Aksion i madh policor sot në mengjes është duke u zhvilluar në Haraçinë, ka njoftuar ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, në facebook. Sipas tij, janë arrestuar tetë persona, në mesin e të cileve edhe një polic. Gjatë aksionit është konfiskuar drogë dhe armë. Aksion policor sot në mengjes është zhvilluar edhe në Sveti Nikollë, ku është arrestuar një person.
Author: IM
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mësohet se po kryen lëvizjen e parë pasi numërimi i votave po vjen drejt fundit. Kryedemokrati ka thirrur në takime përfaqësues të 12 qarqeve të Partisë Demokratike. Takimet mësohet se po bëhen një nga një ku përfaqësuesit po hyjnë dhe dalin nga selia e PD.
Kryeministri Edi Rama ka marrë urimet e para nga liderët fqinj, pasi ka siguruar mandatin e tretë qeverisës. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis kanë qenë të parët ata të cilët kanë uruar përmes telefonit kryeministrin Rama për fitoren. Një urim për fitoren ka ardhur edhe nga Ministri i Jashtëm i Italisë Di Maio dhe lideri i opozitës Matteo Salvini, si dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Anëtari i kryesisë së PD-së, kërkon dorëheqjen e kryetarit të Lulzim Basha nga partia. Bëhet me dije se Fatbardh Kadilli ka shpallur kandidaturën për kryetar. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kadilli kritikon liderin e opozitës Lulzim Basha për humbjen duke thënë se drejtuesi duhet të mbajë përgjegjësi dhe duke e cilësuar si të pamjaftueshëm. Postimi i plotë: Sot demokratët dhe opozitarët në Shqipëri ndihen të trishtuar. Partia jonë dështoi në krijimin e mekanizmave dhe të besimit popullor për t’u përballur me të keqen. Me makinerinë propagandistike, financiare dhe abuzuese të pushtetit. Ne nuk arritëm ta frymëzojmë mbështetjen e gjerë opozitare,…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar drejtorin e Policisë Ardi Veliu lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, dhe u plagosën katër të tjerë. Berisha ka publikuar raportin e Policisë duke u shprehur se në makinën e Mehmet Grecës dhe Klement Xhaferit u gjetën dhjetëra karta identiteti, pasaporta biometrike, fletë votimi, blloqe pagesash deri edhe shkop policie. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se në raportin e dy oficerëve të policisë gjyqësore, thuhet se u gjetën 3 lloj gëzhojash, dhe sipas Berishës, kjo gjë tregon se në drejtim të…
“Humbjet njerëzore të armenëve në Anadoll gjatë Luftës së Parë Botërore janë kthyer prej kohësh në një instrument politik të përdorur në lojën gjeopolitike me Turqinë. Në mënyrë ciklike, për çdo vit në këtë kohë gjenerohet i njëjti tension dhe debat, që në thelb ka përdorimin e një termi të cilin Turqia nuk e pranon kurrsesi dhe nuk ka si ta pranojë. Futja e politikanëve në një fushë që nuk u përket atyre nuk i shërben aspak gjykimit të saktë historik, madje ata as janë në gjendje të japin një definicion i cili u takon historianëve. Dhe më i mirënjohuri…
Incidentet e dhunshme gjatë fushatës zgjedhore që kulmuan me ngjarjen e rëndë në Elbasan, databaza e PS me të dhënat personale të mbi 900 mijë qytetarëve si dhe shitblerja e votës, janë kryefjalë e raportit paraprak të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. Gjetjet u komunikuan nga Azay Guliyev, Shefi i Delegacionit të Azerbajxhanit dhe Nënkryetari i PA-së së OSBE-së, i cili është Koordinator Special dhe drejtues i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së në Shqipëri. “Ka pasur një sërë problematikash. Pavarëisht pandemisë shqiptarët kanë votuar në numra të konsiderueshëm. Vlerësohet marrëveshja e 5 qershorit si diçka me…
Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo ka lëshuar sinjal fitoreje nga selia blu në kryeqytet. Në një deklaratë për mediat, Garo është shprehur se Partia Demokratike po fiton qartësisht, shenjë kjo që sipas tyre tregon se qytetarët e duan ndryshimin. “Numërimi faktik i votave do të ketë vetëm një rezultat: fitore për Aleancën për Ndryshim. Edhe tani, me numërimin e qendrave të votimit që janë qendra kryesore të votimit për PS-në, ne shohim se Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme. Prandaj, kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të…
Nga Herion Mesi-Kohajone PS dhe Edi Rama kanë humbur thellë. Tirana, Durrësi dhe Elbasani humbje drastike për Rilindjen. Në rang kombëtar Kryeministri ka humbur, por djallëzisht dhe mjeshtërisht po mundohet me exit-pollet e tija gjoja për të krijuar përceptimin publik se jemi aty-aty me opozitën PD-LSI. Po të shikosh në dy exit-pollet e nxjerra del një fitore të lehtë të opozitës, duke dhënë shifra aspak reale për LSI në mënyrë që të ketë mundësi që gjatë natës ose ti blejë numëruesit ose ti ndryshojë me dinakëri rezultatet. Por edhe në këto sondazhe të blera e ka nxjerrë kastile humbjen e…
KZAZ-të kanë numëruar më shumë se 31 000 fletë votimi deri më tani duke nxjerrë rezultatet e para në rang vendi. Mësohet se deri më tani janë numëruar 31196 fletë votimi të vlefshme, nga të cilat16179 ose 51.86 për qind janë për Partinë Socialiste; 11 775 ose 37.75 për qind janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 2339 vota ose 7.51 për qind janë për LSI-në. Ndërkohë, 380 vota ose 1.22 për qind në rang vendi ka marrë PSD e Tom Doshit. Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla. Me hapjen e më shumë…
Ka nisur numërimi i kutive të para pothuajse në të gjitha qarqet e Shqipërisët, deri më tani janë numëruar 56 kutitë e para. Në rang vendi Partia Socialiste ka marrë numrin më të madh të votave me 6,809 të tilla. Partia Demokratike ka marrë deri më tani 5,089 vota. LSI-ja ka shkuar deri më tani deri në 1139 vota. Më pas, 143 vota kanë shkuar për PSD-në. Bashkia e parë që nisi procesin e numërimit ishte ajo e Pustecit. Kjo bashki ishte po e para që e përfundoi numërimin e kutive të votimit, vetëm 7 të tilla, dhe ku fitoi…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë projeksionin e saj të fitores pak pas mbylljes së procesit të votimit. Ajo tha se opozita e bashkuar ka fituar 85 deri në 90 mandate. Ndërsa LSI sipas saj ka 28 deri në 30 mandate. ‘Shumë shpejt u takuam përsëri. Tashmë që të gjitha qendrat e votimit po mbyllen përfundimisht, ka pasur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, mbi 1,7 milionë votues. Ajo që dua të theksoj është që asnjë ndjenjë euforie nuk duhet t’i kapi të gjithë. Komisionerët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të opozitës, po kështu të gjitha strukturat të bëjnë gati…

