Zgjedhjet lokale në vend pritet që të mbahen në muajin tetor, ndërsa jozyrtarisht partitë politike në vend kanë filluar përgatitjet për kandidaturat eventuale. Javën e kaluar, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një deklaratë për media tha:”BDI ka filluar të hartojë strategjinë dhe kemi filluar t’i bëjmë përgatitjet tona për zgjedhjet lokale të tetorit”. Pas kësaj deklarate të Ahmetit, brenda BDI-së kanë filluar të çërrohen hesapet dhe po zhvillohet një luftë e ashpër politike mbi kandidaturat. Sipas burimeve që dëshirojnë të mbeten anonime, thuhet se lufta më e ashpër strukturore brenda kësaj partie po zhvillohet në degën…
Author: IM
Krye shefat në pikën kufitare Bllacë, Qamuran Haredinovski dhe Agim Bardhi të cilët në kknë keqtrajtuar deputetin e koalicionit ASH-AAA, Abulla Saliu i cili ka qenë për punë në Kosovë, raporton News33. Arsyeja sipas Saliut është vetëm për faktin se i përket bllokut të deputetëve opozitarë. Saliu në një proncim të shkurtë për News33 thotë se është mbajtur në kufi përplot 20 minuta edhe pse që nga fillimi u kishte treguar pasaportën diplomatike. “Fillimisht polici nuk pranonte t’i merrte dokumentet, mi hodhi përtokë dhe më tha hyr vet tek shefat. Pastaj pas një kohe i mori dhe i dërgoj për…
Asociacioni i shoqatave dhe ansambleve folkorike shqiptare në Republikën e Maqedonis së Veriut Reagim publik kundër diskriminimit të kulturës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut me shpalljen e rezultateve të Konkursit për vitin 2021 nga Ministria e Kulturës se RMV Asociacioni i Shoqatave dhe Ansambleve Folklorike Shqiptare në Republikën e Maqedonis së Veriut Reagon ashpër kundër diskriminimit të kulturës shqiptare në RMV me rastin e shpalljes së rezultateve të Konkursit për vitin 2021 nga Ministria e Kulturës së RMV për arsye se: 1. Numri i shoqatave dhe ansambleve shqiptare në RMV ështëi përgjismuar dukshëm krahasuar me numrin e shoqatave…
Ish-deputeti në Kuvendin e RMV-së dhe ish-komandanti i UÇK-së, Hysni Shaqiri, se protesta e sotme ia arriti qëllimit. Ai iu ka bërë thirrje palës maqedonase se pa shqiptarë të barabartë s’ka bashkëjetesë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nëse e refuzojnë bashkëjetesën, atëherë mund të ulemi dhe ta ndajmë.
Pas dënimit të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe bashkëpunëtorëve të tij, ka komentuar Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës. “Ju presim me gëzim”, shkruan ai mes tjerash. “Ne edhe ashtu jemi këtu, edhe pse se kemi vendin këtu, por meqenëse jemi ku jemi, ju presim më gëzim edhe juve këtu në IDRIZOVË”, komenton Hallaçi. Mijallkov është dërguar në burgun e Shutkës, por pasi të bëhet dënimi i plotfuqishëm, mund të transferohet në Idrizovë.
Në një transmetim LIVE me Armela Ferkon në Syri TV, për të biseduar lidhur me zhvillimet e fundit që kanë të bëjne me protestat në Shkup dhe rastet e montuara politike, i ftuar ishte gazetari Emad Mehmeti. Më poshtë ndiqeni video-paraqitjen:
Ndaj programit kulturor vjetor kanë reaguar edhe nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Kërkojnë të anulohet programi kulturor, pasi siç thonë, është “diskriminues dhe dënues ndaj librit shqip”. Kjo Shoqatë ka aplikuar mr projekt i cili mundëson përfaqësimin e librit shqip në Frankfurt, Stamboll, Sofje dhe Tiranë, por ai është refuzuar. “Kjo dëshmon fuqishëm për injorimin e skajshëm që i bëhet kulturës shqiptarë në Maqedoni. Ku aspak nuk janë respektuar kriteret dhe vlerat e vendosura nga vetë Ministria e Kulturës, Mosmiratimi i asnjë projekti të konkuruar nga anëtarët e SHBSH, dëshmon për anashkalimin ndaj Botuesve shqiptarë, të…
Pas vendimit skandaloz të ministreshës së Kulturës Irena Stefoska në ndarjen e buxhetit me vetëm 16.5% të mjeteve buxhetore për kulturën shqiptare, ka reaguar Valmir Aziri, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, kuadër i BDI-së, përcjell INA. Postimi i plotë në Facebook: “16.5 % është numri i cili karakterizon diskriminimin, mos përfilljen dhe qasjen krejt jo serioze të Ministres së Kulturës ndaj projekteve shqiptare dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Ligji për kulturë ja njeh të drejtën ministreshës për t’i caktuar komisionet dhe për të sjell program për kulturë, por ministresha e kulturës, në vend që të krijojë një proces gjithëpërshirës…
Fejzi HAJDARI Edhe pse nuk është në nivel që e meriton, dënimi prej 12 viteve për Sasho Mijallkovin është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Mirë që po dënohen Mijallkovi e Jankullovska, por keq që nuk po dënohen për zullumet ndaj shqiptarëve, që ndodhën në kohën e tyre. Shumë mirë që Sasho Mijallkovi mori 12 vite burg, Jankullovska edhe 4 vite shtesë, kurse u dënuan edhe bashkëpunëtorët e tyre. Por, keq që asnjëri prej tyre nuk u gjykua, e as dënua, për involvim të mundshëm në rastin e Harun Aliut me shokë, për rastin “Gjorçe Petrovin”, për “Monstrën”, “Lagjen…
Këshilli i gjykatës ka sjellë vendim, që i dënuari në rastin “Target-Fortesa”, Sasho Mijallkov të shkojë në paraburgim. Kësisoj, Mijallkovit i shfuqizohet masa e arrestit shtëpiak dhe vuajtjen e dënimit do ta presë në paraburgim në burgun e Shutkës, transmeton TV21.
Visa Gold është karta e fundit e kreditit nga portofoli i Halkbank AD Skopje e cila siguron një fuqi më të madhe blerëse për klientin sepse ka një kufi maksimal kredie deri në 600.000 denarë, në varësi të aftësisë kreditore të aplikantit, dhe e njëjta për klientin përfshin një policë sigurimi aksidentesh nga Halk Osiguruvanje. Produkti i ri është dedikuar për personat fizikë që janë pranues të pagës ose pensionit përmes Halkbank ose për klientët që do të sigurojnë kartën me një depozitë. Visa Gold ofron një kufi krediti revolving, i cili nuk është i lidhur me numrin e pagave…
Festivali për femijë “Festivali Bletëzat” është festivali i vetëm në Tetovë qe u jep mundësi fëmijëve të shprehim talentin në këndim. Festivali finansohej nga ministria e Kulturës ose nga ndonjë biznes privat, por këtë vit nuk ndodhi e njejta. Ministria e Kulturës ka anashkaluar finansimin për “Festivalin Bletëzat”, ku për këtë ka reaguar edhe drejtori i TV Kohës, Mevaip Abdiu. Abdiu ka shprehur revolten e tij përmes një postimi në facebook, ku thotë se edhe pa ndihmën e ministrisë se Kulturës festivali do të realizohet, bile edhe më mirë. “Turp! Ministira e Kulturës anashkalon festivalin më të vjetër për fëmijë…

