Author: IM

Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore, të rinjtë dhe forumet e grave që janë pjesë e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (ASH dhe BDI) sot organizuan një shëtitje nëpër Gostivar. Në këtë aktivitet morën pjesë kandidati për kryetar komune, Valbon Limani, dhe bartësi i listës për këshilltarë, Valdet Xhaferi. Kryetari aktual i Gostivarit dhe kandidati për kryetar komune, Valbon Limani, vlerësoi se do të shfrytëzojnë këto takime me qytetarët në zonën urbane dhe me zejtarët, për të dëgjuar nga afër kërkesat dhe nevojat e tyre. “Kjo shëtitje është vetëm fillimi i aktiviteteve që do të intensifikohen në periudhën në vijim. Qëllimi…

Lexo më Shumë

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e kandidatit për Kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi, ka reaguar ndaj deklaratave të Valbon Limanit, i cili në një intervistë për një media paralajmëroi projekte të mëdha infrastrukturore për qytetin, si rikonstruksioni i bulevardit “Vëllezërit Gjinovski”, ndërtimi i një ure të re me katër korsi, rregullimi i qendrës, garazhi nëntokësor dhe rikualifikimi i parkut të qytetit. Në reagim thuhet se premtime të tilla, veçanërisht në prag të zgjedhjeve, janë më shumë kërcënim sesa shpresë për qytetarët, duke marrë parasysh se problemet më bazike ende nuk janë zgjidhur. “Papastërtia, qentë endacakë, trafiku kaotik, shkollat…

Lexo më Shumë

Metin Izeti Përpara se të shpërthejë agimi, nata është më e errët. Ky ligj universal nuk është thjesht një fenomen fizik, por një metaforë e thellë për gjendjen e njerezimit në shekullin e 6-të pas Krishtit. Bota ishte një peizazh i errësuar nga një errësirë e shumanshme: politeizmi dhe idhujtaria e Arabisë, mizoria sociale e Perandorisë Romake, dhe shpërthimi filosofik i Perandorisë Persiane që kishte humbur rrugën drejt një të vërtete të vetme. Njeriu kishte humbur lidhjen me Krijuesin e tij dhe me vetveten. Ishte në këtë vakum ekzistencial, në këtë “Errësirë ” para agimit, që Zoti i Lartësuar dërgoi…

Lexo më Shumë

Ramadan Ramadani Me aq sa pamë në këtë fushatën e nisur herët dhe para vaktit dy palët politike shqiptare ende se kanë nda mendjen nëse do bëjnë fushatë strikte lokale dhe komunale apo do kenë edhe qasje kombëtare, nacionale dhe ndërkombëtare. Krejt që mund të shihet deri tani është se VLEN më shumë është e përqëndruar në tema dhe përkrahje lokale siç janë edhe këto zgjedhje, kurse AKI më shpesh e më shumë përmend edhe tema kombëtare, bile nëpërmjet fushatës së Bujar Osmanit edhe ndërkombëtare. Nuk mund prej tash të dimë ose të konstatojmë se si do vijojë e përfundojë…

Lexo më Shumë

Nxënësit shqiptarë të fshatit Nerovë në Komunën e Krushevës nuk e kanë nisur vitin e ri shkollor në objektin e ri, siç ishte premtuar nga përfaqësuesit e VLEN-it, por janë detyruar të vijojnë mësimin në godinën e vjetër, të cilën banorët e quajnë të papërshtatshme dhe të rrezikshme. Reagimin e saj e shprehu edhe Nafie Selmani, e cila tha se VLEN duhet të mbajë përgjegjësi për premtimet e pambajtura dhe sulmet politike: “VLEN-i t’u kërkojë falje fëmijëve të Nerovës për mashtrim, e Meidanit për sulmet.” Ajo shtoi se ky është vetëm një shembull i dështimeve të qeverisjes aktuale: “Pavarësisht premtimeve…

Lexo më Shumë

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një intervistë ekskluzive për SYRI.net, ka treguar se pafajësia e tij është e vulosur. Gjatë bisedës me gazetarin Artan Cena, Meta është shprehur se, SPAK nuk ka asnjë provë kundër tij, ndërsa theksoi se, mezi po e pret gjyqin ku do të bëjë edhe mbrojtjen e tij publike. Pjesa e parë e intervistës së presidentit t PL, Ilir Meta: Z. Meta këto ditë SPAK ka dërguar çështjen tuaj për gjykim. Si e vlerësoni këtë hap dhe çfarë ka ndryshuar nga momenti i arrestimit tuaj gjatë 10 muajve në paraburgim? Ky ishte një…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot vizitoi shkollën fillore “Bashkimi” në fshatin Llakavicë për t’i parë nga afër investimet e realizuara dhe për t’i uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit të mbarë shkollor. Gjatë kësaj vizite, kryetari Limani theksoi se gjatë pushimeve verore është kryer rikonstruksion i plotë i objektit shkollor, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për mësimdhënie. Ai njoftoi gjithashtu se nga ky vit shkollor, mësimi në shkollën e Llakavicës do të zhvillohet me vetëm një ndërrim, duke ndjekur modelin e shkollave të tjera në territorin e Komunës së Gostivarit, ku…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se sonte në Çair, së bashku me Bujar Osmanin dhe Skender Rexhepin – Zejdin, kanë nënshkruar të ashtuquajturin “Akti i Çairit”. Sipas Ahmetit, ky akt përfaqëson një bashkim të gjerë kombëtar, të cilin ai e cilësoi si më të madhin që nga vitit 2001. Më poshtë shkrimi i plotë i Ahmetit: Sonte, në Çair, bashkë me Bujar Osmanin dhe Skender Rexhepin – Zejdin, nënshkruam Aktin e Çairit, duke vulosur bashkimin më të madh kombëtar që nga viti 2001. Të gjithë janë të bashkuar, si më parë, për…

Lexo më Shumë

Arsimi është sektori me të cilin kurrë nuk do të bëj kompromis. Nuk mjafton vetëm që fëmijët të shkojnë në shkollë, ata duhet të kenë kushte të vërteta për të mësuar, për t’u rritur dhe për të ëndërruar. Në bankat shkollore që nga vitet e para lind dashuria për shtetin, për lagjen, lind dëshira për të qenë pjesë e shoqërisë. Kjo nuk do të ndodhë nëse fëmijët tanë nuk kanë kushte të mira për mësim, shoqëri dhe kujdes të përkryer. Kështu ka shkruar kandidati i AKI për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ndërsa ka uruar vitin e ri shkollor për…

Lexo më Shumë

Listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës” i është bashkuar edhe një emër i njohur në komunitet – humanisti dhe aktivisti logjistik i tre luftërave të Ushtrisë Çlirimtare, Afrim Ismaili. Lajmin e ka bërë të ditur Mesut Bajrami, kryesuesi i këshilltarëve të pavarur i cili përmes një postimi theksoi: Listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës” i është bashkuar edhe humanisti dhe aktivisti logjistik i tre luftërave të UÇK-së, Afrim Ismaili. Ne mundemi më shumë! Pjesëmarrja e tij në këtë nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt bashkimit dhe forcimit të zërit shqiptar në Kumanovë.

Lexo më Shumë

✍️ Emad Mehmeti Ditë më parë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë në një fshat të Rumanisë. Me ç’rast një turist duke shijuar bukuritë e natyrës me motoçikletën e tij, në një moment është ballafaquar me tmerrin e paparashikuar. Atij i afrohet një ari për ta kafshuar. I panikosur, e i papërgatitur ndalon – në vend se të ikte normalisht. Ariu tenton ta kafshon, turisti e shqelmon. Ariu nuk dorëzohet. Ndërkohë, bëhet një kolonë e gjatë pas motoçikletës ku ndodhte skena horror e ëndrrave më të këqija, këtë herë ne reallitetin e një fshati në Rumani. Në fakt mu këtu…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejd, ka reaguar pas një incidenti të rëndë që ndodhi në qytetin e Manastirit, ku një qytetar shqiptar me shtetësi suedeze u sulmua fizikisht vetëm pse kishte veshur një bluzë me shqiponjë. Më poshtë reagimi i plotë i Rexhepit: 𝐄𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣ë 𝐬𝐤𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥 𝐧ë 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐢𝐧ë 𝐞 𝐕𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭!⁣ Një qytetar shqiptar me shtetësi suedeze u sulmua në Manastir vetëm pse kishte veshur bluzë me shqiponjë.⁣ ⁣ Kjo është pasqyrë e një klime urrejtjeje të mbjellë nga qeveria monoetnike dhe antishqiptare. Kjo gjuhë e nxitur nga institucionet qeveritare i bënë huliganët të ndihen të fuqizuar, por çmimin…

Lexo më Shumë