Author: IM

Kryetari i Forumit Rinor të BDI-së në Tetovë, Art Zylbeari, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave dhe veprimeve të subjektit politik VLEN, të cilët sipas tij po sulmojnë rinistët me akuza dhe manipulime. Në një postim publik, Zylbeari ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj siç e quan ai VRED-it, duke i kërkuar që të sqarojnë burimin e donacioneve të dyshimta që, sipas tij, vijnë nga Serbia. “Mos u merrni me rininë, por tregoni për çfarë i morët donacionet nga Serbia❗️”, deklaroi ai. Zylbeari theksoi se sulmet ndaj Forumit Rinor të BDI-së në Tetovë janë dëshmi e frikës që VRED ka ndaj…

Lexo më Shumë

Ish – Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Lajm TV, ka deklaruar se disa politikanë shqiptarë në vitet ’90 kanë pranuar politika antishqiptare për të ruajtur pozitat e tyre në pushtet. Ai tha se në atë periudhë kishte bashkëpunime të dyshimta mes politikanëve shqiptarë dhe elitave maqedonase, në dëm të interesave të komunitetit shqiptar./Almakos

Lexo më Shumë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pësuar helmim nga ushqimi, njoftoi sot zyra e tij. “Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po shërohet nga një helmim nga ushqimi dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij nga shtëpia për tre ditët e ardhshme”, thuhet në deklaratë. Netanyahu, 75 vjeç, u ndje keq gjatë natës për shkak të inflamacionit të zorrëve dhe dehidratimit, për të cilat po merr trajtim intravenoz. “Duke ndjekur udhëzimet e mjekëve të tij, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditët e ardhshme dhe do të menaxhojë punët shtetërore që andej”, shtoi zyra e tij.

Lexo më Shumë

Nafie Selmani Anketat e publikuara së fundmi kanë shkaktuar jo pak turbullira brenda radhëve të koalicionit VLEN, i përbërë nga tre parti politike dhe koordinatori-deputeti, Bekim Qoku, i kontrabanduar nga Lëvizja Vetëvendosje pa asnjë strukturë vendore dhe pa asnjë mbështetje reale në terren. Rezultatet e anketave ishin zhgënjyese, për të mos thënë alarmante, për aktorët që pretendojnë të përfaqësojnë alternativën politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Reagimet e menjëhershme me tone nervozizimi nga anëtarët e VLEN-it ishte karakteristikë për ata që nuk kanë çfarë të ofrojnë përveç reflekseve të vjetra propagandistike. Të gjitha kanalet e tyre u vunë në…

Lexo më Shumë

Në kuadër të edicionit të 18-të të Shkollës Verore, këtë vit u zhvillua një program i pasur edukativ dhe shpirtëror me fokus në jetën e Pejgamberit Muhamed (s.a.s.). Profesor Ejmen Ismaili ishte një nga ligjëruesit që kontribuoi në këtë projekt me përkushtim të veçantë. “Ishte një nder i veçantë për mua të jem pjesë e këtij udhëtimi të bukur, dhe në veçanti të kontribuoj përmes ligjërimit të lëndës së Sires, duke mësuar së bashku me nxënësit tanë jetën shembullore të Pejgamberit tonë,” u shpreh profesori Ismaili. Pjesëmarrës në këtë shkollë ishin nxënës të moshës 7 deri në 14 vjeç, të…

Lexo më Shumë

Myftinia e BFI-së në Strugë mirëpriti një vizitë zyrtare të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shkup, Shkëlqesia e Tij Denion Meidani, i cili ishte i shoqëruar nga z. Izmit Nura. Kjo vizitë u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore dhe institucionale, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërmjet institucioneve fetare dhe atyre diplomatike shqiptare në rajon. Ambasadori Meidani u prit nga Myftiu i Strugës, H. Adi ef. Murtishi, Sekretari i Myftinisë, H. Shefit ef. Ajredini, si dhe stafi drejtues i institucionit. Gjatë takimit u diskutuan çështje me rëndësi që prekin jetën fetare, kulturore dhe arsimore të komunitetit…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, mori pjesë në edicionin e pestë të festivalit kulturor Struga Fest, një ngjarje që tashmë është kthyer në pikëtakim të rëndësishëm për artin dhe dialogun. Në këtë gjysmë-jubile të festivalit, me pjesëmarrjen e artistes së madhe Inva Mula dhe pianistit Genc Tukiqi, u theksua roli i kulturës si një urë bashkimi mes popujve, brezave dhe përvojave të ndryshme. Në fjalën e tij, Ambasadori Meidani nënvizoi se “kultura është gjuha që na flet të gjithëve njësoj, dhe festivale si ky i japin Strugës zërin e saj të veçantë në hartën kulturore të…

Lexo më Shumë

Türkiye luajti një rol kyç në armëpushimin që u arrit në përleshjet që filluan fillimisht midis arabëve beduinë dhe druzëve në qytetin sirian Suwayda dhe më vonë shpërthyen midis forcave qeveritare të Damaskut dhe druzëve. Sipas informacionit të marrë nga burimet e sigurisë, gjatë përleshjeve dy-ditore në Suwayda, Türiye shfaqi një qëndrim të vendosur dhe qëndroi në krah të administratës së Damaskut, duke bërë çdo përpjekje për të siguruar qetësi midis palëve dhe duke luajtur një rol kyç në armëpushimin. Thuhet se drejtori i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT), İbrahim Kalın, zhvilloi takime të shumta me homologët e tij të…

Lexo më Shumë

Prof. Dr. Adnan Ismaili dhe Kryetari i Organizatës për Kulturë dhe Humanizëm “Merhamet”, Dr. Ridvan Xhaferi, realizuan sot një vizitë zyrtare dhe takim miqësor me z. Rashid Bin Said Al-Hajarin, Ushtrues Detyre i Ambasadorit të ri të Shtetit të Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe të frytshëm, përfaqësuesit e OKH “Merhamet” i uruan mirëseardhje Ambasadorit të sapoemëruar, duke i shprehur urimet më të sinqerta për suksese dhe arritje të shumta gjatë mandatit të tij diplomatik në vendin tonë. Në bisedë u diskutua për projektet e realizuara deri më sot nga “Merhamet” në bashkëpunim…

Lexo më Shumë

Komuna e Gostivarit ka siguruar financim për 49 projekte të ndryshme përmes kredisë hungareze, pas një procesi të kujdesshëm aplikimi. Këto projekte përfaqësojnë një hap konkret drejt zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët e Gostivarit, në fusha të rëndësishme si infrastruktura, arsimi, mjedisi dhe shërbimet publike. Informacioni bëhet i ditur në rrjetet sociale nga Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i cili shprehet: “Ky është një moment krenarie për të gjithë ne. Arritja e 49 projekteve të financuara nga kredia hungareze është rezultat i përkushtimit dhe profesionalizmit të ekipit tonë. Pas një…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Arber Ademi, ka bërë një reagim ndaj një iniciative ligjore që po trajtohet sot në seancën plenare dhe që sipas tij përbën një goditje të rëndë ndaj shqiptarëve dhe Marrëveshjes së Ohrit. Më poshtë shkrimi i plotë i Ademit: Skandalet nuk kanë fund! Shqiptarët dhe Marrëveshja e Ohrit po sulmohen nga çdo drejtim: institucionalisht, ligjërisht e politikisht. Sot jemi dëshmitarë të një tjetër goditjeje të rëndë: VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshierjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në këtë institucion. Propozim-ligji është sot në seancë…

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, prezantoi shtyllën e parë të platformës së re politike të kësaj force, mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar – duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, pa dallim partie apo bindjeje politike, që të bashkohen rreth kësaj kauze. “Mbrojtja e identitetit nuk është vetëm një çështje politike është një detyrë dhe përgjegjësi kombëtare,” theksoi Taravari. Ai paraqiti katër shtylla konkrete të angazhimit të partisë në këtë drejtim: Zbatimi real dhe pa kompromis i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të gjitha institucionet shtetërore dhe administratën publike. Ruajtja e emërtimeve tradicionale…

Lexo më Shumë