Author: IM

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti, ka akuzuar drejtuesit e koalicionit VLEN se po i braktisin interesat shqiptare dhe po shërbejnë vetëm si vegla të pushtetit. Ai thekson se revizioni në Fondin për Sigurim Shëndetësor është pasojë e problemeve të trashëguara ndër vite, por ajo që po ndodh sot, sipas tij, është braktisje e hapur e pacientëve shqiptarë. Shkrimi i plotë i Ahmetit në vijim: Ata që sot bëjnë moral, janë po ata që shitën monopolin dhe çdo pronë publike që mund të shitej, që shitën interesat shqiptare për karrige dhe favore nga padronët e…

Lexo më Shumë

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe homologu i tij saudit, Princi Faisal bin Farhan, kanë diskutuar situatën e fundit në Siri dhe Gaza, raporton Anadolu. Burimet diplomatike turke thanë se gjatë telefonatës u diskutuan gjithashtu hapat që mund të ndërmerren drejt njohjes së Shtetit të Palestinës në kuadër të rezolutës së miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Lexo më Shumë

Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët që doli nga koalicioni i ashtuquajtur VLEN në Maqedoni të Veriut rrëfeu për herë të parë se çka i kishte thënë kryeministri shqiptar, Edi Rama, para se ky koalicion të hynte në qeveri me Hristjan Mickoskin. Taravari tha se në maj të vitit të kaluar Edi Rama e dinte me siguri se çfarë do t’ju ndodhte në koalicion me Mickoskin – koalicion i cili ishte mbështetur dhe krijuar gjerësisht nga Albin Kurti. “Po them diçka, besoj që zoti Edi Rama nuk ma merr për të madhe. Menjlherë pas 8 majit kisha njlë takim me…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët nga Arben Taravari i është kundër përgjigjur VLEN-it, duke e akuzuar për heshtje dhe nënshtrim total ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski. Në një komunikatë zyrtare, Aleanca thekson se VLEN është një projekt politik i kapur dhe i kontrolluar nga qendra e pushtetit. Më poshtë reagimi i plotë i ASH-Taravari: Përgjigja më e qartë dhe më e sinqertë për grupimin politik të quajtur VLEN u dha të enjten nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku vetë kryeministri aktual Hristijan Mickoski sqaroi publikisht se kryeshefi i tyre politik, Arben Fetai, kishte shpifur në deklaratat e bëra në një…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN ka akuzuar Arben Taravarin për tradhti ndaj vullnetit të votuesve shqiptarë, duke e cilësuar rolin e tij si ndërmjetës për rikthimin e BDI-së në pushtet një “vetëvrasje politike”. Në vijim po ua përcjellim të plotë reagimin e VLEN-it: Pas zhveshjes dhe demaskimit që iu bë dje nga foltorja e Kuvendit, Arben Taravari u ka borxh votuesve një përgjigje të sinqertë: çfarë halli e detyroi atë që ta marrë rolin e shkuesit të Ali Ahmetit e Artan Grubit te Hristijan Mickoski? Pse Taravari e luste Mickoskin që ta marrë BDI-në në Qeveri? Pse ky njeri vepronte tinëz për ta…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, thotë se pritjet për zgjedhjet lokale janë që koalicioni i Frontit Europian të fitojë me një diferencë më të madhe se 2:1 ndaj VLEN. “Në zgjedhjet e fundit, kur ishim pjesë e koalicionit VLEN, morëm 107 mijë vota, ndërsa BDI, ose më saktë Fronti Europian, mori 137 mijë. Në të gjitha anketat, ASH ishte gjysma e VLEN-it, dhe ky është një fakt i padiskutueshëm”, tha Taravari, duke shtuar se tani pritet që diferenca të thellohet ndjeshëm. Sipas tij, nëse rezultati përfundimtar nuk e kalon raportin 2:1 në favor të koalicionit të përbërë nga…

Lexo më Shumë

Ndonëse ka filluar publikimi i emrave për shumë komuna ku do të garojnë kandidatë shqiptarë, ende nuk është vendosur saktësisht nga subjektet politike shqiptare në disa vende se kush do t’i prijë këtij procesi nga radhët e tyre. Televizioni SHENJA nga burime jozyrtare të mirëinformuara merr vesh se kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejd do të jetë kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim në Qytetin e Shkupit. Rexhepi aktualisht është deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, i zgjedhur përmes një koalicioni me “Frontin Europian” në përbërjen e tanishme parlamentare./TVSHENJA

Lexo më Shumë

Koalicioni shqiptar VLEN ka përzgjedhur Bashkim Bakiun si kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet lokale të nëntorit, mëson INA. Kandidatura e Bakiut është dakorduar mes partive të koalicionit dhe pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. Aktualisht, Bashkim Bakiu ushtron detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve të Përgjithshme në Qendrën Klinike Universitare në Shkup. Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti, ndërsa VLEN tashmë ka shpallur shumicën e kandidatëve në komunat shqiptare.

Lexo më Shumë

VLEN i është përgjigjur akuzave të BDI-së në lidhje me respektimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga Qeveria e RMV-së. Nga VLEN thonë se akuzat e BDI-së janë hipokrozi, pasi siç theksojnë, BDI ka qenë arkitekti i viteve të heshtjes institucionale për gjuhën shqipe. “E vërteta është kjo: BDI nuk ka asnjë të drejtë morale të flasë për përdorimin e gjuhës shqipe. Në kohën e tyre, gjuha shqipe ishte e pranishme vetëm në premtime, në ndërkohë që komunikimi ndërinstitucional dhe dokumentet zyrtare funksiononin vetëm në një gjuhë, maqedonisht”. “Sot, falë qeverisjes së re dhe përkushtimit të zyrtarëve shqiptarë brenda…

Lexo më Shumë

Nafie Selmani Nuk mbahet mend ndonjë periudhë tjetër politike në të cilën një subjekt politik që është pjesë e pushtetit, siç është VLEN-i të ketë qenë kaq i përqendruar në sulmin ndaj opozitës, siç po ndodh sot. Pas një fushate të koordinuar kundër Arben Taravarit, tash ata janë vënë në sulm të koordinuar kundër opozitës në tërësi, për kandidatët për kryetarë komunash me tendencë të qartë për të shkaktuar përçarje dhe konfuzion. Ndërkohë vetë ende nuk kanë guxuar ende të shpalosin kandidatët për zgjedhjet lokale, sepse me gjasë janë të zënë me zgjidhjen e përplasjes së brendshme që tanimë nuk…

Lexo më Shumë

Pas zërave të shumtë nëpër koluare politike se kryetari i Komunës së Sarajit, Iljas Veseli, nuk do të kandidojë për një mandat të dytë, e se për këtë ka pakënaqësi, vetë Veseli ka reaguar përmes një postimi publik, duke hedhur poshtë këto spekulime. Ai ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe Blerim Bexhetin, duke shkruar: “Drejt dhe gjithmonë faqebardhë!” Ky mesazh është interpretuar si konfirmim i përkrahjes së kandidaturës së Blerant Ramadanit nga ana e Veselit dhe njëherazi nga të gjithë përbërësit e Koalicionit “Aleanca Kombëtare për Integrim”.

Lexo më Shumë