Author: IM

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pas përfundimit të takimit tha se fushata do të adaptohet në përputhshmëri me kushtet e krijuara dhe se për momentin nuk ka paralajmërime për anulimin e zgjedhjeve. Ai tha se takimi ka qenë i karakterit informativ dhe nëse ka nevojë takime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. “Për ne është e rëndësishme përballja edhe me pasojat ekonomike të koronavirusit. Këto do të jenë të mëdha edhe për ekonominë botërore, Maqedonia nuk mund të jetë imun”, tha Mickoski pas takimit, përcjell SHENJA.

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, deklaroi se në rend të parë është shëndeti i qytetarëve dhe në këtë drejtim do të bëhet gjithçka që është e mundur për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Në këtë vij sipas tij është edhe rekomandimi për anulimin e të gjitha aktiviteteve politike deri më 24 mars. Zaev u shpreh se nuk është diskutuar për shtyrjen eventuale të zgjedhjeve. “Më e rëndësishme është shëndeti i qytetarëve. Në këtë vij janë edhe rekomandimet për tubimet dhe kafiteritë. Mbeten rekomandimet për nxënësit dhe studentët. Konfirmuam se fushata do të jetë në pajtim me rekomandimet e Shtabit të…

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela tha se në takimin e liderëve politikë mbi Covid 19 nuk është diskutuar për anulimin e zgjedhjeve por vetëm për masat që ka marrë qeveria mbi organizimin e tubimeve publike. “Morëm informatë se çfarë është duke u punuar nga qeveria për situatën. Nuk ka vend të bëjmë panik, kjo situatë do të kalojë. Njerëzit duhet të jenë më solidarë me njëri tjetrin. Sikur se edhe me viruset tjera, pacientët më të prekur janë ata me sëmundje kronike. Bëj thirrje kompanie farmaceutike mos të keqpërdorin situatë. Ne u morrëm veshë që të ndjekim rekomandimet.…

Lexo më Shumë

Visara Riza, drejtoreshë e Agjencionit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ”MALMED”, e propozuar nga Alternativa. Në këtë detyrë është pak më shumë se gjysëm viti (prej datës : 24.07.2019), por ka arritur të trefishojë numrin e të punësuarve shqiptarë. Agjencinë e ka gjetur me vetëm 7 shqiptarë nga gjithsej 51, dhe këtë numër tani e ka rritur në 21. Rezultatet e shënuara gjatë ketyre gjashtë muajve në foton më poshtë:

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, në një konferencë për media ka informuar se nuk ka raste të reja të koronavirusit në vend dhe se është shëruar pacientja e parë, rast i cili u konfirmua më 26 shkurt, raporton Anadolu Agency (AA). “Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Gjendjeve Febrile ka 7 pacientë. Të gjithë janë në gjendje stabile me pasqyrë të lehtë klinike. Asnjëri nuk ka nevojë për ventilim mekanik. Testi kontrollues i paicentes e cila fillimisht ishte pacientja e parë tek ne, është negativ dhe ajo në ditët në vijim do të lirohet për mjekim…

Lexo më Shumë

“Sot Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të 15, solli këto vendime në lidhje me masat për parandalimin e përhapjes së KORONAVIRUSIT: 1.Komisioni për sëmundjet infektive i forcon masat dhe i udhëzon të gjitha shkollat fillore dhe të mesme si dhe insitucionet e larta të arsimit së bashku me çerdhet të ndërpresin procesin edukativo-arsimor për 14 ditët e ardhëshme. 2.Ndalohen të gjitha tubimet masive në hapsira të hapura dhe të mbyllura, si dhe të gjitha eventet kulturore dhe manisfestimet në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore, me më shumë se 1000 pjesëmarrës në 14 ditët…

Lexo më Shumë

Alternativa e Afrim Gashit është në fund të konsultimeve me organet partiake mbi listën zgjedhore. Sipas informatave jozyrtare, marrim vesh se kryetari Gashi ka ftuar mbledhje të Kuvendit Qendror për ditën e mërkurë (11.03.2020) në orën 19.00 në selinë qendrore të partisë, ku pritet edhe të merren vendimet e fundit se me cilat emra Alternativa do të jetë në listën zgjedhore të koalicionit. Sipas të njëjtit burim, i cili dëshiron të mbetet anonim, marrim vesh se kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, pas konsultimeve të fundit me organet partiake dhe me partnerin e koalicionit – Aleancën për Shqiptarët, pritet që nesër,…

Lexo më Shumë

Koronavirusi mund ti shtyjë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend, të caktuara për më 12 Prill. Kështu mëson in7 nga burime brenda qeveritare. Të njëjtat burime theksojnë se ditën e Enjte do të thirret takim liderësh në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Ftesat tashmë janë dërguar tek krerët e partive politike. Detaje më të hollësishme me siguri do të ketë edhe nga shërbimet qeveritare.

Lexo më Shumë

Zoran Trajkovski, i punësuar në MPB tha se për më tepër se një muaj para se të ndodhë vrasja e pesëfisht ka pasur informacione se do të ketë incident dhe se do të vuajnë njerëz të pafajshëm. “Disa muaj para ngjarjes, diku 30-40 ditë mora të dhëna se në rajonin e Likovës përsëri janë paraqitur formacione parmilitare me uniforma. Ata më herët kanë pasur shenjën e UÇK-së, kurse këto tani kanë pasur shenjën e Iliridës. Kontaktova me Nikolla Spasovskin, shefin e atëhershëm të SPB-së Shkup, si dhe me Sinisha Aleksovskin. Nga dy burime kam marrë informacione se rreth festave të…

Lexo më Shumë

Burime jozyrtare brenda AlternAtivA-s thonë se të gjitha degët e zonës 6 kërkojnë që ministri aktual i kulturës, Hysni Ismaili, të jetë përfaqësues dhe prijës i AlternAtivA-s në zonën e 6-të zgjedhore. Sipas analizave të terren dhe përkrahjes strukturore brendapartiake, marrim vesh se strukturat e Alternativës në degët Gostivar, Tetovë, Tearcë, Bogovinë, Vrapçisht, Zhelinë, Bërvenicë dhe Jegunovcë, kërkojnë që Hysni Ismaili të jetë emri që do t’i prijë AlternAtivA-s në zonën e 6-të zgjedhore. Ditë më parë, në mbledhjen e mbajtur me 25 këshillat vendorë të Alternativës në degën e Tetovës marrim vesh se ministri aktual i Kulturës, Hysni Ismaili,…

Lexo më Shumë

Në vazhdimin e gjykimit për rastin “Monstra”, prindi i njërit prej fëmijëve të vrarë te Liqeni i Smilkovës, e ka pyetur ish ministrin e drejtësisë, Blerim Bexheti nëse ka hëngër shuplakë nga Beqir Hasani, shkruan Fokus. Babai i Branko Triçkovskit të vrarë tha se vetë ish kryeministri Nikolla Gruevski i ka thënë se Beqir Hasani i ka dhënë flakareshë Blerim Bexhetit. Kryetari aktual i komunës së Sarajit, Bexheti, tha se njihet me Beqir Hasanin, por asnjëherë nuk ka pasur presion, e as nuk ka marrë flakareshë prej tij.

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike pritet të “ndezë motorët” gjatë kësaj periudhe dhe me shpejtrësi më të madhe se deri tani t’i procedojë rastet e hapura nga ish Prokuroria Speciale Publike, shkruan revista Fokus në numrin e saj të fundit. Sipas kësaj reviste, pritet të hapet rasti i ish deputetes së VMRO-DPMNE-së, Sillvana Boneva, rasti ndaj deputetit të kësaj partie, Antonio Milloshovski, por edhe rasti ndaj kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili dyshohet bashkë me ish kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Kjo revistë sjell detaje deri tani të papublikuara lidhur me rastin “Regjistrimi”, ku Gruevski dhe Ahmeti dyshohen bashkë që e kanë…

Lexo më Shumë