Author: Emad

“Sot Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të 15, solli këto vendime në lidhje me masat për parandalimin e përhapjes së KORONAVIRUSIT: 1.Komisioni për sëmundjet infektive i forcon masat dhe i udhëzon të gjitha shkollat fillore dhe të mesme si dhe insitucionet e larta të arsimit së bashku me çerdhet të ndërpresin procesin edukativo-arsimor për 14 ditët e ardhëshme. 2.Ndalohen të gjitha tubimet masive në hapsira të hapura dhe të mbyllura, si dhe të gjitha eventet kulturore dhe manisfestimet në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore, me më shumë se 1000 pjesëmarrës në 14 ditët…

Lexo më Shumë

Alternativa e Afrim Gashit është në fund të konsultimeve me organet partiake mbi listën zgjedhore. Sipas informatave jozyrtare, marrim vesh se kryetari Gashi ka ftuar mbledhje të Kuvendit Qendror për ditën e mërkurë (11.03.2020) në orën 19.00 në selinë qendrore të partisë, ku pritet edhe të merren vendimet e fundit se me cilat emra Alternativa do të jetë në listën zgjedhore të koalicionit. Sipas të njëjtit burim, i cili dëshiron të mbetet anonim, marrim vesh se kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, pas konsultimeve të fundit me organet partiake dhe me partnerin e koalicionit – Aleancën për Shqiptarët, pritet që nesër,…

Lexo më Shumë

Koronavirusi mund ti shtyjë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend, të caktuara për më 12 Prill. Kështu mëson in7 nga burime brenda qeveritare. Të njëjtat burime theksojnë se ditën e Enjte do të thirret takim liderësh në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Ftesat tashmë janë dërguar tek krerët e partive politike. Detaje më të hollësishme me siguri do të ketë edhe nga shërbimet qeveritare.

Lexo më Shumë

Zoran Trajkovski, i punësuar në MPB tha se për më tepër se një muaj para se të ndodhë vrasja e pesëfisht ka pasur informacione se do të ketë incident dhe se do të vuajnë njerëz të pafajshëm. “Disa muaj para ngjarjes, diku 30-40 ditë mora të dhëna se në rajonin e Likovës përsëri janë paraqitur formacione parmilitare me uniforma. Ata më herët kanë pasur shenjën e UÇK-së, kurse këto tani kanë pasur shenjën e Iliridës. Kontaktova me Nikolla Spasovskin, shefin e atëhershëm të SPB-së Shkup, si dhe me Sinisha Aleksovskin. Nga dy burime kam marrë informacione se rreth festave të…

Lexo më Shumë

Burime jozyrtare brenda AlternAtivA-s thonë se të gjitha degët e zonës 6 kërkojnë që ministri aktual i kulturës, Hysni Ismaili, të jetë përfaqësues dhe prijës i AlternAtivA-s në zonën e 6-të zgjedhore. Sipas analizave të terren dhe përkrahjes strukturore brendapartiake, marrim vesh se strukturat e Alternativës në degët Gostivar, Tetovë, Tearcë, Bogovinë, Vrapçisht, Zhelinë, Bërvenicë dhe Jegunovcë, kërkojnë që Hysni Ismaili të jetë emri që do t’i prijë AlternAtivA-s në zonën e 6-të zgjedhore. Ditë më parë, në mbledhjen e mbajtur me 25 këshillat vendorë të Alternativës në degën e Tetovës marrim vesh se ministri aktual i Kulturës, Hysni Ismaili,…

Lexo më Shumë

Në vazhdimin e gjykimit për rastin “Monstra”, prindi i njërit prej fëmijëve të vrarë te Liqeni i Smilkovës, e ka pyetur ish ministrin e drejtësisë, Blerim Bexheti nëse ka hëngër shuplakë nga Beqir Hasani, shkruan Fokus. Babai i Branko Triçkovskit të vrarë tha se vetë ish kryeministri Nikolla Gruevski i ka thënë se Beqir Hasani i ka dhënë flakareshë Blerim Bexhetit. Kryetari aktual i komunës së Sarajit, Bexheti, tha se njihet me Beqir Hasanin, por asnjëherë nuk ka pasur presion, e as nuk ka marrë flakareshë prej tij.

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike pritet të “ndezë motorët” gjatë kësaj periudhe dhe me shpejtrësi më të madhe se deri tani t’i procedojë rastet e hapura nga ish Prokuroria Speciale Publike, shkruan revista Fokus në numrin e saj të fundit. Sipas kësaj reviste, pritet të hapet rasti i ish deputetes së VMRO-DPMNE-së, Sillvana Boneva, rasti ndaj deputetit të kësaj partie, Antonio Milloshovski, por edhe rasti ndaj kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili dyshohet bashkë me ish kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Kjo revistë sjell detaje deri tani të papublikuara lidhur me rastin “Regjistrimi”, ku Gruevski dhe Ahmeti dyshohen bashkë që e kanë…

Lexo më Shumë

Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në #Almakos, i ftuar është analisti politik, Visar Ademi. Me analistin, Visar Ademi, do të flasim për situatën ekonomike në RMV, por edhe për partitë politike shqiptare dhe ato maqedonase. ◾ A është RMV në rrugën e duhur? ◾ Pse dështon zhvillimi ekonomik? ◾ Si e vlerëson qeverisjen e Zoran Zaevit? ◾ Çka do të thotë rikthimi i mundshëm i VMRO-së në pushtet? ◾ Si i sheh transferet nga njëra parti në tjetrën? ◾ Pse BDI-së i konvenonte mos ndërrimi i emrave të shkollave ne Çair? ◾ Pritshmëritë nga koalicioni AAA-ASH! ◾ BDI-ja…

Lexo më Shumë

Gazmend Aliu kryetari i degës së Levizjes Besa në Tetovë ka dhënë dorëheqje, ku shkruan: Të nderuar familjar,shok e miq, … Në Lëvizjen Besa u inkuadrova në 2014, si lëvizje e clia thirrej në ideale dhe atedhedashuri. Me mish e me shpirt dham kontribut, i madh e i vogël, shfrytëzuam gjithë kapacitetin familjar, shoqëror, për të ngritur këtë Lëvizje e cila ishte shpresë e shqiptarve ne vend! Por çfarë ndodhi! E gjithë kjo kishte qene thjesht nje mashtrim, luftë për karrike dhe refleks i pakontrolluar per te kenaqur urine dhe apetite klanore. E dhimshme është se shfrytëzuam fjalën e shenjte…

Lexo më Shumë