Këtyre ditëve shtëpia botuese me renome gjithkombëtare e më gjerë Logos-A nxori në tregun kulturor Fjalorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të Diplomacisë të autorëve Ahmet Emin Dağ dhe Ali Pajaziti, me mbi 600 faqe tekst, që siç shprehet recensenti, ambasadori kosovar Kiçmari, “ka karakter shkencor dhe përmbledh një numër të gjerë prej rreth 15, 000 nocionesh, temash, ngjarjesh dhe teorish të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë.” Sipas tij, me gjuhë me nivel, strukturë të lakmueshme dhe shpjegime koncize, ky fjalor është shumë i rëndësishëm për ata që merren me studimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, si dhe për ata që interesohen…
Author: Emad
Xhevdet Pozhari Bashkimi Evropian i tha Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut: as që ju llogarisim të denjë për të nisur negociatat, anipse edhe nëse do të fillonin ato, veç një Zot e din sa do të zgjasnin, 10 vjet, 20 vjet, 50 vjet… 100 vjet. Për më tepër, Maqedonia bëri kompromiset më të dhembshme – ndryshoi edhe emrin, identitetin e saj, për dallim nga Edi Rama që veç u sorollat poshtë e përpjetë me brekushe e atlete për t’u dukur sa më evropian. Ky duhet të shërbejë si mësim për Kosovën e cila nuk e ka as liberalizimin e vizave:…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas dështimit së Maqedonisë së Veriut për të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në ka thënë se çmimin e këtij zhgënjimi duhet ta paguajë vetëm qeveria, dhe formë për këtë janë zgjedhjet e parakohshme. “Çmimin e këtij zhgënjimi patjetër që qeveria duhet ta paguajë dhe qytetari ka vetëm një formë, që t’i dënojë apo shpërblejë vendimet dhe veprimet që i bën një politikan, dhe kjo formë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Duhet që Qeveria dhe partitë politike të zbresin te qytetari dhe atje të marrin energjinë e nevojshme që këto procese…
Sipas informatave jozyrtare, marrim vesh se është duke u zhvilluar një takim mes kryetarit të Alternativa-s, Afrim Gashi dhe kryeministri të vendit, Zoran Zaev. Takimi mes Gashit dhe Zaevit, ka filluar pak kohë më parë, ku temë e bisedës është mos marrja e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian dhe rrugëtimi i mëtutjeshëm i qeverisë, me forcat progresive të vendit, si dhe aktualitetet tjera politike. Si do të përfundojë ky takim dhe çfarë vendime do merren lidhur me fatin e qeverisë dhe rrugëtimit euroatlantik të RMV-së, kjo do të mësohet në orët në vijim ose më së voni…
Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, së bashku me nënkryetarin e partisë, Lulzim Aliu, sot ka realizuar takim me Ambasadorin e Spanjës në Shkup, z. Emilio Lorenzo Sera Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, ndërsa tema kryesore e bisedës ishte pritja e vendimit final për marrjen e datës për fillim të bisedimeve me BE-në. Me këtë rast Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, e njoftoi Ambasadorin Lorenzo Sera për rolin konstruktiv që po luan Alternativa në integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së dhe shfaqi shpresë edhe vendimi i Brukselit do të jetë…
Lideri i ASH Ziadin Sela ishte sonte i ftuar në Tv 21 në emision Click Plus, ku u debatua për aktualitetin e situatën politike, si dhe hapat që do të ndërmer ASH si parti opozitare ditëve në vazhdim.Pjesë e debatit ishin edhe analisti Visar Ademi si dhe gazetari Naser Selmani. Ziadin Sela mes tjerash ka deklaruar se ndjehet krenarë që e ka mbështet VV dhe Albin Kurtin sepse Kosova sipas Selës eshtë e afërt dhe e jona nuk është diçka e huaj dhe se ndryshimet në Kosovë janë të rëndësishme për demokracin
Nënkryetari i partisë “Alternativa”, Lulzim Aliu, thotë se për një vit sa janë në Qeveri kjo parti ka arritur të përmbushë dy qëllimet kryesore për të cilat u përfshi në koalicionin qeveritar. Sipas Aliut, Alternativa ka dhënë kontribut në procesin integrues, ndërsa funksionarët e kësaj partie u bënë model për qeverisje të drejtë, të pastër dhe të pashembullt deri më tani. Ai në emisionin “Studio e Hapur” thotë se asnjë nga ministrat dhe funksionarët e tjerë nuk janë të korruptuar dhe të njollosur, ndërsa kanë qeverisur pa nepotizëm, partizim dhe pa asnjë veprim komprometues.
Lideri i ASH-së Ziadin Sela ishte sonte i ftuar në TV21 në emision Click Plus, ku u debatua për aktualitetin e situatën politike, si dhe hapat që do të ndërmerr ASH si parti opozitare ditëve në vazhdim. Pjesë e debatit ishin edhe analisti Visar Ademi si dhe gazetari Naser Selmani. Ziadin Sela mes tjerash ka deklaruar se si qytetarë e meritojmë çeljen e negociatave mes BE dhe RMV, por si qeveri jo sepse kjo qeveri është e mbushur me skandale.
Nënkryetari i partisë “Alternativa”, Lulzim Aliu, ka zbërthyer në emisionin “Studio e Hapur” në TV SHENJA, përmbajtjen dhe qëllimet e platformës më të re “Vatra jonë, Alternativa jonë”, me të cilën kjo parti do ti kundërvihet migracionit masiv drejt vendeve të perëndimit. Ai thotë se për çdo ditë boshatisen shkollat, zbrazen spitalet nga mjekët, ndërsa nga vendi largohen edhe kuadro nga të gjitha profilet e rëndësishme. Aliu sqaron se hapi i parë i kësaj platforme do të jetë takimi me qytetarët dhe njoftimi me arsyet e migrimit, si dhe senzibilizimi i tyre për të qëndruar në vendlindje dhe për të…
Sekretari Organizativ i Alternativa, Bekim Sali ka drejtuar kritika ndaj BDI-së së Çairit, më konkretisht ndaj kryetarit të kësaj komune, Visar Ganiu dhe atij paraprak Izet Mexhiti. “Visari deklaron se Çairin e shkatruar e ka trashëguar nga Izeti. Tash, kjo a është garë mes Visarit dhe Izetit se kush më shumë ka shkatërruar Çairin? Apo vetëm mesazh nga Visari per relativizim të krimit qe e bën aktualisht ai dhe njëkohësisht një përkëdhelje për të gjithë entuziastët që thonin se Visari është “djal i mirë”,- ka shkruar Sekretari Organizativ dhe njëherësh kryetar dege në Çair nga Alternativa, Bekim Sali.
Gazetari Emad Mehmeti ka komentuar skandalin korruptiv në të cilin u përfshi një eksponent i lartë i BDI-së, po ashtu ka folur edhe për “Vetingun” që kërkon kjo parti. “Kjo puna e “Vetingut” që e kërkon BDI-ja, është e njejtë me slloganin “luftë kundër korrupsionit” të Kadri Veselit e PDK-së. Sinonimi i keqpërdorimit të pushtetit ishte Kadria – sinonim i krimit dhe korrupsionit janë disa eksponentë të Alisë. Vidh nga 50 € e me miliona, ndërkohë kërko gjoja drejtësi. Sa janë qesharakë, po aq edhe injorantë politikë – me kërkesën për t’i mbyllur në burg funksionarët e vetë!”, ka shkruar…
Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, gjatë takimeve të rëndësishme që po i zhvillon në Asamblenë Parlamentare të NATO-s u takua me shumë politikanë dhe diplomatë të rëndësishëm botërorë, si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Zëvendëspresidentja e Senatit Francez, Helene C.- Mouret, takim me kryetaren e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Moon Madeleine, takim me dy kongresmenët amerikanë – Gerald E. Connolly dhe Brendan Boyle, takim me diplomatin e rëndësishëm britanik, Ben Wallance dhe gjithashtu ka realizuar takim edhe me delegacionin e Shqipërisë, nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu. Nëpër mediat shqiptare këto takime të rëndësishme të…