Author: Emad

“ Të nderuar qytetarë, motra e vëllezër 24 marsi po shënohet në historinë tonë më të re si datë shumë e rëndësishme për lajme nga Brukseli. Sot, si më 1999, po na vjen një lajm shprese nga Brukseli ku Bashkimi Evropian vendosi që të hap bisedimet për anëtarësim të plotë të vendit tonë dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe ky është një lajm shumë shpresëdhënës dhe i mirë për të gjithë ne, në vecanti kur po kalojmë ditë të vështira në përballje me kanosjen për shëndetin e gjithësecilit prej nesh. Në vitin 1999, aleanca veriatlantike filloi sulmet ajrore mbi forcat…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19. Nga ministria njoftojnë se numri më i madhë të prekurit vijnë nga: Shkupi (7), Kumanova (5). Me 12 rastet e reja, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi Covid-19 sot deri në orën 12:00 ka arritur 148 persona nga të cilët, 1 është shëruar dhe 2 kanë ndërruar jetë. Sipas vendbanimeve, deri më tani raste me Covid-19 janë regjistruar në: -Shkup (88) -Dibër (40) – 1 i vdekur -Kumanovë (8) -1 i vdekur -Shtip (7) -Kavadar (2) -Ohër (2) -Gostiavar…

Lexo më Shumë

Kreu i Komunës së Gostivarit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka kundërshtuar sot propozimin e kreut të LSDM’së për barazimin e rrogave, sipas të cilit, administratorët dhe punëtorët në arsim gjatë.dy muajve të ardhshëm të marrin rrogë minimale. Taravari apeloi që Kryeministri teknik, Oliver Spasovski dhe qeveria e tij të mos e marrin parasysh këtë propozim të Zaevit. Sipas tij, nuk do të ishte problem nëse drejtuesve të institucioneve shtetërore u ulet rroga, por assesi nuk mund te pajtohet që mësuesve dhe administratorëve tu bëhet kjo gjë.

Lexo më Shumë

Kryesia e Alternativës së Afrim Gashit së shpejti pritet të miratojë një vendim, sipas të cilit çdo funksionar i saj në pushtetin ekzekutiv, përfshi edhe deputetët, do të ndajë së paku nga një rrogë për skamnorët. Burime partiake thonë se qëllimi i këtij vendimi do të jetë të ndihmohen familje që gjenden në situatë të rëndë ekonomike në këtë periudhë kur ekonomia e vendit po pëson dëme të mëdha nga masat e ndërmarra kundër Koronavirusit. Edhe përfaqësues të BDI-së kanë bë të ditur se janë të gatshëm të dhurojnë rrogat e tyre që të mos zvoglohen rrogat e administratorëve, por…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/523365461914001/ Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri tani 10 ditë është vetizoluar, duke respektuar rekomandimin e autoriteteve shëndetësore. Në një intervistë on-line për Lajm.Tv, Zeqiri thotë se shkak kryesor për t’u vetizoluar është vajza e tij njëmuajshe dhe frika që ajo të mos infektohet. Ndryshimin e madh në dinamikën jetësore, nga aktivitetet e përditshme politike, në izolim të plotë, Zeqiri thotë se e kompenson kryesisht duke lexuar. A më e vështirë përballja me koronavirusin, apo përballja me kundërshtarët politik të VMRO-së dhe BDI-së në bankat e Kuvendit, ishte një pyetje që imponohet në këtë situatë, duke pasur parasysh se…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e tij, Philip S. Kosnett. Në këtë takim, Ministri Vitia e njoftoi Ambasadorin amerikan lidhur me masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e situatës epidemiologjike në Kosovë lidhur me Koronavirusin Covid -19. Gjithashtu, e njoftoi për masat e reja shtesë të cilat Qeveria pritet t’i ndërmarrë në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid-19 në Kosovë. Ministri Vitia e falënderoi Ambasadën e SHBA në Kosovë për mbështetjen e vazhduar në këtë situatë të ndjeshme në të…

Lexo më Shumë

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot në mesditë afër berzës në Kërçovë. Me gjithë përpjekjet e shoferit për ta shuar zjarrin, një gjë të tillë nuk ia ka arritur. Shikuesit e Tv Uskana kanë dërguar një video ku shihet teksa përfshihet nga zjarri. Ndërsa nuk dihen ende arsyet për përfshirjen e veturës nga zjarri. Zjarrfikësit po ashtu janë parë në vendin e ngjarjes të cilët kanë tentuar ta shuajnë zjarrin./Tv Uskana https://www.facebook.com/315207821853410/posts/3859329404107883/?vh=e&d=n

Lexo më Shumë

Prestigjozja austriake Der Standard ka shkruar një artikull për situatën e fundit në Kosovë, ku hedh poshtë se zhvillimet e fundit lidhen me krizën e virusit Korona, por as edhe me shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme dhe shkarkimin e ministrit të brendshëm Agim Veliu. “E gjitha lidhet nga ndikimi i të dërguarit special amerikan Richard Grenell, që ka ndaj “dinosaurëve” të LDK-së,” përcjell foldrejt.com, duke nënkuptuar Isa Mustafën. Grenelli që është shumë i padëshiruar në Berlin, po shfrytëzon krizën e virusit, për të arritur sa më shpejt marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo lidhet edhe me takimin që pati ai…

Lexo më Shumë

Edhe Aleanca për Shqiptarët ka kundërshtuar propozimin e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për shkurtimin e pagës për administratën, si masë ekonomike në kohë krize. “Duke qenë se situata e krijuar nga koronavirusi nuk ka eskaluar nga aspekti ekonomik në atë masë sa të shkurtohet rroga e të punësuarve nga sektori publik, është heret të shkurtohen rrogat, sepse kjo masë shkel në mënyrë të drejtpërdrejt të drejtat e punëtorëve. Në vend se të shkurtohen rrogat e punëtorëve që përkrah rrezikut nga virusi vazhdojnë të punojnë, duhet të shkurtohen lukset e funksionarëve që me vite kanë shterur buxhetin shtetëror. Veç tjerash…

Lexo më Shumë

Plani i qarkullimit të trenave të udhëtarëve në kushte të lëvizjes së kufizuar (ora policore 21:00 -06:00) Trena të cilët do të qarkullojnë: o linja Veles-Shkup-Tabvanoc-Shkup-Veles: 3. treni nr. 600 niset nga Shkupi sipas itineratit dhe, 4. treni nr. 601 niset nga Tabanoci sipas itinerarit o linja Veles-Shkup-Veles: 2. treni nr. 2080/2081/2082 – sipas itinerarit o linjaShkup-Gjevgjeli-Shkup: 3. treni nr. 611 niset nga Shkupi në ora 06:57 (me një vonesë me +34 min), dhe 4. treni nr. 632 niset nga Gjevgjelia sipas itinerarit o linjaShkup-Tabanoc-Shkup: 3. treni nr. 2022 niset nga stacioni i Shkupit sipas itinerarit dhe, 4. treni nr.…

Lexo më Shumë

Subjekti politik AlternAtivA po i përcjell me kujdes zhvillimet politike dhe masat që ndërmerren për tejkalimin e krizës që është shkaktuar nga virusi COVID 19. Në këtë drejtim jemi të vetëdijshëm edhe për problemet dhe krizën që e shkakton kjo pandemi, sidomos në funksionimin normal të ekonomisë dhe, prandaj, pajtohemi se për ta tejkaluar me sukses këtë fazë, duhet të jemi aktivë të gjithë. Duke i pasur parasysh faturat që i paguajnë qytetarët (për EVN, shërbimet e telekomunikimit, Ujësjellësi, Higjiena komunale etj.), si dhe furnizimin me ushqim dhe mjete të tjera të nevojshme (në kushte kur duhet të qëndrohet në…

Lexo më Shumë

Mjeku amë Liridon Disha nga Tetova, pas përhapjes së lajmit që disa antibiotik dhe barëra tjerë ndihmojnë në parandalimin dhe shërimin e koronavirusit, sot në profilin e tijë në Facebook shkruan: Të dashur pacientë, miq e familjarë, MOS BLENI SUMAMED (AZITHROMYCIN) DHE MOS KËRKONI PREJ MJEKËVE AMË T’U PËRSHKRUAJNË BARËRA TË ASHTUQUAJTURA KUNDËR KORONAVIRUSIT. EDHE PO TE JENI POZITIV NË KORONAVIRUS, JU PIKË SË PARI DUHET T’I PËRMBAHENI PROTOKOLIT MEDICINAL DHE ASSESI TË KONSUMONI BARËRA ME VETËINICIATIVËN TUAJ. ÇDO LOJ KONSUMIMI I BARIT (TABLETAVE) PA KONSULTIM ME MJEKUN TUAJ MUND TË JU SHKAKTOJË DËM DHE KAMUFLIM TË SËMUNDJES. JU LUTEM…

Lexo më Shumë