Author: IM

Ministria e Jashtme ende nuk ka marr asnjë konfirmim nga shtete tjera nëse do të njohin pasaportat e skaduara të shtetasve tanë për një periudhë gjashtë mujore. Megjithëse nga 1 korriku ndryshimet e Ligjit për dokumente të udhëtimit do të hyjnë në fuqi, shtetasit tanë ende nuk kanë një garanci nëse mund të udhëtojnë lirshëm për të dal nga vendi ynë me pasaportë pa afat. Thonë se janë në pritje. Ministria e Punëve të Jashtme “Për ndryshimet e ligjit janë informuar të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të vendit, të cilat pastaj i kane njoftuar organet kompetente të vendeve përkatëse.…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarër, Elmi Aziri ka reaguar ndaj himnit njëetnik të promovuar nga Komuna e Kumanovës. Aziri në reagimin e tij theksoi se, “promovimi i një himni njëetnik me një qasje dhe njëmendësi egocentriste të kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është diskriminues dhe kundër realitetit në të cilin sot jetojmë”. “Kryetari i komunës nuk guxon të jetë pjesë e aventurave dhe mendësive të tilla që anashkalojnë frymën multietnike dhe multikulturalizmin, sidomos të shqiptarëve si etniteti i dytë në këtë komunë dhe ku gjuha shqipe është zyrtare. Por, përgjegjëse dhe bashkëfajtore të barabartë në këtë rast është…

Lexo më Shumë

Më shumë se një javë ka kaluar që kur banorët e fshatit Arnaqi, komuna e Sarajit nuk kanë ujë të pijshëm. Në javën në të cilën temperaturat shënojnë mbi 30 gradë, banorët thonë se shumë vështirë po e përballojnë mungesën e ujit. E akuzojnë komunën për mos veprim. Shkuam edhe në komunën e Sarajit për të pyetur se kur protet të ketë ujë fshati,por na thanë se kryetari është në teren. Ndryshe, fshati Arnaqi ndodhet vetëm 15 minuta larg fshatit Rashce ku ndodhet burimi i cili furnizon me ujë të pijshëm gjithë qytetin e Shkupit, por nuk ka ujë për…

Lexo më Shumë

Edhe pas ngjarjeve të fundit “të fortët” vijojnë të bëjnë ligjin nëpër rrugët e vendit duke vrarë me shpejtësinë dhe rrezikuar jetën e qytetarëve. Në rrjetet sociale është duke qarkulluar sëfundmi një video nga një numër i madh policësh nuk munden të ndalin një makinë luksoze. Ata i lutem që të ndalojë duke i thënë “o djalë, a ka mundësi një minutë?”, por “i forti” me “Mercedes G Class” ia shkel gazit duke bërë të qeshnin edhe fëmitë që ndodheshin në trotuar dhe po filmonin gjithçka.

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit vijon me kontrollet rrugore në vend. Gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar, në terren ka zbritur dhe kreu i policisë, Ardi Veliu, i cili ka parë nga afër shkeljet e shoferëve. Drejtor Veliu ka komunikuar drejtpërdrejt me punonjësit e Policisë Rrugore që kryejnë shërbim me radar dhe me patrullat e tjera të policisë rrugore ku u ka kërkuar tolerancë zero, të mos tolerohet asnjë rast i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore e pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës. Gjatë inspektimit tek mbikalimi në rrugën interurbane Tiranë-…

Lexo më Shumë

Me mbështejte financiare nga Ambasada Gjermane në Shkup si dhe me mbeshtetje teknike dhe logjistike nga shkolla e mesme e qytetit te Shkupi Saraj si dhe vullnetin e mirë të Komunës së Sarajit, Insituti ZIP lëshoi në përdorim qendrën e komunitetit rinor në Saraj. Në hapjen e kësaj hapësire morri pjesë Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Anke Holstein kryetari i komunes se Sarajit Blerim Bexheti dhe drejori i shkollës së mesme “Saraj” Bedri Gjureci. Drejtori ekzekutiv i Institutit ZIP z. Agim Selami ishte në një linjë me folesit tjerë duke potencuar partneritetin midis sektorit joqeveritar, faktorit ndërkombetarë në…

Lexo më Shumë

Qeveria sot mori vendim që dasmat të organizohen në ambiente të mbyllura për deri në 250 persona dhe kjo masë do të lejohet nga 1 korriku. Mikrobiologu Nikolla Panovski është kundër këtij vendimi, sepse të paktën për festimet familjare ekziston një alternativë, organizimi i hapësirës së hapur. “Është e e palogjikshme që do t’ju duhet akoma një maskë në ambiente të mbyllura, por nuk do t’ju duhet një në një dasmë. Mendoj se nuk kishte nevojë të merrej një vendim i tillë tani që ekziston një alternativë e mirë, dhe kjo është një dasmë në hapësira të hapura. Tani për…

Lexo më Shumë

Në sistemin kombëtar “Termini Im” është vendosur mundësia për dhënien e certifikatës për personat që e kanë kaluar Kovid-19. Certifikata u jepet të gjithë personave të cilët në nëntë muajt e fundit kanë qenë pozitive në Sars-Cov-2 dhe janë regjistruar si raste pozitive në Sistemin kombëtar. Certifikata mund të merret tek mjeku amë ose me paralajmërim në faqen vakcinacija.mk Certifikata është në gjuhën maqedonase dhe angleze, përmban të dhëna për personin (emri dhe mbiemri, numri i identifikimit personal, data e lindjes, gjinia) lloji i testit, data e testimit, data e rezultatit pozitiv, institucioni shëndetësor (laboratori) ku është kryer testi, si…

Lexo më Shumë

Një tërmet me madhësi 4 të shkallës Rihter goditi në 4:45 të mëngjesit në Greqinë veriperëndimore, pranë ishullit të Korfuzit dhe në kufirin me Shqipërinë. Tërmeti ishte në një thellësi prej 1 km, dhe u ndie edhe në rajonet e Ohrit dhe Manastirit. Ky është vetëm një nga tërmetet e pakta që kanë ndodhur në të kaluarën në atë zonë.

Lexo më Shumë

“Ben Blushi në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm, vijon të përdorë Top Channel për të sulmuar njerëz të drejtësisë. Pas sulmeve të njëpasnjëshme ndaj Prokurorit të Tiranës, Ervin Karanxha, ky i fundit e ka paditur në SPAK, ish kreun e Libras. Në padinë drejtuar Prokurorisë së Posaçme, Karanxha thekson se Top Channel po ushtron presion në mënyrë të vazhdueshme me informacionet  e pavërteta që transmeton me qëllim denigrimin e figurës së prokurorit dhe gjyqtarit për shkak të ushtrimit të detyrës. Sipas Karanxhës, ky presion i vazhdueshëm ushtrohet për dy arsye. Për shkak të funksionit si Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit…

Lexo më Shumë

Zyrtari i lartë në Ministrinë e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Dritan Ismaili ka bërë sot një gjest human duke dhuruar vullnetarisht gjakë, shkruan portali DOKTOR5. Ai ishte i shoqëruar me bashkëpuntorët e tij të ngushtë. Gjesti i sotëm i dhurimit vullnetar, paraqet një mesazh të fuqishëm human se të gjithë qytetarët e Maqedonisë me shëndet të mirë duhet të dhurojnë gjak për të shpëtuar jetën e pacientëve hallexhinjë. Ndryshe, Dritani ka zgjedhur profesionin e mjekësisë,të cilës ia ka kushtuar gjithë jetën duke qenë i bindur se është i gatshëm që të kontriboj edhe më shumë në pozitën e zyrtarit…

Lexo më Shumë

Një trajtim monografik për historinë dhe arkitekturën e kullave të sahatit në vendin tonë u shtohet botimeve të Fondacionit “ALSAR”. “Kullat e sahatit në Shqipëri”, me autorësinë e Dritan Çokut, sapo e ka parë dritën e botimit. Në mbi 400 faqe trajtohet historiku i këtyre kullave, rrethanat e ngritjes së tyre, tipologjia. Për çdo kullë sahati ka një trajtesë të veçantë. Studimi i botuar është plot me ilustrime, fotografi, skica, të dhëna, e gjithçka tjetër që nevojitet për ta bërë atë të plotë. Parathënia, hyrja, kreu i parë, “Historia e kullave të sahatit dhe rrethanat e krijimit të tyre në…

Lexo më Shumë