Kryetari i komunës së Gostivarit vlerëson se ka ardhur koha që në Maqedoninë e Veriut të hapen Xhamitë dhe të fillojë falja e namazeve. “Nesër në Sarajevë do të falet namazi i Xumasë, është koha që edhe në Maqedoni të hapen Xhamitë!”, shkruan Taravari në profilin e tij në fb. Kërkesën për hapje të Xhamive e bëjnë vazhdimisht edhe qytetaret, gjatë prononcimeve të tyre për mediat e dryshme në vend, duke u zotuar se do t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje personale.
Author: IM
Derisa apelet për respektim të masave, e madje edhe dënimet janë ashpërsuar pyesim publikisht qeverinë ku ishte sot për të parë Strugën?! Struga sot për fat të keq ishte plot, e mbushur me njerëz, turma e të cilëve nuk respektuan distancën fizike, duke qëndruar pranë njëri tjetrit pa maska e pa doreza! Kjo i ndihmon pandemisë të vazhdojë rrugën e shpërndarjes së virusit ndërkaq neglizhenca e autoriteteve me zgjatjen e situatës do t’i kushtojë më së shumti qytetarëve të vendit, shumë prej të cilëve mbetën edhe pa punë. Ajo që ndodhi në Strugë sot, po ndodh për herë të dytë…
“ Nuk ka më arsye të mos e falim xhumanë. Pres nga BFI që nesër t’i hapë dyert e xhamive. Do i respektojmë rekomandimet, por edhe ne meritojmë respekt për të drejtat tona fetare. Ta falim xhumanë!” – shkruan funksionari i lartë i Alternativa, Zeqirija Ibrahimi.
As respektimi i distancës prej dy metrave, as maska në fytyrë apo ndonjë faculetë, ashtu siç janë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore, mund të shihen në liturgjinë e sotme, e cila është mbajtur në një Manastir në Strugë. Madje në faqen e “Manastirit Bigorski” e tërë liturgjia është transmetuar live. Po ashtu edhe gjatë festës së Pashkëve u vërejtën të njëjta veprime. Edhe pse atëherë arsyetimet ishin se bëhet fjalë vetëm për persona kishtar, ndërsa sot një gjë e tillë nuk mund të thuhet ngase nga pamjet mund të vërehen qytetarë të thjeshtë të cilët kanë ardhur për liturgjinë. /SHENJA/ https://www.facebook.com/315207821853410/posts/4023265791047576/
Mjekja maqedonase Marina Atanaskoska në pofilin e saj në Fejsbuk ka shprehur gjuhë të urrejtjes. Ajo në profilin e saj ka reaguar me gjuhë urrejtje ndaj vendosjes së një tabele dygjuhësore në Poliklinikën e Draçevës, njofton news33. Ajo akuzon se ne shqiptarët po u marrim gjithçka që kanë maqedonasit në shtet. “Tabelë dygjuhësore në poliklinikën në Draçevë në kohë korone…. po shkëlqejmë Le t’ju vijë turp! Na shkelët, na shkelët! Mjaft e kemi nga ju!!!. Dëshironi gjithçk që është maqedonase që të mos ekzistojë!!”, shkruan ajo.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka thënë se letrën qe ia ka dërguar presidentit Stevo Pendarovski për diskriminimin e gjuhës shqipe, duhet ta lexojë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai theksoi se kur është sjellur Ligji aktual i gjuhëve, BDI ka pranuar një version më të pavolitshëm, por që është përmirësuar falë insistimit të ASH-së, që asokohe ishte pjesë e qeverisë, transmeton Gazeta Lajm. Duke folur në emisionin Enter në Tv Shenja, Sela poashtu ka shprehur vërejtje se ligji aktual i gjuhëve nuk është duke u implementuar në përpikëmëri. Ai theksoi se me fitoren e koalicionit ASH-AAA…
Në Maqedoni është hapur Akademia Politike nga partia Alternativa e cila mbështet edukimin politik, qytetar dhe kulturorë përmes seminareve, ligjëratave, publikimeve, si dhe hulumtimeve shkencore. Kjo Akademi Politike është një mundësi shumë e mirë për anëtarët e partisë pasi që i ofron edukim dhe motivim që të kandidojnë për pozita publike ose të implementojnë ndonjë program politik. Këtë kohë akademia punën dhe funksionimin e saj po e realizon përmes metodës “distance learning”. Fol Drejt ka realizuar një intervistë me Bejtulla Demiri, i cili është drejtor i Akademisë Politike Alternativa. Ai tha që, qëllimi primar i këtij institucioni të Alternativës është…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përcjell mesazhin e tij me rastin e 5 majit – Ditës së dëshmorëve. “Përjetësia ju takon më të mirëve ndër ne, dëshmorëve të kombit. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për atdhe”, ka shkruar Ali Ahmeti.
Kryetar i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka kërkuar që të amnestohen të gjitha ata persona që janë dënuar gjatë kohës së izolimit.
Pjesë nga ligjerata e III-të e Akademisë Politike Alternativa. Çfar janë funksionet dhe si i shohin njerëzit e AlternAtivA-s funksionet shtetërore? Ligjerues: Asaf Ademi – ish Ministër i kulturës i RMV-së. https://www.facebook.com/315207821853410/posts/4016796038361218/?vh=e&d=n
“Do të presim. Deri në takimin e liderëve do të kemi vendim nga Gjykata Kushtetuese. Por unë nuk besoj se Gjykata Kushtetuese kur një herë ka sjell vendim se shpërndarja e Kuvendit është kushtetuese, tani do të sjellë vendim tjetër. Personalisht nuk besoj, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për Tv 24. Ai shtoi se edhe Mickoski është kundër Kuvendit kështu që Kuvend s’do të kemi, po ashtu edhe kryeparlamentari Xhaferi nuk është dakord për kthimin e Kuvendit. Zaev beson se periudha më e mirë për zgjedhje është mesi i qershorit. Ai thotë se rreth 30 ditët…
Amanet ju lë nëse nuk pritoni të ma shkruani emrin në rërën e detit, dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj. Në krihet e valeve të ketë epope të pa mbaruar dhe arena e kafazit të jetë e hapur. Përmendore nuk dua…! Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendosni afër kokës sime. Amanet nënshkrimet e juaja mos i lini, mund të komunikoni fshehurazi deri në sosjen e emrit timë. Atje poshtë e lartë, pa skena të zbehta nën mbrëmjen, nën qiellin e pastërt ju krijoni trupa të rinjë. ( Yllka Domi) Kjo poezi i është dorëzuar…

