Krerët e partive të koalicionit opozitar Alternativa & Aleanca për Shqiptarët, Afrim Gashi dhe Ziadin Sela, sot kanë qenë pjesëmarrës në marshin popullor të Vetëvendosjes në Prizren, ku u takuan me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe u.d. Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo mbështetje e Afrim Gashit dhe Ziadin Selës për Vetëvendosjen, vjen si pasoj e reflektimit reciprok ku në zgjedhjet e 15 korrikut të vitit të kaluar edhe kreu i VV-së, Albin Kurti kishte shfaqur mbështetje në drejtim të koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët. Ndryshimet shqiptare po fillojnë nga Kosova dhe do të kenë impakt edhe tek…
Author: IM
Kryetari i Shoqatës SOS Vita- Shkup, Ertan Shakiri po vazhdon me aktivitete e tij, që në fokus kanë përmirësimin e kushtet e jetesës për personat me nevoja të posaçme. Në këtë drejtim ai sot ka takuar pronarin e kompanisë së njohur Xhevair Holding. Siç njoftojnë nga shoqata, takimi ka qenë shumë i frytshëm dhe me shumë shpresa për të ardhmen. “Kryetari vazhdon duke i realizuar takimet për të mirën e personave me nevoja te veçanta. Sot kreu i shoqatës e nderoi firmën e njohur Xhevahir Holding dhe pronarin Z. Eser Xhevahir ku diskutuan shumë çështje të mira për një e…
Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut po i jep përkrahje të fuqishme Vetëvendosjes dhe kryetarit të saj, Albin Kurti. Pas përkrahjes publike të dy eksponentëve partiakë, Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa dhe Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, mbështetje të fuqishme për Vetëvendosjen ka dhënë edhe lideri i Alternativës, Afrim Gashi, i cili gjatë një prononcimi për Syri TV në Shqipëri ka thënë: “Fushata kundër Albin Kurtit vetëm po e forcon më shumë Albinin. Vendimi juridik për Kurtin po mundohet ta pengojë vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës”, theksoi Gashi. Në lidhje me vendimin…
AlternAtivA po vazhdon me aktivititet e saja në terren. Kështu, në nivel strukturor, kanë vijuar ndryshimet kadrovike prej në Likovë e deri në Strugë. Siç e dimë, të premten u bënë ndryshimet strukturore në degën e Shutkës, ndërsa u realizua takim edhe me aktivistët, më saktë kuvendarët e degës Saraj, ku në mënyrë unanime kryetar i ri i degës, u zgjodh aktivisti dhe sportisti i mirënjohur nga Shkupi, Ertan Demiri. Ertan Demiri, në opinionin publik dhe tek sportdashësit, njihet për karrierën e tij në futboll, ndërsa aktualisht punon si menaxher i futbollit.
Ari Sami Ukshini, (djali i vetëm i komandant Sokolit), ka dalë në tubimin e Vetëvendosjes në Gjakovë, krah për krahu me Albin Kurtin, të cilin e ka quajtur,transmeton gazeta Lajm, “kryeministri në ardhje”. “Edhe un i them: Kryeministër jemi me ty në ç’do aspekt edhe unë edhe Sokoli e të tjerët. Zoti ju ruajt Ty e Vjosën!Paç Uratën!”, ka shkruar ai në Facebook, duke shpërndarë fotografinë me Albin Kurtin.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim kryetarin e Parlamentit të Turqisë Mustafa Sentop. Gjatë takimit, Basha i shprehu mirënjohjen kryeparlamentarit turk ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë COVID-19. “Turqia është një mike e çmuar e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar dhe ka qenë pranë nesh në momente të rëndësishme për vendin dhe kombin tonë, si anëtarësimi në NATO, ndërtimi i Rrugës së Kombit, pavarësia e Kosovës dhe fushata për njohjen e saj” deklaroi Basha. Krydemokrati…
Gazetari i johur nga Tirana, Denion Ndrenika, e ka quajtur qyqar ministrin e jashtëm maqedonas, Bujar Osmani, pas vizitës zyrtare që realizoi në Shqipëri. Në kolumnën e botuar në gazetën Lajm, Ndrenika komenton me mllef qëndrimet e Osmanit të shprehura në Tiranë, duke mos kursyer as ministren e jashtme shqiptare, Olta Xhaçka. “Vjen në Tiranë dhe flet për trojet e Shqipërisë si të jenë fqinjë!!! Ministri i Jashtëm i qeverisë së shtetit të verimaqedonasve shqiptari Bujar Osmani tha midis Tirane se “si fqinjë të afërt jemi drejtpërdrejtë të interesuar për suksesin e dialogut Prishtinë-Beograd të udhëhequr nga Bashkimi Europian dhe…
Anisa Bahiti Dikur, kur ne që s’kemi mbushur ende të 30-at ishim fëmijë, Fatos Nano, atëherë kryetar opozite i PS-së, i burgosur, i pati shkruar një letër partisë së tij, ku e akuzonte se ishte kthyer në një kënetë. I madhi Dritëro Agolli, i cili ishte jo vetëm mëndjehollë, por dhe patriarku i PS , i qe përgjigjur se, nëse partia jonë është kënetë, atëherë ti je “bufi i kënetës.” Për ne të rinjtë që as nuk e mbajmë mend as qeverisjen Nano, as “kryetarllëkun”e tij, se ka kaluar 16-vjet që është larguar, fjala Fatos NANO s’do të thotë asgjë,…
Ministri i Shëndetësisë në TV24 deklaroi se gjendja me coronavirusin mbetet stabile dhe se nuk është koha që të hiqen maskat. ipas Filipçes, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe se nëse ka përkeqësim të gjendjes epidemologjike, si Qeveri janë të gatshëm për masa të reja. “Tani kemi gjendje stabile, shpresoj të vazhdojë kështu. E ndjekim gjendjen dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim edhe masa të reja epidemiologjike nëse ka përkeqësim të sërishëm”, tha Filipçe. Ai theksoi se në Maqedoni ka rreth 20 lloje të coronavirusit dhe se këto ditë priten rezultatet e hulumtimeve më të reja të ASHAA sa…
“ Sipas informacioneve që kemi marrë nga aktivistë tanë dhe qytetarë, kuptojmë se disa djem të rinj janë marrë nën masë arresti, kryesisht nga Shkupi dhe rrethina, kjo me arsyetimin se kanë marrë pjesë në protestën për rastin ,,Monstra”, që u mbajt javën e kaluar. Koalcioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa & Alternativa shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për faktin se në mesin e atyre që janë marrë nën arrest dhe në pyetje informative ka edhe persona të mitur. Prandaj e pyesim ministrin e Policisë, Oliver Spasosvski, se si është e mundur që fëmijë të merren në pyetje informative?…
Fëmiu 13 vjeçar nga Çairi i Shkupit, Adis Berisha, është në mesin e personave që policia e Shkupit ka fituar në bisedë informative lidhur me protestën shqiptare të ditës së premte që u mbajt në Shkup. Gazeta Lajm ka siguruar fotografinë e Adisit, si dhe ftesën për në polici, të cilat po i publikojmë me lejen e prindit të tij. Ai është ftuar që bashkë me prindin të paraqitet “MENJËHERË” në stacionin policor “Kisella Vodë” me prindin e tij. Siç qëndron në ftesë, Adisi akuzohet për vepër penale në bazë të nenit 279, paragrafi 2 të Kodit Penal. Zëdhënësi i…
Punëtorët shqiptarë, që ishin të angazhuar në Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore MALMED, nga 1 janari i këtij viti nuk kanë vajtur në punë, pasi atyre u ishte thënë se duhet të presin deri sa të merret leje nga Ministria e Financave. Por, përfundimisht nga fillimi i shkurtit ata janë larguar nga puna. Madje, derisa ata presin të njoftohen zyrtarisht se janë të përzënë nga puna, vendet e tyre të punës vetëm kanë filluar të zëvendësohen me aktivistë ose përkrahës të BDI-së. Vlen të theksohet se këto vende të punës janë mundësuar derisa Alternativa ishte në pushtet dhe tash…

