Author: Emad

Kulmi i Kovid-19 ka kaluar dhe ka qenë para 10 ditëve, kur ka pasur 107 raste të reja të personave të diagnostikuar, vlerëson mikrobiologu, prof. dr. Nikolla Panovski. “Nuk pres të ketë numër më të madh të personave të infektuar, respektivisht të dëshmuar pozitivë dhe nuk do të thotë se numri 1.600 do të ishte kulmi, nëse tani kemi nga 20 ose 30 në ditë, ndoshta edhe më pak. Mendoj se po fillon lakorja të ulet, se ka kaluar ky kulm, pothuaj jam i sigurtë. Normalisht se ministri është më i rezervuar, sepse ai është më përgjegjës dhe mund ta…

Lexo më Shumë

I ftuar në TV21 Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka folur për iniciativën e LSDM-së e të firmosur nga 35 deputetë të të gjitha partive parlamentare, përveç VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, që kanë kërkuar rimbledhjen e parlamentit për të konfirmuar dy vendimet e Presidentit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Xhaferi tha se ai ka qenë ndër të parët që është përgjigjur dhe ka dhënë qëndrim juridik-institucional për këtë çështje dhe për pasojat që mund të prodhonte një veprim i tillë. Në ClickPlus kryeparlamentari tha se nuk dëshiron të jetë pjesë e debateve ndërpartiake andaj edhe ka vendosur që deri në…

Lexo më Shumë

Deputeti i AlternAtivA-s, Rexhep Memedi, sot në një prononcim dhënë për emisionin “Euronews Albania”, ka folur në lidhje me situatën aktuale në vend. “Kryetari i Kuvendit duhet t’i respektojë normat kushtetuese dhe, konform kësaj, duhet të mblidhet Kuvendi që ta verifikojë gjendjen e jashtëzakonshme në vend”, ka deklaruar deputeti i AlternAtivA-s, Rexhep Memedi. https://youtu.be/4dm370IqmUc

Lexo më Shumë

Mbrëmë pas mesnate kanë hyrë në fuqi zbutja e masave parandaluese kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Kroaci, miratuar nga Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile, që parashikojnë hapjen e dyqaneve dhe transportit publik, por nën masa të veçanta epidemiologjike. Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë, nga sot, me qëllim hapjes së pjesshme të ekonomisë, mundëson punën e të gjitha subjekteve afariste të angazhuara në tregti, përveç atyre që operojnë brenda qendrave tregtare, të cilat nuk u hapën më herët. Ndalimi i punës mbetet i vlefshëm të dielave, festave publike dhe ditëve jo të punës, kurse lejohet puna e…

Lexo më Shumë

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve apelon deri te qytetarët të përmbahen nga rezervimi i biletave të aeroplanit pasi që ende është në fuqi vendimi për mbylljen e dy aeroporteve ndërkombëtare në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Duam të potencojmë se në fuqi ende vlen vendimi për mbylljen e ‘Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit’ dhe aeroportit ‘Shën Apostol Pavle’ në Ohër. Kjo do të thotë që derisa të merret një vendim tjetër, aeroportet do të jenë të mbyllura për transport të pasagjerëve, ndërsa trafiku ajror do të pezullohet. Vendimi nuk vlen për fluturimet shtetërore, ushtarake, spitalore, humanitare dhe ngarkesave pa…

Lexo më Shumë

Me qëllim zbutjen e gjendjes së rënduar sociale të familjeve që kanë nevojë për ushqime dhe gjëra elementare për jetesë, një grup qytetarësh nga Komuna e Çairit kanë filluar aksionin humanitar me moton “Dora e Artë”. Njëri prej organizatorëve Mensur Krasniqi, sqaroi se kjo iniciativë vjen pas situatës me pandeminë Covid 19 dhe në kohën e muajit të Ramazanit, duke nënvizuar se tashmë janë ngritur shtabet e bamirësisë dhe janë caktuar disa pika për tubimin e ushqimeve dhe pajisjeve të tjera. Krasniqi sqaroi se ky është një aksion vetëm për Ramazan dhe vetëm për shkak të pandemisë dhe, si i…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, me 21 prill, zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme, Kongresistin Eliot Engel. Në këtë bisedë shumë miqësore, fillimisht diskutuan rreth sfidave të ballafaqimit me pandeminë COVID-19. Kryetari Engel informoi z. Kurti për gjendjen që po zotëron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe brengosjen e qytetarëve amerikan lidhur me virusin e ri Corona. Kryeministri Kurti gjithashtu njoftoi Kongresistin Engel për angazhimin e qeverisë për të parandaluar dhe luftuar këtë pandemi dhe masat e marra deri tani. Në vazhdim të bisedës, Kongresisti Engel paraqiti në…

Lexo më Shumë

Maqedonia nga muaji maj fillon hapjen e bizneseve të mbyllyra si pasojë e koronavirusit dhe me këtë dalngadalë të tërhiqen masat restriktive, përcjell Zyrtare.net. Edhe portale të tjera maqedonase shkruajnë për mundësinë e hapjes së lokaleve, dhe se duke u thirrur në burime të shtabit të krizës, pas 15 majit do të mund të ketë hapje graduale të lokaleve, por me rregulla strikte. Autoritetet planifikojnë që hapja e lokaleve dhe restoranteve të jetë me kushte që shëbrimin ta kryejnë vetëm në ambient të hapur, duke pasur parasysh se temperaturat që shkojmë drejtë verës tani fillojnë të rriten dhe qëndrimi në…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra këshilltarin e tij Shkëlzen Gashi, pas një deklarate që ky i fundit e kishte bërë në një televizion në Kosovë. “Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim”, ka shkruar Kurti në rrejtin social Facebook. Deklarata e Gashi se pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime…

Lexo më Shumë

Partia e Afrim Gashit, AlternAtivA, fundjavën që shkoi ka vazhduar me aktivitetet e saj në kuadër të Akademisë Politike. Kështu të shtunën ishte ligjërata e tretë me temë “Rëndësia dhe efektet e fjalës publike” nga anëtari i KQ të AlternAtivA-s, Asaf Ademi, dhe ligjërata e katërt me temë “Origjina dhe transformimet e identitetit kulturor e politik te shqiptarët” nga Sekretari për Marrëdhënie me Publikun, Zeqirija Ibrahimi. Akademia Politike vazhdon edhe në fundjavën e ardhshme.

Lexo më Shumë