Deri më tani janë arrestuar 17 persona, ndërsa në bisedë janë thirrur edhe 16 të tjerë për zjarrvënie. Tashmë janë parashtruar tre padi penale dhe dy kundërvajtje, shkroi sot pasdite ministri I Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në Fejsbuk. Në status, Spasovski thekson se në koordinim me prokurorin publik po punohet në ndriçimin e të gjitha rasteve. Thekson se MPB mbetet e përkushtuar, si ndaj parandalimit dhe shuarjes së zjarreve, ashtu edhe ndaj zbatimit të ligjit në pjesën e përcaktimit të përgjegjësisë për zjarrvënie apo shkaktim të zjarreve. “Dëshiroj edhe njëherë t’u shpreh falëdnerim të gjithë zjarrfikësve në vend, nëpunësve…
Author: IM
Drejtoria e Doganave ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, gjatë kontrollit doganor në autobus për hyrje në Maqedoninë e Veriut, kanë ndaluar 2.773 gram ari dhe 1 autobus. “Rreth orës 06:00 në vendkalimin kufitar në Deve Bari, për hyrje në shtet është denoncuar autobus i markës “Mercedes” 0403 me targa të Shkupit, me shofer T.D. nga Turqia. Gjatë kontrollit të detajuar nga ana e nëpunësve doganorë të Sektorit për punë operative, mbi rrotat e prapme, janë gjetur 20 pako me ari, me peshë prej 2.773 gram, ku vlera e përgjithshme e mallit dhe autobusit arrin në 9.000.000 denarë apo…
Ejup Berisha Sot BDI dhe vetëm ajo si Parti politike e feston 20 vjetorin e Marrveshjes së Ohrit. Edhe pse do të duheshte të festonim të gjithë ne bashk si shqiptarë këtë përvjetor të dhjetvjeqarit të dytë të egzistimit të saj. Por për shkak se këta të BDI-së e kanë përvetsuar dhe privatizuar Marrveshjen në fjalë atëher le ta festojnë vetëm këta dhe të kënaqen me të arriturat e tyre personale dhe grupore fal marrveshjes së Ohrit vetëm këta. Sa i përket rëndësisë së marrveshjeve vlenë të thuhet se një Marrveshje është e rëndësishme dhe e vlefshme varësisht se sa…
Kryetari i Odës së pavarur të gastronomëve Zdravko Josifovski thotë se masat janë sjellë shumë shpejt dhe nuk sheh mundësi që të njëjtat të zbatohen. “Është fakt se ne si objekt hotelierik nëse ngelet në fuqi vendimi i Qeverisë, të hënën do ta mbyllim objektin tonë sepse as nuk kemi kushte, as mundësi për të vendosur mbajtës rendi, as nuk duam t’i selektojmë mysafirët se kush mund të hyjë e të del. Ajo që pjesa më e madhe e hotelierëve e kanë thënë në anketën që kemi bërë, 95% presin që Qeveria në periudhën në vazhdim ta tërheq vendimin dhe…
Hakmarrja politike ndaj atyre që nuk e dëgjojnë partinë në pushtet vazhdon të mbizotërojë në institucionet shtetërore dhe nëpër drejtori, njofton News33. Rasti i fundit që është përdorur hakmarrja politike është rasti që ka ndodhur në Drejtorinë e Doganave të Maqedonisë. Bekim Afuzi i cili ka shprehur publikisht qëndrimet kundër Bashkimit Demokratik për Integrim dit më parë është ulur në detyrë. Se është ulur në detyrë ka njoftuar vet Afuzi, i cili në një shkrim në rrjetet sociale ka thënë se presionet dhe shantazhet mbi të kanë filluar nga 2008-ta, vit në të cilin është punësuar në doganë. “Nuk keni…
Nga VMRO-DMPNE-ja kanë reaguar pas paqartësive nga ana e Ministrisë së Arsimit në lidhje me atë se si do të nis viti i ri shkollor nga 1 shtatori. Nga kjo parti akuzojnë ministren Milla Carovska për paaftësi dhe kaos në sistemin arsimor. “Prindërit nuk e dinë nëse fëmijët e tyre do të shkojnë në shkollë, mësuesit nuk dinë se si do të ligjërojnë. Përsëri kaos total. Viti shkollor veç sa nuk ka filluar, ndërsa nxënësit ende nuk kanë marrë dëftesat nga viti i kaluar. Për shkak të paaftësisë së Carovskës, ky vit do të fillojë me kaos total ose duke…
Dy të tretat e të rinjve (64.8%) në vend janë të pakënaqur me vendin e tyre në shoqëri, tregon studimi “Pjesëmarrja socio-politike e të rinjve: pabarazi, pasiguri dhe pritshmëri të ndryshme”, i përgatitur në bashkëpunim me Fondacionin për Demokraci “Westminster”. Studimi tregon se 58% e të rinjve do të largoheshin nëse u jepej mundësia. Nga këto, vetëm 6.9% do të ktheheshin në vend. Më shumë se gjysma e të rinjve (56%) rrallë ose kurrë nuk i ndjekin dhe nuk janë të interesuar për ngjarjet politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni. Studimi tregon se 69% e të rinjve nuk u konsultuan…
Një pjesë e konsumatorëve të fshatit Shishevë nesër nga ora 8:00 deri 10:30 do të jenë pa energji elektrike. Nga 8:00 deri 13:00, pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Salvador Alende” në Komunën Qendër, nga 8:30 deri 11:30 konsumatorët e fshatrave Lubin, Svillare të Poshtme dhe të Epërme, Rashçe, Bojanë, Radushë, Dvorcë, Orashje dhe Kondovë, si dhe një pjesë e fshatrave Vollkovë dhe Kuçkovë, ndërsa nga ora 8:30 deri 12:00 konsumatorët e rrugëve “7” në fshatin Batincë. Në periudhën nga ora 8:30 deri 12:00, pa furnizim me energji elektrike do të jenë një…
Prej nesër pasdite do të ketë rritje të vranësirave të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe erë të përforcuar. Do të ketë kushte edhe për paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura maksimale do të ulen për 3 deri 4 gradë, informoi DPHM. Përderisa, nga e enjtja, nga DPHM paralajmërojnë mot të qëndrueshëm me temperatura mesatare për këtë periudhë të vitit. Deri në fund të ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jenë mbi mesataren…
Në Institutin për Transfuziologji ka shpërthyer zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrëfikësit të cilët kanë intervenuar për të shuar zjarrin. Arsyet e shpërthimit nuk janë të njohura. /SHENJA/
Ditet qe lam pas Shkupin e kaploi nje atmosfere ndryshe, nje atmosfere festive e cila na kishte munguar koheve te fundit. Grupet nga Meksika, Ukraina, Hungaria, Romania, Bullgaria, Kosova, Shqiperia e nga Maqedonia e Veriut, ndezen atmosferen neper rruget e çarshise dhe te qendres se Shkupit, u ndegjua kenga nga te gjitha anet, u pasurua me ngjyra nga me te larmishmet, u be nje feste te cilen urojme qe gjithmone ta kemi. Nikoqiret e ketij eventi u kujdesen per çdo detaj. Qe nje organizim briliant i kuruar deri ne detajet e fundit, arriti qe te marre vemendjen e te gjithe…
Zjarret në Shqipëri, në vendet Karaburun dhe Tragjas duket do të jetë e pamundur të fiken. Prej terrenit të vështirë mjetet e zjarrfikëseve nuk ngjiten dot në kodrën e Tragjasit, ndërsa në Karaburun duke se përpjekjet e ushtarakëve për të fikur zjarrin me degë pemë janë të dështuara. Kodra e fshatit Tragjas të Vlorës dhe Karaburuni vazhdojnë të shkrumbohen. Vatrat e zjarrit janë riaktivizuar duke djegur sipërfaqe të tëra me dru dhe shkurre. Mjetet e zjarrfikësve nuk ngjiten dot në kodrën e Tragjasit prej terrenit të thyer. Zjarrfikësit i janë ngjitur kodrës më këmbë dhe së bashku me banorët po…

