Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Themelore Penale në Shkup sot dorëzoi 24 propozime për dhënie të urdhëresave ndëshkuese me të cilat janë përfshirë gjithsej 38 persona për vepër penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, nga neni 206 paragrafi 1 i Kodit Penal. Siç kumtoi Prokuroria Publike, të pandehurit akuzohen se nuk kanë vepruar sipas vendimit për ndalesë dhe regjim të veçantë të lëvizjes në territorin e shtetit, dhe gjatë orës policore janë zënë duke lëvizur në lokacione të ndryshme të qytetit. Prokuroria për të gjithë të akuzuarit ka propozuar dënime në para nga 100 gjoba ditore, me…
Author: IM
Edhe krahas lehtësimit të masave restriktive, në fuqi mbeten rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje nga koronavirusi. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se sistemi shëndetësor funksionon mirë, i menaxhon mirë të gjitha rastet e reja të diagnostifikuara dhe ngadalë jeta mund të kthehet në normalitet, por megjithatë sipas tij nevojitet vëmendje dhe respektim i masave. “I lehtësojmë masat restriktive, por nuk duam t’i mbushim spitalet. Në këtë rast të gjithë kemi përgjegjësi – t’i respektojmë masat. Nga të gjithë ne varet edhe shëndeti ynë individual, shëndeti i më të afërmve tanë, por edhe shëndeti kolektiv”, porositi…
Prej sot, qytetarët do të mund të pinë kafen e mëngjesit në baret dhe restorantet e tyre të preferuara, megjithatë jo në rrethana të njëjta si para pandemisë. Pas rreth dy muajsh, që kur u vunë çelësin bizneseve të tyre, pronarët e bareve dhe restoranteve, sot do të mund të presin klientët e parë, të cilëve do të mund t’u shërbejnë nga ora 08:00 deri në orën 22:00. Puna e kafeneve dhe objekteve hotelierike me vizitorë do zhvillohet në pjesët e hapura të këtyre objekteve (tarraca), me respektim të obligueshëm të Protokollit për hapje dhe punë të kafiterive dhe të…
Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre. Avokati i Popullit është organ i pavarur i përcaktuar me Kushtetutë i cili i promovon dhe mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve dhe të gjithë personave tjerë kur ato u shkelën me akte, veprime dhe mosveprimeve, nga organet e pushtetit, organet e njësive të pushtetit lokal dhe nga organet dhe organizatat e tjera që kanë autorizime publike. Avokati i Popullit, me qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut mund të jep rekomandime, sugjerime, mendime dhe udhëzime për mënyrën e mënjanimit…
Për momentin po bëjmë koordinime në nivel të vendeve përreth, në komunikim të përditshëm jemi me Shqipërinë, Greqinë dhe Bullgarinë sa i përket asaj se si zhvillohet hapja e kufijve. Një nga propozimet është që nga java e ardhshme të hapet udhëtimi për anëtarë të familjes ose me interes zyrtar, ekonomik, në kuadër të këtyre vendeve, ndërsa më tutje në periudhën që vijon, pas 15 qershorit, kufijtë të hapen tërësisht, deklaroi sonte ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Vijon, tha Filipçe, diskutimi për atë se a ka nevojë që të ketë testime të personave të cilët do të udhëtojnë përmes kufirit.…
Shkruan: Sulejman Mehazi Përçarësi më i madh i opozitës shqiptare këto dhjetë vitet e fundit në RMV, s’është kush tjetër, përveç funksionari i lartë i Besës së Bilall Kasamit, Adnan Azizi. Ai është fajtori kryesor e më i rrezikshmi i mos koalicionimit të partive opozitare shqiptare. Ai është fajtor për fitoret e fundit të BDI-së. Gjatë Zgjedhjeve Parlamentare më 2016, zotëriu ishte fajtori kryesor i mos koalicionimit të ASH-së dhe Besës, ky mos bashkim ia dha fitoren e radhës BDI-së. Përsëri gjatë Zgjedhjeve Lokale më 2017, ishte ai që tradhtoi ASH-në duke urdhëruar degën e Besës në Dibër për të…
Kryeministri Oliver Spasovski pas mbledhjes së qeverisë në një konferencë për shtyp, deklaroi se nëse në të ardhmen përsëri përkeqësohet situata me virusin dhe rritet numri i të infektuarve, do të rikthehen masat kufizuese. Që kufizimet më rigoroze të mos përsëriten, ai u bëri apel qytetarëve të respektojnë masat më të buta, si mbajtja e maskave, distancës dhe larja e duarve.
Hiqet Ora Policore! Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur sot miratoi këto vendime: ▶️Qeveria sot vendosi për ndërprejre të plotë të Vendimit për ndalim dhe regjim të veçantë të lëvizjes në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut! Vendimi hynë në fuqi nga data 27.05.2020 ▶️Gjithashtu Qeveria sot mori vendim për rrifillimin me punë të objekteve hotelierike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe vendosjen e protokoleve të duhura për punën e tyre. Vendimi hynë në fuqi nga data 28.05.2020./Almakos
omisioni për sëmundje ngjitëse i demanton informatat të cilat janë plasuar sot në disa mediume të caktuara se në takimin e mëngjesit është sjellë vendim për lehtësim të plotë të masave, për shkak se ato nuk janë respektuar nga qytetarët, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Të gjitha masat dhe propozimet e deritanishme në Qeveri, thonë nga atje, Komisioni për sëmundje ngjitëse i sjellë në bazë të analizave të hollësishme të gjendjes me epideminë në vend. “Sot në konferencë për shtyp, qëndrimin e Komisionit hollësisht do ta arsyetojë dr. Zharko Karaxhovski, kryetar i Komisionit për sëmundje ngjitëse”, theksohet në kumtesë.
Bukoviqi dhe Llaskarca përballen me mungesën e ujit të pijshëmAlsat2020-05-26T15:54:37+02:00 Fshatrat Bukoviq dhe Llaskarcë të Komunës së Sarajit me dekada përballen me mungesën e ujit të pijshëm, për shkak të problemeve me ujësjellësin. Ata janë të detyruar që zgjidhje të gjejnë ermes bunarëve. Kohëve të fundit situata është bërë edhe më e rëndë. “Nga një javë s’kemi hiç përpara na lëshonin pak në mëngjes, pak në mbrëmje”. “Nuk ka ujë e shihni edhe vet. Kam qen në punë atje i kam mbushur në punë shishet për të pure ujë se nuk ka”. Banorët thonë autoritetet për zgjidhjen e problemit flasin…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 314 teste të realizuara, 16 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 14 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Viktima janë nga Shkupi, Tetova dhe Velesi Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar 25,842 testime, prej të cilëve 2015 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 1.453 pacientë, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë…
Spanja kërkon nga vendet e BE-së të vendosin rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve dhe për rikthimin e lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Me rënien e numrit të personave të infektuar me Kovid-19, disa vende evropiane kanë nisur lehtësimin e masave kufizuese, përshirë edhe rihapjen e kufijve që ishin mbyllur në mes të muajit mars. Edhe pse vendet e BE-së kanë caktuar data të ndryshme për rihapjen e kufijve, duhet të ketë parime dhe rregulla të përbashkëta në të gjithë zonën Schengen, deklaroi ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha Gonzalez. Nga ana tjetër Qeveria italiane po negocion me…

