Author: IM

Ergin Iseni, 23 vjeçari nga Haraçina, nuk i ka mbijetuar plagëve të rënda që javë më parë, konkretisht më 13 maj, i mori në incidentin e armatosur në lagjen Butel të Shkupit, ku i vdekur mbeti Kamer Idrizi, 43 vjeç nga Shkupi, shkruan gazeta KOHA. Ergini pak minuta më parë ndërroi jetë në KARIL të Shkupit, ndërsa gjendja e tij nuk ishte përmirësuar përkundër disa ndrëhyrjeve kirurgjikale që ishin kryer në trupin e të ndjerit. Në ndërkohë, asnjë informatë zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme rreth pistave të mundshme, apo se kush mund të jenë autorët e vrasjes në…

Lexo më Shumë

Pasi u shpall non-grata nga departamenti amerikan, ish-kryeministri dhe presidenti Sali Berisha ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, transmeton Lajme.al Berisha në reagimin e tij përmendi miliarderin amerikan George Soros si një armik të demokracisë dhe te Shqipërisë. Gjithashtu tha se pasi e denoncoi publikisht projektin për ndryshinin e kufjive i hartuar nga Fondacioni Soros ne Beograd u paralajmërua për pasoja. Në vazhdim mund ta lexoni reagimin e plotë të Berishës: “Pergjigje zotit Antony Blinken, Sekretar i Departamentit te Shtetit te SHBA per vendimin e tij per te ndaluar hyrjen time ne SHBA! Zoti Sekretar! Nga mediat…

Lexo më Shumë

Ditë më parë, burime të konfirmuara brenda BDI-së (duke na siguruar edhe fotografi) thonë se në një lokal në qytetin e Dibrës, janë zënë “mat” në një talovinë të përbashkët Ali Ahmeti dhe Izet Mexhiti. Edhe pse Mexhiti është kritik ne media ndaj BDI-së duket se me liderin e saj, Ali Ahmetin raportet i ka tejet miqësore, raporton Almakos. Sipas të njëjtit burim, thuhet se mbase e gjithë kjo përplasje brenda BDI-së, mund të jetë vetëm një inskenim duke u paraqitur si të “përçarë” para aktivistëve dhe strukturave të partisë, që po e luajnë Mexhiti së bashku me Ali Ahmetin,…

Lexo më Shumë

Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim që të vazhdohen masat restriktive, të propozuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive. Sipas këtij vendimi parashihet që ora policore të vazhdohet deri më 1 qershor me formatin e njejtë, teksa do të fillojë nga mesnata dhe do të mbarojë në ora 4:00. Me vendimin e Qeverisë gjithashtu parashihet që objektet hotelerike të punojnë deri në ora 23:30./

Lexo më Shumë

Shpërthen zjarri në një lokal në Çarshi të Shkupit. Zjarri sipas dëshmitarëve okular ka shpërthyer për shkak të problemit me energjinë elektrike. I menjëhershëm ka qenë reagimi i zjarrfikësve, por nuk kanë arritur të depërtojnë me kohë deri te vendi, pasi janë përballur me bllokadat dhe veturat e shumta të parkuara. Shuarja e zjarrit u lokalizua me boca të kundërzjarrit. Nuk ka të lënduar, ndërkaq për rastin deri në këtë moment nuk ka denoncim në SPB Shkup./TV21

Lexo më Shumë

Ndotjen e lartë në vend e kanë shkaktuar tonelata karburant i rrezikshëm që në mënyrë të rrejshme është treguar si naftë. Atë e kanë përdorur edhe institucionet shtetërore. Bëher fjalë për shtatë spitale, NQP Shkup, Ministria e Mbrojtjes dhe Hekurudhat e Maqedonisë. Problemi qëndron te dogana. Storja televizive e redaksisë së Laboratorit të Gazetarisë Hulumtuese zbulon se kompania “Eurotim” nga Kërçova, ka furnizuar institucione me mazut, që në fakt ka qenë vaj i djegur që ndot ajrin. Atë e ka marrë nga kompania boshnjake “Hifa Oil”, ndërsa ata e kanë marrë atë nga kompania çeke “Unipetrol”. Atje lënda djegëse nuk…

Lexo më Shumë

Gjatë vitit 2020, në Maqedoni të Veriut u rrit çmimi i banesave. Pavarësisht kësaj, sipas të dhënave të Entit shtetëror të Statistikave, gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2020 janë shitur 10 për qind më shumë banesa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Ngritje të çmimeve ka pasur vetëm në dy muajt e parë pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Banka Popullore thotë se çmimet e banesave në Maqedoninë e Veriut, gjatë vitit 2020 janë shtrenjtuar për 3 për qind. Ndërkaq, agjencitë e patundshmërive thonë se në disa komuna të Shkupit, siç janë Gjorçe Petrov dhe Gazi…

Lexo më Shumë

Kuvendi nesër pritet të zgjedh Lirim Sulejmanin për anëtar të ri në Komisionin Rregullator për Energjetikë. Sipas dokumenteve deri tek të cilat ka arritur Nistori, rezulton që Sulejmani krijon bazë për konflikt interesi në rast se zgjidhet, pasi i njëjti për momentin ështe i punësuar në EVN me status pune udhëheqës. Këtë e konfirmoi edhe kompania ku punon momentalisht Sulejmani. “Lirim Sulejmani është akoma në marrëdhënie pune tek punëdhënësi Elektrodistribuimi. Në qoftë se për çfarëdo arsye e lëshon vendin e punës, patjetër që marrëdhënia e punës do t’i përfundon”, përgjigjen për Nistorin nga EVN. Argumentet për zgjedhjen e tij në…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas operacionit të policisë që përfundoi me kapjen e një sasie rekord kokaine. Në një deklaratë për mediat, ministri ka thënë se Kosova nuk do të jetë më streha e kriminelëve. Sveçla duke falenderuar institucionet që morën pjesë në këtë operacion ka thënë se nuk do të ketë kompromis me krimin. “Sot gjatë një aksioni të koordinuar me institucionet e partnerëve tanë, Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar, kokainë. Falenderoj institucionet e partnerëve tanë aleat që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e…

Lexo më Shumë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë të hënën (nesër) pasdite një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kancelarja Merkel do të komunikojë me kryeministrin e Kosovës, Kurti, për një gamë të gjerë çështjesh, ndër to edhe për dialogun me Serbinë. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri të ditur se biseda do të përqendrohet shumë fort në kursin e reformave në Kosovë, transmeton DW. Më tej bashkëbiseduesit do të diskutojnë për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë.

Lexo më Shumë

Gjatë kongresit të sotëm të LSDM-së, menjëherë pas zgjedhjes së anëtarëve të kryesisë qendrore janë zgjedhur edhe sekretari i përgjithshëm i partisë dhe nënkryetarët. Për sekretar të parties u zgjodh Ljupço Nikollovski. “Për nënkryetar të partisë janë zgjedhur, Fatmir Bytyqi, Milla Carovska, Oliver Spasovski dhe Venko Filipçe”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar I LSDM-së. Që të 4 të zgjedhurit, janë anëtarë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Lexo më Shumë

Fehmi MALOKU Ju portale të pandershme e aspak profesionale, Analistë e banalistë te dehur e trullosur, Ju që me “copy- paste” bêni gazetari hulumtuese- kishe, e që me “pushkē kauçuku” i sulmoni e i Shpifni për ‘terroristë’ disa hoxhallarë- se i keni gjetur si caqe të lehta për t’i shpifur e sulmuar, pasi caqet tjera- të meritueshme për kritika për ju janë “xhixha”. Ato caqe ju thyejnë qafat, e nganjëherë edhe dhëmbët! Ju që shpifët tërë javën gati, për një Imam (Husamedin Abazin) dhe shoqatēn Kulturore (AKEA), gjoja- simbas jush- Si terroriste (!) A e dini se: -Deri dy javë…

Lexo më Shumë