Author: IM

Kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Kreshik Çollaku ka realizuar takim me kryetarin e “Alternativa”, Afrim Gashi në Tiranë, ku me këtë rast kanë bashkëbiseduar për aktualitetet politike në hapësirat mbarëshqiptare. “Në Tiranë me mikun dhe deputetin e parlamentit të Maqedonise së Veriut Afrim Gashi, gjithashtu kryetar i Alternativës. Folëm për të tashmen, folem për të ardhmen, folëm për shqiptarinë…”, shkruan Kreshnik Çollaku deputet i PD-së, njëherit Kryetar i Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike të Shqipërisë, pas takimit me Afrim Gashin.

Lexo më Shumë

Pas një sëmundje të rëndë, sot pasdite ka ndërruar jetë gazetari i njohur Zejnulla Veseli. I lindur në Nigishtan të Shkupit, Zejnullai ka punuar gjatë kohë në media, duke filluar me televizionet lokale e rajonale në Shkup, në gazetën Fakti, në gazetën LAJM, ndërsa vitet e fundit ka qenë pjesë e gazetës KOHA. Gjatë karrierës së tij, Zejnullau është dekoruar me çmime të shumta, ndërsa ka mbuluar çështjet ekonomike në redaksinë KOHA. Në vitin 2019, Zejnullau u shpall fitues i Çmimit rajonal për gazetari Ekonomike “Vangjush Gambeta”, ndërsa ka qenë pjesë e shumë hulumtimeve vendore dhe rajonale për ekonomi. Vdekja…

Lexo më Shumë

“Visar Ganiu, me veturë zyrtare për udhëtime private në Kosovë, në drejtim të kundërt Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu keqpërdor veturën zyrtare për shëtitje private në Kosovë. Në ora 19:15 sonte (e dielë) është parë duke kaluar kufirin në Bllacë. Përveç kësaj, kryetari “kapadahi”, për të mos pritur në kolonë, hyn në drejtim të kundërt, në pikën ku hyjnë automjetet nga Kosova drejt Maqedonisë” thonë nga ASH – Çair në FB.

Lexo më Shumë

Pothuajse në çdo 5 minuta radarët e policisë kapin nga një shkelës të rregullave të shpejtësisë në trafik. Policët thonë se nuk do të ketë kompromis për shoferët që tregojnë fuqinë në timon, duke rrezikuar jetën e të tjerëve. Muajt e verës, sipas tyre janë më kritikët kur konsumohet shumë alkool në ahengje dhe ngarkohen rrugët nga ardhja e mërgimtarëve. Në pikat më kritike për vozitje të shpejtë në kryeqytet policia e trafikut rrugor ka bërë postblloqe. Matja e shpejtësisë me radar ka lënë shumë vozitës pa patentë shoferë. “Një nga patrullat e policisë këtu në hyrje të Shkupit është…

Lexo më Shumë

Propozim ligji i ri për shtetësinë akoma nuk ka marrë epilogun përfundimtarë të tij. Propozim ligji nuk ka kaluar as fazën e parë të miratimit dhe gjendet në komisionin amë. Aspekti i hartimit të propozim ligjit dhe dakordimi i partive opozitare shqiptare me partinë maqedonase në pushtet, ka shkuar relativisht mir, por i njeti më pas të bllokohet nga opozita maqedonase. Ky pozicion i ka lënë pa kundërveprim partitë opozitare shqiptare, të cilët kërkojnë bashkëpunim me pushtetin për të gjetur mekanizma të tjerë të cilët do të mundësonin jetësimin e ligjit. Deputeti i Alternativës Hysni Ismaili për TVM2 pohon se…

Lexo më Shumë

Pasi kryeminsirri Zaev tha si partia e tij, poashtu edhe BDI-ja e Ahmetit mbështet rezolutën e VMRO-DPMNE-së për vijat e kuqe me Bullgarinë, për këtë është prononcuar edhe zv/kryeminstri Artan Grubi. Ai tha se BDI solidarizohet me bashkëqytetarët maqedonas sa i përket përdorimit të gjuhës. “Absolutisht solidarizohemi me bashkëqytetarët tanë maqedonas sepse ne dimë më së miri se çfarë do të thotë të kontestohet gjuha, përdorimi i gjuhës, kulturën e historia etj. Vlerësojmë se me metoda të shekullit të 19 nuk mundet të zgjidhen problemet e shekullit 21.Presim që në zgjedhjet në Bullgari të fitojnë forcat progresive demokratike që do…

Lexo më Shumë

Policia mbrëmjen e kaluar ka arrestuar një pjesëtar të Njësitit Special Anti-Terror “Tigri” gjatë konsumimit të lëndëve narkotike në një nga lokalet e Shkupit, shkruan Alsat. Bëhet fjalë për nënpunësin D.S i cili është kapur “me presh në duar” nga kontrollet policore. Nuk dihet sasia që i është gjetur pasi nga burime brenda policisë mësohet se i njëjti pjesën tjetër të lëndës narkotike e ka hedhur në toalet. Rasti është konfirmuar edhe nga MPB-ja nga ku thonë se ndaj të arrestuarit do të merren masa në përputhje me ligjin. “Policia ka arrestuar personin D.S të cilit i janë gjetur lëndë…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut dhe Greqia të premten nënshkruan në Athinë marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit mes dy shteteve. Me realizimin e projektit, Maqedonia e Veriut bëhet korridor energjetik për shtetet tjera si Kosovën, Serbinë dhe tërë rajonin e Ballkanit Perendimor, të cilat do të mund të furnizohen me gaz natyror. Marrëveshja ofron mundësi për më shumë burime të gazit, pra rajoni nuk do të varet vetëm nga burimet ruse të gazit natyror. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri grek i Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas dhe ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. “Kjo marrëveshje është e rëndësishme për…

Lexo më Shumë

https://youtu.be/FLPNfxwuHpc Mijëra qytetarë që kanë dorëzuar kërkesë për legalizim të objekteve të tyre deri në vitin 2018, do të kenë edhe 5 vjet afat që t’i marrin dokumentet. Kjo do të thotë se do të vazhdohet afati për legalizim të objekteve pa leje, të ndërtuara deri në vitin 2011, ndërsa do të vlejë vetëm për lëndët, dokumentet e të cilave janë dorëzuar në komuna deri në 2018. “Ky ligj është si kërkesë e shumë qytetarëve të cilët gjatë kësaj periudhe, respektivisht nga tre marsi 2021 u paraqit një vakum juridik për lëndët të cilat ishin aktive. Ky ligj vlen vetëm…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij se për momentin gjendja në vend është stabile dhe se nuk ka nevojë për masa restriktive. “Lidhur me masat vlerësojmë se nuk ka nevojë, tani për tani gjendja është e qetë. Fokusi duhet të jetë në imunizimin e popullatës dhe jo në masat restriktive. Ne vitin e kaluar ishim të mbyllur dhe nuk dëshirojmë që kjo të përsëritet, nuk dëshirojmë të jetojmë të mbyllur. Ne po punojmë që valën tjetër ta presim të përgatitur”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë. Ndërkohë ministri Filipçe njoftoi se po shqyrtohet mundësia…

Lexo më Shumë

“ Ngjarjet e Gostivarit më 1997 janë dëshmi se jo shumë moti në vendin tonë shqiptarët vriteshin, burgoseshin dhe vriteshin vetëm sepse e valonin flamurin e tyre kombëtar. Dhe, vrasësit dhe ushtruesit e dhunës nuk janë të panjohur dhe anonimë. Kush e harron të kaluarën, ajo i përsëritet.” shkruan Afrin Gashi kryetar i “Alternativa”.

Lexo më Shumë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportet për klimën investuese, ku thuhet se Republika e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 në  zbatimin i ligjeve anti-korrupsion ka qenë e dobët në disa momente dhë në mënyrë selektive synonë kritikët qeveritarë dhe shkelësit e nivelit të ulë. Sipas raportit të DASH, në përgjethësi në vendin tonë është e lehtë të udhëhiqet bizenes dhe kornizat ligjore në masë të madhe janë në pajtim me standartet evropiane, por, korrupsioni është problem i vazhdueshëm për vendin tonë. Në këtë raport gjithashtu është cekur se ka pasur akuza të besueshmë në korrupsion në polici, gjyqësi…

Lexo më Shumë