Author: IM

Në 24 orët e fundit vendi ka regjistruar vetëm 25 raste të reja. Raste të tilla janë evidentuar vetëm në 8 qytete. Nga 1.016 tamponë, 2 për qind kanë rezultuar pozitivit duke regjistruar probabilitetin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Janë regjistruar 16 viktima, ndërsa janë shëruar 408 pacientë.

Lexo më Shumë

“Ndonëse kanë kaluar 20 vjet nga lufta dhe gati 20 vjet qëkur BDI është në pushtet, e vetmja gjë që shihet në Komunën e Likovës është bekatonizimi i rrugicave, madje edhe kjo e realizuar sipas bindjeve partiake të atyre lagjeve. Përveç talljes që ia bëjnë zonës së Likovës me tre lopata rërë, dy ujë e një çimento, është për keqardhje që shkojnë zgjedhje e vijnë zgjedhje, ndërsa tema qendrore mbetet ujësjellësi. Njësoj si në poezinë e Nolit “pranë detit i palarë”: Likova i jep ujë Kumanovës, por jo vetvetes. Ky është “suksesi” i tyre. Në vend se ujësjellësi të kishte…

Lexo më Shumë

Një qytet, por me dy borëra të ndarja. Jo vetëm për kushtet e jetesës, por tani më Çairi dallon edhe në pamje nga secila komunë tjetër e Shkupit. Vetëm në komunën e banuar me shumicë dërmuese shqiptarë ndarja e korsive në bulevardin qendror është bërë me bankina të betonit, me pamjen më të shëmtuar të mundshme dhe që nuk dallon nga rrethojat e zonave të luftës. Nga ana tjetër, në çdo komunë tjetër, lagje dhe bulevard, rrugët dhe korsitë ndahen me parqe, gjelbërim dhe dekorime të tjera urbane. Jo vetëm në Aerodrom, por edhe në pjesët e tjera të kryeqytetit…

Lexo më Shumë

Sapo filloi ora policore, autoritetet e Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit larg syrit të qytetarëve kishin nisur me punë për të vazhduar murin e betonit, përgjatë rrugës “Cvetan Dimov”, në Çair. Makineritë filluan punën pak para mesnate dhe kjo shkaktoi reagime të shumta tek qytetarët. Menjëherë pas kësaj kryetari i Komunës së Çairit doli me reagim. Sipas tij, ky aksion do të jetë për të mirën e qytetarëve. Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit                                                            “Lehtësimi i qarkullimit nëpër rrugët e Komunës së Çairit është prioriteti ynë. Implementimi i projekteve efikase të komunikacionit bëhet me të vetmin qëllim…

Lexo më Shumë

Të nderuar përfaqësues të mediave, jemi sot këtu para Murit të Turpit “Visar Shilegov”, për të shprehur indinjatën tonë dhe të qytetarëve të Çairit për këtë poshtërim që na bëhet neve si qytetarë të Shkupit. Derisa kryetari i Qytetit të Shkupit nëpër pjesët e tjera të qytetit, si në Aerodrom, Karposh e në Gjorçe Petrov mbjell lule, në Çair që nga viti i kaluar mbjell vetëm beton. Dhe, duke pasur këtu një kryetar Çairi kukull, që edhe ashtu është instaluar nga Shilegovi e shefat e tij, qytetarët këtu janë vendosur nën trysninë e betonizimit dhe mëshirën e atyre që Çairin…

Lexo më Shumë

Nesër në ora 15:00 presidenti i vendit, Stevo Pendarovski do të presë në takim kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Në takim do të bisedojnë për dy tema. Për 27 prillin dhe për situatën aktuale ekonomike dhe politike në vend. Pas përfundimit të takimit presidenti Pendarovski do të mbajë pres-konferencë për media.

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrnes sot në fjalimin e saj gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për grant mes RMV-së dhe SHBA-ve, vlerësoi se vendi ka arritur përparim pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe anëtarësimit në NATO, por, siç thotë ajo, ky hap duhet të mbahet “Periudha që vjen do të jetë është thelbësore për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut si aleat që kontribuon për stabilitetin në rajon. Pas nënshkrimit të marrëveshjes historike në vitin 2018, si dhe pas anëtarësimit në NATO dhe dritës së gjelbër për fillimin e bisedimeve në BE në vitin 2020, Maqedonia…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dega Çair, Zudi Koka nëpërmes “Facebook”, ka reaguar pas vazhdimit, zgjatjes së barikadës në rrugën “Cvetan Dimov”, në lagjen Çairçanja. Sipas Zudi Kokës betoni është turp dhe fyerje ndaj shqiptarëve! Koka më tej i kujton kryetarit Ganiu se të vendosësh murë betoni në mes të shekullit 21 për të vendosur rend në lëvizjen e qytetarëve është turp dhe fyerje klasike e intelegjencës së votuesve po edhe të qytetarëve të Çairit, njofton News33. “Ky mur që ju po vendosni pos që shfaq dështimin dhe katandisje e Komunës me beton gjithandej shpërfaq edhe një realitet tjetër, dështimin…

Lexo më Shumë

Për betonizimin e Çairit në orët e vona të natës ka reaguar ashpër sekretari i Përgjithshëm i Altnernativa, Bekim Saliu. Më poshtë e gjenis statusin e tij të plotë: “Visar Ganiu e “pobratimi” i tij Petre Shilegov duhet ta dinë se në këtë “grykë” qarkullojnë rreth 100 mijë qytetarë, shumica shqiptarë, e që janë taksapagues si gjithë të tjerët që jetojnë në Shkup. Pra, edhe ata meritojnë trajtim të barabartë sikurse bashkëqytetarët e tyre maqedonas. Ne banorët e Çairit nuk kemi nevojë dikush të na vendose “në kollosek”. Ne kemi nevojë të kemi rrugë e bulevarde sikurse të tjerët. Ky…

Lexo më Shumë

Autoritete e komunës së Çairit dhe të Qytetit të Shkupit, në këto momente janë duke vazhduar me rivendosjen e murit të betonit përgjatë rrugës “Cvetan Dimov”. Kohë më parë muri ishte vendosur vetëm në një pjesë të rrugës, ndërsa tani e njëjta po vazhdohet deri në fund. Vendosja e këtij muri kishte ngjallur shumë reagime të qytetarëve që jetojnë dhe gravitojnë në këtë komunë. TV SHENJA ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka reaguar në rrjetin social fejsbuk pas vendosjes së murit të betonit në bulevardin “Cvetan Dimov”. Sonte vazhduam me vendosjen e bankinave të betonit edhe në pjesën tjetër të Bulevardit “Cvetan Dimov”në Komunën tonë. Kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme deri në realizimin e projektit për autobusët e shpejtë, të cilin para disa ditëve e paralajmëroi Qyteti i Shkupit. Lehtësimi i qarkullimit nëpër rrugët e Komunës së Çairit është prioriteti ynë. Implementimi i projekteve efikase të komunikacionit bëhet me të vetmin qëllim të kemi rrugë pa kaos dhe qytetarë të sigurtë. Aksioni…

Lexo më Shumë