Author: IM

Nga mëngjesi i sotëm Ndihma e Shpejtë ka kryer 45 intervenime, ndërsa numri i qytetarëve që lajmërohen në 194 është shumë herë më i lartë. Ankesat janë kryesisht për marramendje, diarre, të vjella, dhimbje gjoksi, rritje e tensionit të gjakut. Temperaturat e larta nuk planifikojnë të braktisin vendin tonë edhe për disa ditë. Enti Hidrometeorologjik për fundjavë paralajmëron temperatura deri në 43 gradë celsius. Për të shpëtuar nga temperaturat e larta që kanë kapluar vendin tonë disa qytetarë pozicionohen pranë kondicionerit, të tjerë parapëlqejnë të frekuentojnë pishinat. “Jo të gjithë kanë në dispozicion kohë të mjaftueshme për të vizituar liqenet…

Lexo më Shumë

Për momentin bëhen analiza në pjesën e imunizimit dhe të rekomandimeve për dozë të tretë eventuale të vaksinës. Tani nuk mund të supozohet nëse kjo vaksinë do të bëhet sezonale, por besoj se deri në fund të vitit do të kuptohet, sepse bazuar në atë do t’i dimensionojmë sasitë për gjithë vitin e ardhshëm, tha sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në përgjigje të pyetjes së deputetëve në Kuvend. Ai sqaroi se për momentin bëhet studime kyçe në botë, dhe atë te fëmijët prej 6 muajsh deri në 2 vjet, prej 2 deri në 5 vjet dhe prej 5 deri…

Lexo më Shumë

Fabio Lamborghini, nipi i Ferruccio Lamborghini, ka zbuluar supermakinën Era, një version i rishikuar i Lamborghini Aventador, projektuar nga Huber për nder të dhjetë viteve të modelit italian. Huber ka ofruar një version të modifikuar, me një trup të ridizajnuar i cili megjithatë ruan ADN-në e sportistes së Sant’Agata Bolognese. Ndërhyri në pamjen e tij, hoqi panelet origjinale të përparme dhe të pasme dhe i zëvendësoi me pjesë të reja të fibrave të karbonit, të cilat kanë padyshim më agresive. Vetëm 21 njësi të këtij modeli do të prodhohen. Versioni i modifikuar ka hequr logon e Lamborghini dhe e ka…

Lexo më Shumë

43 gradë Celsius, apo edhe më shumë, autoritetet e Maqedonisë së Veriut paralajmëruan popullatën për temperatura ekstreme, por nuk janë të vetmit në këtë situatë. I nxehti përvëlues ka munduar këto ditë pjesë të tëra të Europës Juglindore, duke bërë që njerëzit t`i vërsulen plazheve, shatërvanëve publikë apo ambienteve me ajër të kondicionuar, me shpresën të gjejnë aty shpëtim nga vapa. Temperatura që kapërcenin 40 gradët janë regjistruar dhe në disa pjesë të Greqisë. Metereologët presin që në Athina, i nxehti përvëlues të vazhdojë të paktën deri javën tjetër, një ndër më të gjatët që prej mesit të viteve 1980.“Kjo…

Lexo më Shumë

Ejup Berisha Mbledhja e Avnoj-it në Shkup dhe krijimi i Jugosllavisë së re me Shqipërinë si pjesë të saj. Urime Jugosllavinë e re tani jo të Titos por kjo e reja që u krijua në 29 korrik të vitit 2021 në Shkup. Ajo është krijesa e Vuçiçit, Ramës dhe Zaevit. Pra dje dhe sot në Shkup u mbajt mbledhje e përbashkët mes Kryeministrit të RMV-së Zoran Zaev,Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, në të cilin takim është arritur marrëveshja që të vazhdohet me materializimin e idesë për krijimin e Minishengenit Ballkanik apo të Ballkanit të…

Lexo më Shumë

Sot Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 57 vota pro dhe 32 kundër e miratoi ligjin për shtetësi të propozuar nga Opozita Shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Ky ligj, pas shumë peripecive por me këmbënguljen e opozitës arriti që të ulë në tryezë partnerët e Koalicionit Qeverisës Lsdm-BDI-Besa dhe Pdsh duke i detyruar që të kaloj ligji në fjalë. Sipas informacioneve që janë publikuar nga disa institucione por edhe nga platforma shtetësia.mk bëhet fjalë për mijëra qytetarë, kryesisht shqiptarë të cilëve u është mohuar e drejta elementare për të pasur shtetësi dhe rrjedhimisht edhe të drejta qytetarë të cilat…

Lexo më Shumë

Sot edhe zyrtarisht parlamenti miratoi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje. Duke pasur parasysh se ka lëndë të vazhdueshme të kërkesave për përcaktimin e statusit juridik të objekteve pa leje të parashtruara në afatet ligjore paraprakisht të parapara, si dhe lëndët që janë në procedurë të ankimimit, afati i vlefshmërisë së këtij ligji vazhdohet për pesë vite. Parlamenti e miratoi këtë ligj për të mbrojur të drejtat e qytetarëve të cilët kanë parashturar kërkesë pë përcaktimin e statusit juridik të objekteve pa leje.

Lexo më Shumë

Ashtu siç ishte paralajmëruar në rrjetet sociale, më 22 qershor 2021, ditën e tretë të Kurban Bajramit u mbajt takimi i gjeneratës së tretë të Medresesë “Isa beu”. Takimi u organizua në ambientet e Medresesë ku kaluan katër vjet të plota nga i cili vend dhe nga ajo kohë bartin kujtimet më të shtrenjta të jetës së tyre. Tashme për takime të këtilla tradicionale ekziston një protokoll i pa shkruar por që të gjithë e dinë. Prej orës 11 e deri në orën 12 bëhet pritja e nxënësve që pas 10, 20 a 30 vjetësh përsëri gjenden në bankat e…

Lexo më Shumë

Të ardhurat e shitjes Sipas pasqyrës së vetme të të ardhurave, në periudhën janar-qershor 2021, shitjet arritën në 4,788,760,106 denarë, që është 1% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shitjet e përgjithshme të konsoliduara, në anën tjetër, arrijnë në 6,272,411,971 denarë, që është 3% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shitjet sipas rajonit Shitjet e konsoliduara të realizuara në tregun e brendshëm u rritën me 7% ndërsa eksportet totale të konsoliduara të kompanisë u rritën me 1%. Nga shitjet e përgjithshme të konsoliduara, 35% janë realizuar në tregun…

Lexo më Shumë

Në Kuvendi e Maqedonisë së Veriut me 57 vota është miratuar Ligji për Shtetësinë, raporton SHENJA. Kujtojmë se Ligji për shtetësi u propozua nga koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Ky koalicion në programin e saj zgjedhor e kishte premtim elektoral se do ta zgjidh problemin me shtetësinë e mijëra qytetarëve e që nuk është zgjidhur me vite. Fillimisht propozimi i tyre u injorua nga qeveria, por më pas bllokimit të Kuvendit u arrit deri tek marrëveshja. Edhe pse, Ligji në Kuvend u bllokua nga VMRO-DPMNE dhe E majta, atëherë ligji u kthye në Kuvend me flamur evropian për…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votua Ligji për shtetësinë. Propozues të Ligjit janë deputetët e koalicionit opozitar shqiptar Aleanca për Shqiptarët- Alternativa. Ata përmes bllokadës së Kuvendit, por edhe mekanizmave tjerë, arritën më në fund që të votohet Ligj për shtetësi i cili premton zgjidhjen e çështjes së shtetësisë për mijëra qytetarë. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Zyrtarizohet, Mini-Schengeni bëhet Open Balkan Krerët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, janë pajtuar që nisma e njohur deri më tash si Mini-Schengen, të emërtohet “Open Balkan” (Ballkani i Hapur). Kjo është zyrtarizuar sot në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal në Shkup. Kosova ka refuzuar në vazhdimësi këtë nismë.

Lexo më Shumë