Ministri i shëndetësisë Venko Filpçe sot në një deklaratë për gazetarët ka thënë se për momentin restrikcione shtesë nuk janë të mjaftueshme. Ai tha se sot numri i të infektuarve është më i vogël, gjegjësisht nën 1000. Ai vlerëson se ora policore do të jep rezultat deri në fund të javës, gjegjësisht dy javë pas fillimit të zbatimit. “Hapa tjerë mund të jenë rritje të orës policore dhe shkurtimit të punës të objekteve hotilerike”, tha Filipçe.
Author: Emad
Foto ALMAKOS Këtë radhë të ftuar për intervistë në Almakos e kemi Gent Toskën. Udhëheqës i emisionit “Heronjêt e Rinj”, i cili tashmë është shndërruar në model në shoqërinë tonë. Ndaj, ju ftojmë më poshtë të ndiqni një intervistë mjaft interesante me të. Almakos: Sezoni i dytë i Heronjëve të rinj tashmë është duke u zhvilluar. Me pak fjalë, cili është qëllimi që dëshironi ta arrini me këtë TV Show rinor? Toska: Fillimi i sezonit të dytë i “Heronjëve të rinj” sjell risi dhe inkluzivitet në shoqërinë tonë. Qëllimi i këtij projekti televiziv është integrimi, pavarësimi, zhvillimi individual dhe aftësimi…
VIDEO: https://www.facebook.com/315207821853410/posts/5457110287663112/ Ndonëse është lindur në Jordani, Jahja Alarnuti di të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe. Në një intervistë Jahja Alarnuti ka treguar se familja e tij është shpërngulur nga Ferizaj në Jordani në vitin 1904, ndërsa babai i tij ka qenë vetëm 13 vjeç në atë kohë. Alarnuti, i cili thotë se në Kosovë ka pasur mbiemrin Gashi, ka vizituar Kosovën vetëm një herë në vitin 2006, ndërsa tregon se rrallë has në shqiptarë në Jordani./Kosovapost
Analistja politike Mirka Velinovska që njihet në opinionin vendas me qëndrimet e saja shoviniste, thotë se populli shqiptar është popull i ardhur në këto treva dhe që nuk i takon këtij nën qielli, informojnë mediat. Sipas saj shqiptarët siç i quan ajo në mënyrë nënçmuese “шиптари” nuk kanë vend në Republikën e Maqedonisë së Veriut pasi që shqiptarët sipas deri më tani kanë uzurpuar vendin e maqedonasve dhe po vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK-ja nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente. Hoti në një deklarim për medie tha se i takon shumicës të bëjë konsultime për zgjedhjen e presidentit. “Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”, tha Hoti.
Sipas Enti Shtetërorë për Statistika numri i qytetarëve të regjistruar që jetojnë jashtë vendit ka shkuar në 77 122, transmeton Alsat. Regjistrim i diasporës përmes aplikacionit online mund të bëhet deri me 21 prill. Regjistrimi i popullsisë brenda vendit pritet të nis me 1 prill dhe do të zgjasë deri me 21 prill. Ndryshe, qytetarët që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, nga 1 prilli do të mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë. Kurse nga 1…
Ushtruesi i detyrës i PDK-së, Enver Hoxhaj, pas takimit me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi në një pres-konferencë të përbashkët i bëri thirrje diasporës shqiptare të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen në këtë proces pasi që është shumë i rëndësishëm. Hoxhaj mes tjerash në apelin e tij theksoi se me këtë regjistrim shqiptarët do të dëshmojnë se në Ballkan janë si gjermanët në Evropë.
Gjatë ditës së sotme pritet dorëheqja e Fatmir Limanit, zyrtar i BDI-së nga Kërçova. Limani është ish pjesëtar i UÇK-së dhe ish i burgosur në rastin “bombashët e Kërçovës”. Deri para ca kohe ishte zëvendës drejtor në kompaninë shtetërore ELEM. Burime të gazetës Lajm, thonë se Limani tani e tutje do të veprojë si i pavarur. Si i tillë ai pritet të garojë edhe në zgjedhjet lokale si kandidat për kryetar të komunës së Kërçovës, ku BDI sërish do kandidojë me kryetarin aktual, Fatmir Dehari. Fatmir Limani është i biri i atdhetarit Beqir Limani, e njëkohësisht edhe familjar i kryetarit…
Vazhdon beteja politike për amandamentet nga koalicioni AAA – ASH. Deputetët e koalicionit opozitar shqiptar sot në Kuvend kanë dorëzuar plus edhe 9199 amandamente të tjera, duke dëshmuar edhe njëherë se beteja për Ligjin e shtetësisë do të vazhdojë derisa të marrë epilog pozitiv dhe mbështetje nga shumica parlamentare në Kuvend.
Erold Musliu, drejtor i Agjencisë për Zbulim ka deklaruar që shumë shtete aktualisht e përdorin kovid-diplomacinë për strategjitë e tyre hibride, si element për presion, duket shtuar se edhe ne si vend jemi të ekspozuar ndaj këtij presioni mediatik. ”Një nga përparësitë kryesore në punën e Agjencisë, e cila përcaktohet në nenin 4, është rivaliteti gjeopolitik që zhvillon strategji dhe kërcënime hibride. Sigurisht, ne si aleatë të NATO-s kemi përparësi. Si Agjenci kemi përparësi kombëtare dhe të sigurisë dhe si aleatë të NATO-s, me çka ne ndajmë përparësitë e sigurisë me Aleancën. Strategjitë hibride janë sigurisht ndër ato përparësi. Jo…
Përvojat në spitalin e Tetovës ishin përvoja që nuk do t’i harroj kurrë në jetën time, shkruan Rufije Azi në një status të gjatë në Facebook, në të cilin ajo pohon se kovid protokollet në spitalin e Tetovës shkelen, si dhe se për shkak të kujdesit joadekuat në objektit, babai e pastaj edhe nëna e saj 70-vjeçare janë infektuar me kovid, raporton SlobodenPeçat. Lexoni fjalën e saj për publikun: “Kisha dëgjuar nga shumë njerëz, të cilët thoshin: Zoti mos e bëftë të përfundosh në spitalin e Tetovës, ku ryshfeti dhe korrupsioni të mbajnë gjallë, ku as pastruesi pa futur diçka…
Fejzi Hajdari botues i Gazetës Lajm, ka folur në një Intervistë ekskluzive për Agjencinë më të madhe bullgare të lajmeve BGnes. Më poshtë ua sjellim intervistën e shqipëruar: Ndiqeni videon në Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=CirK_mHVGHA -Cfare po ndodh ne BDI dhe cilat jane gabimet me te medha te Ali Ahmetit? Fejzi HAJDARI: Gabimi më i madh i Ali Ahmetit, sipas mendimit tim, është se tani një kohë të gjatë gjendet i rrethuar nga bashkëpunëtorë që e kanë shkëputur nga realiteti politik, ekonomik dhe gjeostrategjik. Rreth tij është një ekip njerëzish të cilët ia pamundësojnë ta vërejë interesin real jo vetëm të qytetarëve…