shtoi se: “Sipas AlternAtivA-s, janë dy kushte për ndryshim: koalicioni i natyrshëm – sinergjik dhe oferta e qëndrueshme para qytetarëve”, ka përfunduar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët nëpëmjet një kumtese ka reaguar ndaj Qeverisë, pas bojkotit të sotëm që bëjnë të burgosërit në burgun e Kumanovës për shkak të mungesës së kushteve: “Neglizhenca ndaj kushteve jo njerëzore në burgjet e Maqedonisë së Veriut po kushton me jetë njerëzish. Jetë këto që ndodhen në këto institucione risocializuese për t’u riedukuar dhe për rezultat të mos përsërisin gabimet e njëjta. Çdo i burgosur gëzon të drejta që i garantojnë jetën, dhe sipas të gjitha konventave për të drejtat e njeriu dënimi duhet të jetë human dhe rehabilitues, duke mos anashkaluar asnjëherë qëllimin e tij…

Lexo më Shumë

Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në #Almakos, i ftuar është profesori, Ali Pajaziti. Me profesorin e sociologjisë, Ali Pajaziti, bashkëbisedojmë për devijimet sociale, religjionin dhe politikën. ◾ Si lindi ideja për formimin e Klubit Intelektual të Dervenit? ◾ Cilat jane veset të cilat po e ngufatin shoqerinë shqiptare si psh: droga, bixhozi, alkooli. ◾ Pse ndodhin shumë divorce kohëve të fundit? ◾ Sa është e lidhur sociologjia me fenë? ◾ A ka islam politik shqiptarë në trojet tona? ◾ Zhvillimi i teknologjisë sa ndikon në mos lexim? ◾ Ne librin tuaj “Islamët shqiptarë” shkruani rreth levizjeve dhe trendeve…

Lexo më Shumë

Unë Shek Hallaçi, Sami Ukshini dhe Val Zeka distancohemi nga gjitha deklaratat e shokëve tanë(El Cheka) që minojnë hetimin ndërkombëtar për rastet e montuara politike. Ne nuk ishim dakord që të mbahen protesta por jashtë vullnetit tonë ndodhën të njejtat, ne nuk i shperndamë materialet e përgjuara që dikush të përfitojë politikisht apo finaciarisht në kurrizin tonë dhe të shqiptarëve që po kalben burgjeve të montuar politikisht. I vetmi subjekt politik që publikisht tha që ne do kushtëzojmë përbërjen e re qeveritare me hetim ndërkombëtar për rastet e montuara politike ishte Aleanca për Shqiptarët andaj edhe ne e përkrahëm publikisht.…

Lexo më Shumë