Author: IM

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp tha se procesi i regjistrimi “po zhvillohet dhe do të zhvillohet plotësisht nën masa të sigurta”. Arsovski pohoi se janë përpiluar protokolle për mbrojtje nga Covid-19 dhe se nuk ka nevojë për shtyrje të këtij procesi. “Pjesëmarrja në regjistrim është e detyrueshme. Ka përgjegjësi penale vetëm për nxitje të bojkotit të operacionit statistikor. Kundër atyre që që do të refuzojnë regjistrimin do të inicohet procedurë kundërvajtjeje. Dënimet shkojnë deri në 300 euro”, tha mes tjerash Arsovski.

Lexo më Shumë

Të rreshurat e pandërprera të borës sot kanë vështirësuar lëvizjen e banorëve të fshatrave të Tetovës në dy anët e lumit. Si shpeshherë rrugët e këtyre fshatrave nuk pastrohen nga Komuna e Tetovës dhe ndërmarrja e cila e ka fituar tenderin për pastrimin e rrugëve. Për të qenë tragjedia me madhe disa banorë të këtyre fshatrave kanë denoncuar se nuk as rrymë elektrike gjatë këtyre ditëve. Apelojmë tek Komuna e Tetovës që urgjentisht të dërgojë makineritë për pastrimin e rrugëve edhe atë në rrugën Sellcë -Vicë, rruga për në fshatin Gjermë , si dhe rrugën Shipkovicë-Brodec-Veshallë -Bozofcë. Është e pa…

Lexo më Shumë

Komisioni Zgjedhor në kuadër të LSDM-së në deklaratën e sotme kanë thënë se zgjedhjet brendapartiake kanë shkuar në mënyrën më të duhur në të gjitha 237 vendvotimet. Nga rezultatet e deritanishme që kanë arritur, mund të konkludohet se Zoran Zaev është zgjedhur kryetar i LSDM-së, raporton SHENJA. Kujtojmë se Zaev ishte kandidati i vetëm për kryetar të LSDM-së.

Lexo më Shumë

Pandemija me virusin Covid-19 ka goditur të gjithë bizneset në Shkup. Së fundmi janë ankuar edhe punonjëset seksuale të cilat aktivitetin e tyre e kryejnë në mënyrë jolegale në hapësirat rreth ndërtesës së Radio Televizionit të Maqedonisë. Në një storje të “Sloboden peçat” ata janë ankuar se para pandemisë kanë punuar vetëm natën, ndersa tash veprimtarinë e tyre e ushtrojnë edhe ditën, për shkak se puna dukshëm ju ka rënë. Dhjetëra punonjës se*ksi të cilët mbajnë të ashtuquajturin “tezgë” të tyre në zonën përreth ndërtesës së Radios dhe Televizionit Maqedonas, ura e punës së natës, kështu që tani ata punojnë…

Lexo më Shumë

Në tre javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid-19. Kjo ka bërë që të rritet edhe numri i pacientëve në trajtim spitalor. Siç bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore, aktualisht numri i rasteve aktive arrin në rreth 13 mijë persona, ndërsa në trajtim spitalor ndodhen 1193 pacientë. Zëvendësministri i shëndetësisë, Ilir Hasani, thotë se ende nuk dihet se cila do të jetë pika më e lartë e valës së tretë. “Mendoj që janë shumë relevante, përqindja e pacientëve nga të gjithë tamponat e marra rezulton pozitiv. 30% prej tyre rezultojnë pozitiv nga 4 mijë tampona të…

Lexo më Shumë

Në qytetin e Shkupit është numri më i madh i rasteve aktive, për momentin janë 6943 raste aktive. Sipas të dhënave të Instituti për Shëndet Publik, raporton SHENJA, në Shkup, më tepër të infektuar ka në Aerodrom-1261 në Qendër dhe Karposh ka nga 1.071, në Gazi Babë 924, Kisella Vodë 880, Gjorçe Petrov-591. Në komunën e Butelit janë 312 raste aktive, ndërsa në komunën e Çairit-291. Në komunën e Sarajit janë aktive 54 raste më KOVID-19, ndërsa në komunën e Shutkë-67. Në Haraçinë janë 11 raste aktive.

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë Venko Filpçe sot në një deklaratë për gazetarët ka thënë se për momentin restrikcione shtesë nuk janë të mjaftueshme. Ai tha se sot numri i të infektuarve është më i vogël, gjegjësisht nën 1000. Ai vlerëson se ora policore do të jep rezultat deri në fund të javës, gjegjësisht dy javë pas fillimit të zbatimit. “Hapa tjerë mund të jenë rritje të orës policore dhe shkurtimit të punës të objekteve hotilerike”, tha Filipçe.

Lexo më Shumë

Foto ALMAKOS Këtë radhë të ftuar për intervistë në Almakos e kemi Gent Toskën. Udhëheqës i emisionit “Heronjêt e Rinj”, i cili tashmë është shndërruar në model në shoqërinë tonë. Ndaj, ju ftojmë më poshtë të ndiqni një intervistë mjaft interesante me të. Almakos: Sezoni i dytë i Heronjëve të rinj tashmë është duke u zhvilluar. Me pak fjalë, cili është qëllimi që dëshironi ta arrini me këtë TV Show rinor? Toska: Fillimi i sezonit të dytë i “Heronjëve të rinj” sjell risi dhe inkluzivitet në shoqërinë tonë. Qëllimi i këtij projekti televiziv është integrimi, pavarësimi, zhvillimi individual dhe aftësimi…

Lexo më Shumë

VIDEO: https://www.facebook.com/315207821853410/posts/5457110287663112/ Ndonëse është lindur në Jordani, Jahja Alarnuti di të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe. Në një intervistë Jahja Alarnuti ka treguar se familja e tij është shpërngulur nga Ferizaj në Jordani në vitin 1904, ndërsa babai i tij ka qenë vetëm 13 vjeç në atë kohë. Alarnuti, i cili thotë se në Kosovë ka pasur mbiemrin Gashi, ka vizituar Kosovën vetëm një herë në vitin 2006, ndërsa tregon se rrallë has në shqiptarë në Jordani./Kosovapost

Lexo më Shumë

Analistja politike Mirka Velinovska që njihet në opinionin vendas me qëndrimet e saja shoviniste, thotë se populli shqiptar është popull i ardhur në këto treva dhe që nuk i takon këtij nën qielli, informojnë mediat. Sipas saj shqiptarët siç i quan ajo në mënyrë nënçmuese “шиптари” nuk kanë vend në Republikën e Maqedonisë së Veriut pasi që shqiptarët sipas deri më tani kanë uzurpuar vendin e maqedonasve dhe po vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën.

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK-ja nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente. Hoti në një deklarim për medie tha se i takon shumicës të bëjë konsultime për zgjedhjen e presidentit. “Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”, tha Hoti.

Lexo më Shumë