LAJMI I FUNDIT| Izet Mexhiti kritiko BDI-në e takohu me Ali Ahmetin! (FOTO)

LAJMI I FUNDIT| Izet Mexhiti kritiko BDI-në e takohu me Ali Ahmetin! (FOTO)

Ditë më parë, burime të konfirmuara brenda BDI-së (duke na siguruar edhe fotografi) thonë se në një lokal në qytetin e Dibrës, janë zënë “mat” në një talovinë të përbashkët Ali Ahmeti dhe Izet Mexhiti.

Edhe pse Mexhiti është kritik ne media ndaj BDI-së duket se me liderin e saj, Ali Ahmetin raportet i ka tejet miqësore, raporton Almakos.

Sipas të njëjtit burim, thuhet se mbase e gjithë kjo përplasje brenda BDI-së, mund të jetë vetëm një inskenim duke u paraqitur si të “përçarë” para aktivistëve dhe strukturave të partisë, që po e luajnë Mexhiti së bashku me Ali Ahmetin, për qëllime deri më tani të panjohura.

Në fakt analistët vlerësojnë se funksionarët e BDI-së, vazhdimisht kanë treguar prirje për “lojëra përçarjesh” karshi aktivistëve dhe shqiptarëve, për t’i ikur llogaridhënies së pushtetit./Almakos