Aleanca për Shqiptarët i është përgjigjur kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili në disa raste po përdor kartën e thirrjeve që të bashkohen partitë shqiptare. Zëdhënësi i ASH-së, Flakron Bexheti tha se pikërisht është BDI dhe Ahmeti që me partitë maqedonase luftuan dhe po luftojnë për të përçarë votën shqiptare. “Nuk është ai që mund të bëj ftesë opozitës që të bashkohet, sepse është pikërisht ai që në zgjedhjet e e fundit lokale bëri çmos me LSDM që të luftojë votën shqiptare të opozitës, i cili pa ndihmën e LSDM nuk do të kishte as edhe një komunë.”, theksoi…
Author: Emad
Në fshatin Mateç të Likovës sot është vendosur në menyre solemne gurthemeli i Shtëpisë së Kulturës. Premtimi i kamotshem për ndërtimin e kesaj Shtëpie, prej sot ka filluar të bëhet realitet. Gurthemelin e ka vendosur ministri i Kulturës nga radhët e Alternativës, Hysni Ismaili, kurse kanë marë pjesë edhe kryetari i komunës Erkan Arifi dhe përfaqesues tjere të shumtë. Për realizimin e ketij projekti Ministria e Kulturës tani më ka leshuar 25 milionë denarë në buxhetin komunal.
“Ambasadori i Holandës, Dirk Jan Kop sot vizitoi liderin e ASH-së, Ziadin Sela në zyrat e ASH-së në Shkup. Nga takimi në fjalë, lideri i ASH-së shprehu shqetësimin e tij që ka në lidhje me skepticizmin e Holandës për Maqedoninë e Veriut dhe ndikimin e saj në rrugën drejt BE-së, si dhe reformat që RMV duhet patjetër t’i arrijë. Lideri i ASH-së, z.Sela nga afër i shpjegoi ambasadorit përpjekjet e ASH-së në lidhje me reformat rrënjësore që ne si shtet duhet t’i arrijmë, siç janë lufta kundër krimit dhe korrupsionit, gjyqësia e pavarur, liria e medias dhe në përgjithësi reformat…
Me kryeministrin biseduam për situatën në vend dhe rajon, si dhe për ndodhitë në Bruksel, tha diplomati i lartë amerikan Metju Palmer. Gjatë takimit është diskutuar edhe për miratimin e protokollit për anëtarësi në NATO në SHBA dhe për EU aspiratat e vendit tonë. “Presim që Republika e Maqedonisë së Veriut për një kohë të shkurtër të bëhet anëtarja e 30 e Aleancës. E riafirmuam edhe njëherë mbështetjen e SHBA-së për integrimin në BE, këtë ua përcjellim edhe partnerëve tanë europian”, deklaroi Palmer pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev.
“Ndjeva se shpejtësia mbi të lejuarën, sepse ne që jemi shoferë dhe që ngasim vetura e dimë si është. Kam parë që shpesh tejkalonte veturat dhe vazhdonte me të njejtën shpejtësi”. Kështu thotë në dëshminë e tij, Betim Ameti, raporton SHENJA. Ai më tej tha se nga kompania “Durmo Turs” shpesh kanë mbetur të pakënaqur. “Nuk kemi qenë të kënaqur me shërbimet e kësaj kompanie. Ka pasur shpesh prishje të autobusëve, nuk ju punonin dyert, nuk kishte as ngrohje, as ftohje. I njejti shofer para diku 5-6 muajsh ka pasur një aksident tjetër por nuk është paraqitur në polici”, ka…
Policia greke ka sekuestruar 105 kg kokainë, ndërsa për këtë ka arrestuar dy shtetas shqiptarë dhe një kroat. Autoritetet greke përveç kokainës sekuestruan edhe 600 mijë euro. Sasia e lëndës narkotike u gjet e fshehur në një enë brenda një banese në Athinë. Mediat greke kanë publikuar pamjet teksa gjejnë drogën brenda banesës.
Në mesin e kandidatëve për kryetar në degën e BDI-s në Tetovë, përmendet edhe emri i ish zëvendës kryeministrit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Festim Halili. Ai u bë kryeministër pas daljes në opinion të bisedave të funksionarëve të BDI-s, bashkë me ministra tjerë që quheshin “bejbi ministra”, shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoni. Mirëpo Halili nuk është i pëlqyer në degën e Tetovës, për shkak të skandalit sa ishte në funksion, kur përgatitjen e analizës për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit ia besoi një kompanie të trafikove që shesin gazeta. BDI e paguajti shtrenjtë këtë skandal dhe Halili më…
Me rastin e 96-vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë, Ambasadat e Turqisë në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë kanë organizuar pritje solemne me pjesëmarrjen e zyrtarëve tw lartw dhe personaliteteve nga fusha të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA). Sot, më 29 tetor, Turqia shënon 96-vjetorin e shpalljes së Republikës, ndërsa për shënimin e kësaj dite ambasadat turke në rajon organizojnë aktiviteteve të ndryshme të tilla si pritje solemne. Gjatë ceremonive të organizuara nga ambasadat turke në kryeqytetet e këtyre tre vendeve të rajonit u lexua edhe mesazhi i presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e Ditës së Republikës. Ambasada…
Emir Coskun, nje intelektua shqiptar qe jeton ne Stamboll i eshte pergjigjur ne facebook-un e tij komenteve fyese kunder Turqise dhe turqve qe jane bere ne faqen e facebookut te Top Channelit ne lidhje me demonstraten pro-Turqise qe qytetaret shkupjane kane bere sot. Ne kete faqe tufa injorantesh dhe racistesh te cilet besojne ne ideologjine anti-turke dhe raciste te Ben Blushit, e cila demonstrohet ne romanin ‘Te Jetosh ne Ishull’ kane sulmuar shqiptaret dhe turqit e Shkupit. Me poshte eshte komenti i Coskun ne mbrojtje te shqiptareve dhe turqve te Maqedonise ndaj kesaj fryme raciste dhe injorante qe demostrohet ne…
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në bulevardin “Partizanska” në Karposh 4 të Shkupit. Tre persona kanë marrë lëndime në aksidentin që ndodhi mes veturës xhip “Range Rover” që ka kaluar në dritë të kuqe dhe ka goditur veturën e tipit “Golf”. Ekipet janë në terren dhe po bëjnë ekspertizë./zyrtar
Kur jemi tek sms i publikuar mes Xhelal Bajramit dikur Zv Ministër i punëve të Brendshme ndërsa sot Prokuror i lartë republikan, me Liderin e tij Ali Ahmeti, i cili i thot : Se nuk paska prova ka shumë prova të forta, duke Aluduar për të dyshuarit e rastit Monstra, e pyesim atë dhe bën mirë të përgjigjet publikisht: Pse Ju Xhelal Bajrami, dolët bashkë në Konferencë për shtyp me Ministren e punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e cila nuk respektoj parimin e prezumimit të pafajsisë duke aluduar se na qenkan kapur vrrasësit e rastit Mostra, dhe Ju me prezencën…
https://www.youtube.com/watch?v=aOJtE5dCcfY Në transkriptet dhe sms porositë që po lexohen në gjykatë për rastin “Monstra”, gjatë seancës së sotme u lexuan mesazhe ku Xhelal Bajrami, atëkohë zëvendës ministër i brendshëm e njofton liderin e partisë së tij, BDI-së, për të rejat e fundit, nga ky rast. Biseda e tyre është zhvilluar vetëm disa ditë pasi ka ndodhur vrasja e pesëfishtë, ku Bajrami i tregon Ali Ahmetit se dy gjurmët biologjike që janë gjetur, nuk korrespodojnë me ato të personave që ishin marrë në pyetje. Ali Ahmeti -Xhelal Bajrami “A.A: Si është gjendja? Po presim kryetar, ende po presim, nuk ka dëshmi…