Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela pas përfundimit procedit zgjedhor ka deklaruar se me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata. “Fitorja e thellë e Vetëvendosjes dëshmoi forcën e sovranit për ta bërë ndryshimin, drejt mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të shtetit ligjor. Me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata! Kjo fuqi politike padyshim që bart mbi vete edhe peshën e përgjegjësisë për të ardhmen e Kosovës. Urime Albin Kurti, urime Vjosa R. Osmani! Gëzuar Shqiptar të Kosovës për përcaktimin dhe zgjedhjen e Juaj!”, ka shkruar Sela.
Author: IM
Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë, ka deklaruar se referendumi me të vërtetë ka ndodhur sonte në Kosovë. Ai ka uruar për fitoren kreun e VV-së, Albin Kurti, duke thënë se radha për fitore tani është për shqiptarët e Maqedonisë. “Ashtu siç edhe pritej, sonte për të satën herë Kosova dëshmoi vetëdijen e lartë politike dhe pjekurinë kombëtare për ta bërë ndryshimin. Siç ishte paralajmëruar, referendumi vërtet ndodhi. Shqiptarët e Kosovës edhe një herë na bindën se janë të gatshëm për kapitull të ri. Duke i përgëzuar për këtë maturi politike dhe këtë…
Dalngadalë po nxehet debati për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vit. Sidomos në komunat ku po udhëheq opozita shqiptare. Mnistri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një intervistë për MIA, deklaroi se BDI-ja do të ketë kandidatë në të gjitha komunat shqiptare dhe beson se 95% prej tyre do t’i fitojnë. Varësisht nga reagimet (përgjigjet) e tyre i krijojmë politikat. Do të kemi kryetarë në pothuajse të gjitha komunat me shumicë shqiptare në rajonin e Shkupit, por jam i bindur se edhe në Rajonin e Pollogut”, theksoi Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.
Pjesa e basteve sportive në vend në totalin e mbledhur të tatimit mbi të ardhurat personale në shtet duhet të jetë 10%. Ky 10% i lartë është për shkak të faktit se taksa në bastet sportive tarifohet nga secili fitim i realizuar i lojtarëve. Ndërkaq lojrat e tjera të fatit paguajnë këtë taksë vetëm për disa kategori fitimesh, të tilla si çmim i parë. Organizatorët e lojërave të fatit janë të vetmit që nuk u përfshinë nga ndryshimet në Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat Personale kur u bë dhe korigjimi në shumën e të ardhurave. Për të gjitha aktivitetet…
Feta Alimi sot duhej të ishtë i lirë dhe afër familjes së tij, dhe jo ti ulej dënimi nga 7 vite në 6 vite nga Gjykata e politizuar dhe e partizuar e Apelit. Fetau nuk mund as të krahasohet me organizatorët e as më dhunuesit dhe as te relativizohet me te burgosur tjerë fajtor kryesor të ngjarjes se 27 Prillit. Gjykatat tona janë larg ndarjes së drejtësisë përderisa në një proces gjyqësor i trajtonë të barabartë agresorin dhe viktimën. Drejtësia do të vijë bashkë me ndryshimin! (Ziadin Sela)
“Albin Kurtin e kam mik që para politikës. VV-ja na dha mbështetje si koalicion në zgjedhjet e fundit të korrikut të 2020-tës, ndërsa tash edhe ne po i japim asaj përkrahje për ndryshim. Bashkëpunimi ynë duhet të jetë i frytshëm, institucional dhe në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë për emisionin “Intervista” në portalin informativ News-TV, kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka dalë me një video-mesazh për qytetarët të cilët votojnë për herë të parë në zgjedhje. Osmani me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë thirrje që të dalin të gjithë të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, transmeton Klan Kosova. “Mesazhi im për të rinjtë e Kosovës dhe për te gjithë votuesit që në këto zgjedhje votojnë për herë të parë. Ta shndërrojmë 14 shkurtin në festë të vërtetë – në festën e votës suaj!”, ka shkruar Osmani.
Kreatori i ueb faqes vaksajns.mk, e cila dërgon te ueb faqja vaksinacija.mk ku duhet të paraqitemi për t’u vaksinuar kundër Covid-19, Adil Bakiu është ftuar në polici. Nuk tregon motivin e ftesës, por thotë se Ministria e Punëve të Brendshme shumë më shpejtë e ka gjetur atë, sesa kreatorin e ueb faqes ku u publikuan fotografi inkriminuese të vajzave nga Strumica. Ndërkaq, nëpërmjet një statusi të shkruar më vonë, ka sqaruar se në Stacionin Policor ka folur për atë si dhe pse e ka krijuar domenin. “Në SP kemi biseduar për atë si dhe pse dhe aq ishte.…
Fejzi HAJDARI E di qe do tju duhet qesharake, si shume pune tjera, e qe ne fund kur e shohim epilogun, zhgenjehemi dhe deshperohemi shume, qofte nga politika, qofte nga ndonje organizem tjeter… ë Pse them se Tirana dhe Prishtina kane pjese te fajit? Sepse, pikerisht perfaqesuesit e larte te te dy qendrave shqiptare, pak para fillimit te fushatave zdhedhore ne Maqedoni, vrapojne gjithone t’i mbeshtesin partitë shqiptare ne qeverine e Maqedonise. Ata, gjithmone si puna e Amdi Bajram, vrapojne ta mbeshtesin partine ne qeveri, e cila harton libra ku shqiptaret ofendohen institucionalisht dhe diskriminohen skajshem. E besoni se veprime…
Zeqirija Ibrahimi në emisionin “ENTER” në TV SHENJA tha se për skandalin me tekstet shkollore sigurisht që dikush duhet të bartë përgjegjësi. “Sikur ne të ishim një shoqëri e përgjegjshme ne do ta kishim adresuar saktë përgjegjësinë por për fat të keq te ne kanë ndodhur dhjetëra e qindra skandale dhe përgjegjësit e vërtetë nuk kanë marrë asnjë dozë faji apo përgjegjësie për ato gjëra. Për mua është ende e pakuptueshme pse është aq e vështirë që ministri i arsimit ta formojë një Komisioni i cili i merr në dorë gjitha librat e historisë, gjeografisë, muzikës, por edhe librat që…
“Realiteti turk, me dinamikën e tij të jashtëzakonshme, po u imponohet gjithnjë e më tepër mjeteve të informimit për ta ndjekur atë nga afër e për ta pasqyruar gati çdo ngjarje në kohën më të shkurtër, shpesh madje në mënyrë të drejtpërdrejtë. Përditshmëria shoqërore, politike, ekonomike, etj., e Turqisë në transformim të shpejtë prodhon lajme në mënyrë të vazhdueshme, dhe kjo dukuri është në vetvete një lajm i mirë për mediat, gjithmonë në kërkim të diçkaje të re. Lajmet për Turqinë janë tanimë të kudogjendshme dhe në mjetet shqiptare të informimit, si asnjëherë më parë, duke i ardhur në ndihmë…
Forca të shumta policore pas pres konferencës së koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa. Ata në të njejtën kohë, e dërguan një libër brenda ministrisë për historinë e shqiptarëve si dhe i dogjën disa fletë me përmbajtje antishqiptare në librin e gjeografisë. Policia intervenuese u thirr nga ana e sigurimit te ministrisë. Policia në të njejtën kohë mori në pyetje pjesëtarët e koalicionit. /SHENJA/

