Kreu i Alternativës Afrim Gashi ka uruar zonjën Vjosa Osmani për emërimin e saj si presidente e Kosovës. Ja urimi i plotë i Gashit: Zgjedhja e znj. Vjosa Osmani Sadriut në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës është lajm i mirë jo vetëm për ndërtimin e institucioneve shtetërore, por edhe mirënjohje e përkthyer në post për personalitetin më të votuar në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti. Përveç kësaj, Vjosa Osmani është edhe dëshmi e avancimit të pozitës së gruas shqiptare dhe gatishmërisë së saj për t’u prirë institucioneve më të larta shtetërore. Në emrin tim…
Author: IM
NATO shënon 72 vjet sot. Fotografitë tregojnë Traktatin e Veriatlantikut, i cili u nënshkrua nga 12 anëtarë më 4 prill 1949 në Uashington, deklaroi Zoran Zaev. “Krenaria dhe suksesi kombëtar është se Maqedonia e Veriut është një nga 30 anëtarët e familjes së NATO-s. Sot, anëtarësimi në aleancën më të fuqishme në botë – NATO është një shprehje e vendimit tonë mbipartiak, të gjerë, shumicë, kombëtar, multietnik dhe shtetëror që rruga përpara është rruga e demokracisë, sigurisë dhe sigurisë, rruga drejt zhvillim dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë”, shkruan Zaev.
Politologu, diplomati dhe veprimtari i njohur i kauzës shqiptare, Fatlum Rushiti, i cili lobon në qendrat botërore për bashkimin e trojeve ilirike, ka deklaruar për Dallas Morning News që shqiptarët në FYROM duhet të shpallin referendum demokratik për bashkim me Shqipërinë. ‘Sllavët karpatian nuk duan bashkëjetesë me shqiptarët autokton. Janë racist dhe shpellar me mentalitet agresiv që as bota demokratike nuk mund t’i nxjerr nga lloçi i humnerës që kanë ngelur. Nuk kuptojnë kooperim, të drejta bazike, racionalitet & progres. Nuk duan as regjistrim të popullsisë meqë shqiptarët janë popull shumicë në vatrat e tyre. Shqiptarët duhet të shpallin referendum…
Lidhur me skandalin me librin e sociologjisë për shkollat e mesme ka reaguar dhe kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi. Ai thotë se në Maqedoninë e Veriut ushqehet urrejtje sistematike ndaj shqiptarëve. “Libri i Sociologjisë për shkollat e mesme në vendin tonë, duke shprehur fashizëm ndaj shqiptarëve dhe bashkësive të tjera më të vogla, vetëm e përdëfton konstatimin tonë të kahershëm se në RMV ushqehet urrejtje sistematike ndaj shqiptarëve, mes tjerash edhe në sistemin arsimor. Dhe, pastaj kur këta njerëz bëhen politikanë, detyrimisht që do t’u pengojë numri i shqiptarëve në këtë shtet dhe do të duhet ta anulojnë edhe…
“Të gjithë duam të kemi vaksina në shtëpi, mirëpo këto janë rrethanat. Unë kam patur një ndjenjë të pakëndshme kur qytetarët tanë udhëtuan në Serbi për tu vaksinuar, mirëpo nuk duhet të themi se shteti nuk bëri asgjë, përkundrazi, shteti bëri gjithçka dhe ne jemi të sigurtë për këtë. Kemi nëpër dhjetëra kompani, përmes shërbimet të sigurisë me të cilat kemi bashkëpunim real, të gjithë të bëjnë gjithçka që munden. Nuk dua të na akuzojnë se nuk kemi bërë asgjë.Vaksina është një përgjegjësi individuale, secili mban përgjegjësi për vete dhe mund të vendosë se ku do të vaksinohet”, deklaroi kryeministri…
Me gjithsej 95 vota PËR dhe 12 KUNDËR në votimin e përgjithshëm dhe me 25 vota PËR dhe 12 KUNDËR në votimin e bashkësive etnike joshumicë, Parlamenti miratoi Ligjin për shtyrje të procesit të regjistrimit, deputetët e LSDM-së, VMRO-së, Levicës dhe BDI-së kanë miratuar vendimin për anulimin e regjistrimit për më 5 shtator, ndërsa vetëm deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa votuan kundër, përcjell SHENJA. Votimit i parapriu një diskutim maratonik ku deputetët e opozitës shqiptare gjatë katër orëve i ftuan kolegët e tyre nga BDI që të ndërrojnë mendje dhe të mos mbështesin ndërprerjen e regjistrimit. Sipas…
Shkruan: Meriton Civuli #Kontrabandimi i propozim ligjeve nga shumica parlamentare në koordinim me opozitën maqedonase nuk kalon. Një është e qartë, se kapja e subjektit shqiptar i pamundëson ata për përfaqësim të denjë të interesave tona. Establishmenti që në fakt është dorë e zgjatur e Beogradit tash e tre dekada, edhe njëherë shpërfaqi fytyrën e saj të gërditshme të mbushur me urrejtje ndaj shqiptarëve dhe politika ksenofobe. Bashkëkombas të dashur, për fatin tonë e tuaj të keq, BDI është bë marionetë në ekzekutimin e interesave antishqiptare me porosi të Beogradit. Koha për tu dhënë lamtumirën e fundit servilëve që me…
“Kujt po i shërben terrorizimi i Çarshisë me njësitë speciale? Në këtë mënyrë Çarshia qëllimisht po rrezikohet dhe po goditen bizneset, të cilat mezi e sigurojnë kafshatën e gojës për familjet e tyre në këtë kohë pandemie. Shteti policor i LSDM-së dhe BDI-së po e tejkalon çdo kufi.”, ka shkruajtur në rrjetin socail të fb, Zëdhënësi i AlternAtivA-s, Orhan Murtezani
95 deputetë miratuan nevojën e ndryshimit të ligjit për regjistrimin e popullsisë kurse 7 prej tyre u deklaruan kundër. Propozim ndryshimi ligjor parashikon shtyrjen e regjistrimit të popullsisë brenda vendit për në shtator. Opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për ta kundërshtuar atë dorëzuan 200 amendamente të cilat u cilësuan si të parregullta nga aspekti formal për t’u shqyrtuar në Komisionin për çështje evropiane. Nuk u pranuan as tre amendamentet e “Të majtës”. Pas komisionit, procedura kalon për votim përfundimtar në seancë plenare. ” Arsyeja është kryekëput politike dhe kryekëput në dëm të shqiptarëve. Për arsye se realisht të…
Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio” ka organizuar Panel Diskutim me temë: “Qasje dhe strategji kreative në përpilim të programeve për punësim të të rinjve. Kryetari i Qendrës Racio, Fahmi Osmani, deklaroi se ky panel diskutim është organizuar për të parë se cilat janë mundësitë dhe programet që ofrohen në vendin tonë për punësimin e të rinjve, duke pasur parasysh vështirësitë me të cilën përballen rinia sa i përket çështjes së punësimit. “Duke pasur parasysh se dita ditës të rinjtë e kanë humbur besimin se një ditë do të bëhet mirë këtu, ne vazhdimisht me përkrahjen tonë mundohemi ti…
Një moment jo i rëndomtë, ka ndodhur sot në seancën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Kryeparlamentari Talat Xhaferi, derisa udhëhiqte me seancën, hodhi dyshime se dikush nga deputetër dëshironte t’i hidhte ujë. Në fillim Xhaferi mendoi se këtë e tha deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, por ky i fundit pasi e mohoi të ketë përmendur diçka të tillë, Xhaferi i kërkoi falje. Megjithatë, Xhaferi është i bindur se dikush dëshiroi t’i hidhte ujë.
Ejup Berisha Z.Stevo Pendarovski Ministri i Shëndetësise së RMV-së Venko Filipqe nuk duhet të merret kot me Presidentin e Republikës Z Stevo Pendarovski por ai me shumë duhet të merret me qështjen që më se shumti e shqeteson dhe e tangon vendin dhe qytetarët apo me Pandeminë. Z.Ministër Filipqe mendoj se ju nuk keni kohë komoditet dhe hapsirë të filloni konflikt të panevojshëm dhe të kotë me Presidentin Stevo Pendarovski, por ju duhet me shpejtësi pa humbur aspak kohë të merreni me aktivitetet rreth zbutjes se gjendjes së rëndë që e ka kapluar vendin tonë me Pandemine.Z. Filipqe qytetarët nga…

