Ish kryeministri i arratisur, Nikolla Gruevski për veprën penale “Dhunë” u dënua me 1 vit e gjysmë muaj ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, Aleksandar Trajkovski, masë alternative me kusht, prej 1 viti, raporton SHENJA.
Këto dënime ndaj ish funksionarëve të VMRO-së u shqiptuan përshkak se ishin të akuzuar në rastin “Shuplakat në komunën Qendër”, lëndë e hapur nga ish Prokuroria Speciale, e cila pas 4 vitesh gjykim gjeti përfundimin.
Gjykatësi gjykimin e zgjatur për këtë rast e arsyetoi me atë që siç tha, avokatët e të akuzuarëve kanë qenë të angazhuar edhe në tjera lëndë, njëri prej të akuzuarëve ka qenë i akuzuar edhe në disa lëndë, si dhe një kohë nuk kanë pasur prokuror përshkak të shkrirjes së PSP-së.
Prokurorja Fatime Fetai në seancën e fundit liroi nga akuzat,Daniela Rangelova, Milan Andonovski dhe Borce Bogdanovski.
Data 10.07.2026
Aktuale
- Momente tmerri mbi qiellin e Maqedonisë: Defekti i avionit theu xhamin dhe një person u tërhoq nga rrjedha e ajrit, por u shpëtua nga pasagjerët tjerë
- VLEN: Mbi 300 projekte, autostrada Shkup–Bllacë dhe më pak pritje në kufi
- Ndërron jetë Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë
- LSDM: Nuk do të lejojmë që dikush të votojë në vend të të tjerëve, as në Maqedoni, as nga diaspora
- Kërkoheshin nga INTERPOL për vrasje e plagosje në Maqedoninë e Veriut, arrestohen në Shqipëri
- 63 vjeçari nga Gostivari denoncohet për sulm fizik ndaj një 14 vjeçari
- VMRO-DPMNE do të pranojë çdo marrëveshje për Kodin Zgjedhor, nëse përfshihet votimi i diasporës
- Meidani: Sulmet nuk më shqetësojnë, ato flasin më shumë për autorët se për mua


