Author: Emad

Në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes”, janë çliruar nga terroristët fshatrat Mushejrfe dhe Dedat në Tal Abyad dhe Kishto në Ras Al-Ayn. Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) bashkë me Ushtrinë Kombëtare Siriane (SNA) e filluan operacionin “Burimi i Paqes” kundër organizatave terroriste YPG/PKK dhe DEASH në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të eliminuar korridorin e terrorit në kufirin jugor. Nga terroristët e YPG/PKK janë çliruar fshatrat Mushejrfe dhe Dedat në Tal Abyad dhe Kishto në Ras Al-Ayn. SNA vazhdon kërkimet në fshatra ndërsa merr masa sigurie. Fshatrat El Jabse dhe Tel Fander në Tal…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se Operacioni Burimi i Paqes u zhvillua me sukses nga toka dhe ajri gjatë natës, ndërsa objektivat e përcaktuara janë marrë nën kontroll, transmeton Anadolu Agency (AA). Ministria njoftimin e bëri nga rrjeti social Twitter, duke bërë të ditur se operacioni është duke vazhduar me sukses ashtu siç është planifikuar. “Operacioni Burimi i Paqes u zhvillua me sukses nga toka dhe ajri gjatë natës. Objektivat e përcaktuara janë marrë nën kontroll”, thuhet në njoftim. Turqia dje nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativa, Afrim Gashi gjatë një konference për mediat ka shpalosur sot një platformë për parandalimin e emigrimit në masë të popullsisë nga vendi. Sipas kësaj partie, ata kanë hartuar një fushatë ndërgjegjësuese të ndarë në tri faza: 1) në fazën e parë do të bëhet aksioni për ndërgjegjësim kundër migrimit, por edhe komunikimi me qytetarët për t’i dëgjuar drejtpërdrejt nga ata arsyet e kësaj dukurie dhe propozimet e tyre për parandalimin e shpërnguljes; 2) faza e dytë do të përfshijë tribuna, panele dhe debate me ekspertë të fushave të ndryshme, ku do të diskutohen arsyet e migrimit dhe…

Lexo më Shumë

Partia që ka dalë e para nga zgjedhjet e 6 tetorit, Vetëvendosje dhe partia e dytë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur sot marrëveshje për të bashkëqeverisur në qeverinë e re. Pas një takimi rreth një ore midis kreut të VV-së, Albin Kurtit, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës si dhe kandidates për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani, u tha se është arritur marrëveshje që këto dy parti të bashkëqeverisin. Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se Kosova ka humbur shumë kohë dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta, ndërsa ky takim është fillim i planifikimit të kësaj…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativa, Afrim Gashi ka shkruar një status ku shihet se kjo parti përgatitet për ndonjë aktivitet të radhës politik, por nuk sqarohen detaje. “Gati për betejën e radhës… Shpalosim idetë e veprimit në ora 13:30 në selinë e “Alternativa”””, shkruan Gashi. “Të enjten (10.10.2019) në orën 13.30 kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, do të mbajë konferencë për media, ku do ta shpalosë platformën e re politike të partisë. Konferenca do të mbahet në selinë e Alternativës në QT “Mavrovka” në Shkup” thuhet në njotimin nga Shërbimi për Komunikim me Opinionin i Alternativa.

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë politike “Alternativa”, Afrim Gashi, sot ka realizuar takim me përfaqësuesit e Shoqatës për Persona me Nevoja të Veçanta “SOS VITA”. Gjatë takimit përfaqësuesit e shoqatës “SOS VITA” e kanë falënderuar kryetarin Gashi për përkrahjen dhe mbështetjen që jep “Alternativa” e jep në vazhdimësi në zhvillimin dhe avancimin e organizatave për persona me nevoja të veçanta.

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të diskutimit në parlamentin holandez për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, nuk ka ndryshim të qëndrimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ndonëse nuk ka mocion të ri, holandezët i qëndrojnë atij të muajit qershor, kundër hapjes së negociatave. Ministri Blok ka parashtruar qëndrimin, tashmë të njohur se është e parakohshme çelja negociatave me Shqipërinë. Megjithatë më komisionin për Europën u tha se nuk do të ketë veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord. Siç mëson TS nga burimet diplomatike, Italia mund të vendos VETO në hapjen e negociatave,…

Lexo më Shumë

Fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet paralamentare të Kosovës, i janë gëzuar shumë shqiptarë në trojet shqiptare dhe ata presin që kjo fitore të reflektohet edhe në ndrimin e strukturave partiake në Maqedoni dhe Shqipëri. Zyrtari i lartë i Vetëvendosojes nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku në profilin e tij në facebook ka paralajmëruar që beteja e radhës e Vetëvendosjes do jetë Maqedonia e Veriut, por siç duket jo me opozitën aktuale. “Mësimet e nxjerra nga fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtit Që luftën politike mund ta bësh pa ambasadat e huaja, pa miratimin e tyre, pa i pyetur ato.…

Lexo më Shumë

“Them se është koha që opozita shqiptare në Maqedoni të Veriut përtej ekzaltimit nga fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje, ajo duhet të mobilizohet, e assesi të flejë, e pasivizohet. E them këtë sepse mendoj se opozitarizmi kërkon këmbëngulësi dhe kontinuitet në veprime, heshtja e saj mund të jetë e dëmshme, pasiqë amnestohen ata, që e kanë sjellë këtë gjendje te shqiptarët në Maqedoni të Veriut e kjo është BDI-ja me partnerët e saj të vegjël, në koalicionin aktual me LSDM-në. Vetëm një koalicion i fortë brenda opozitës shqiptare do rezultojë me atë që e pamë në Kosovë, fitore si ajo dmth…

Lexo më Shumë

Sindikata e Kulturës kërkon firmosje urgjente të Marrëveshjes së re kolektive me të cilat do të rriten pagat e tyre. Ata marshuan rrugëve të kryeqytetit. Kërkuan që Qeveria të përmbushë premtimet duke u kërcënuar me grevë në rast të mos përmbushjes së kërkesave të tyre. Ndërkohë, për dallim prej të kaluarës kur punonjësit e Ministrisë së Kulturës “fshiheshin” nëpër korridoret e institucioneve për t’u ikur problemeve me të cilat përballen punonjësti e kulturës, sot në protestën e organizuar para Qeverisë, pjesëmarrës ishin edhe Faton Fazliu, Shef i Kabinetit të Ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili nga radhët e “Alternativa”. Me këtë…

Lexo më Shumë

“Mos i tradhto ata që të besuan, Vjosë! Krejt votuesit e ndryshimit pritëm së paku se një ditë pas zgjedhjeve do t’i shohim dy kandidatët më të votuar duke e pi kafen e fitores. Në vend të kësaj, pamë një droje, një mëdyshje që sot dashakëqinjt dëshirojnë ta interpretojnë edhe si mungesë të vullnetit të koalicionit të ardhshëm qeverisës. LDK-ja, në të kaluarën, dy herë bëri koalicion me PDK-në përkundër vijave të kuqe. Kjo i motivon dashakëqinjt të thonë se edhe kësaj here do ta bëjë tradhtinë e madhe ndaj elektoratit i cili i besoi se pas zgjedhjeve koalicioni i…

Lexo më Shumë

Bojan Jovanovski – Boki 13, është transportuar me ambulancë në Klinikën e Shkupit pasi i është përkeqësua gjendja shëndetësore deri sa po dëshmonte për rastin “Reketi” në Prokurorinë për Krimit të Organizuar. Ai sot në mesditë me përcjellje policore u soll në për të dëshmuar si i dyshuari i parë në këtë rast. Ndërkohë, një polic ka bërë sjellje tejet të pahijshme para kamerave, derisa Boki 13 bartet me karrocë nga Prokuroria për në klinikë mjeskësore, raporton Almakos. Nuk dihet se përse e ka realizuar këtë akt të shëmtuar polici në fjalë. Pamje telma:

Lexo më Shumë