Author: IM

Edhe përkundër faktit se zgjedhjet lokale nuk determinojne orientimin strategjik të vendit, por, simbas stadardeve aktuale politike në rend global, ata janë një tregues i mirë i gjendjes në vend, apo për atë se çfar politikash ndëshkon apo mvesh me mandat elektorati gjegjës! Këta zgjedhje lokale janë zgjedhje në të cilat vendoset se si do e shohim vendim ku jetojmë në epokën e ardhshme, zgjedhje ku, krahas ujit të pijshëm, arsimit cilësor, rrjetit të kanalizimit, kujdesit ndaj mbeturinave dhe një sër çështjesh të cilat i menaxhon pushteti lokal, do të zgjedhim edhe njerëzit të cilët do të na përfaqësojnë neve,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Ziadin Sela ka reaguar pas demolimit të redaksisë së gazetës Lajm. Në reagimin e tij ai shkruan se mediet dhe fjala e lirë në RMV janë të pambrojtura. Më tej, ai bën thirrje për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit. “Jemi thellë të shqetësuar nga akti vandal i demolimit të redaksisë së gazetës “Lajm” dhe “Lajm TV” dhe nga vjedhja e pajisjeve të redaksisë. Ky akt edhe një herë dëshmoi se Maqedonia e Veriut është një vend i pasigurtë në çdo aspekt, ndërsa të pambrojtura janë edhe mediet dhe fjala e lirë. Kërkojmë…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë Alternativa e ka dënuar vjedhjen e rëndë që ka ndodhur në redaksinë e Gazetës Lajm. Në reagimin e tij, ai thotë se ky rast nuk është sulm vetëm ndaj një medie por, sulm ndaj fjalës së lirë. Gashi, i bën thirrje autoriteteve kompetente që të zbardhin sa më parë këtë rast. “Sulmi mbi gazetën LAJM dhe dëmtimi i pronës së saj nuk është vetëm sulm mbi pronën e huaj dhe vetëm sulm ndaj një medie, por është edhe sulm mbi lirinë e mendimit dhe të shprehjes. E dënoj sulmin e tillë, solidarizohem me Lajmin dhe kërkoj nga…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm të punësuarit e Gazetës Lajm i kanë gjetur të demoluara zyrat e tyre të punës. Persona të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë, duke marrë pajisje teknike me kosto të lartë, si kamerat, reflektorët dhe kompjuterat nga redaksia e gazetës Lajm dhe portalit lajmpress.org në Shkup. Për rastin është njoftuar policia e cila ka kryer ekspertizë mëngjesin e sotëm. Gazeta Lajm bën thirrje që ngjarja të ndriçohet sa më parë.

Lexo më Shumë

“ Me Marshin e Fitores e përmbyllëm fushatën e zgjedhjeve lokale 2021. Me këtë rast i falënderova të gjithë një nga një për kontributin e dhënë në këtë fushatë dhe për besimin që e kanë në këtë kauzë. Ka mbetur vetëm edhe një detyrë të dielën, që në mbrëmje të mblidhemi për të festuar. Na priftë e mbara!” – shkruan Bekim Sali.

Lexo më Shumë

Ridvan Ibraimi ka lindur në vitin 1984 në Haraçinë. Arsimin fillor e kreu në f.Haraçinë, atë të mesëm në Shkup, ndërsa studimet universitare dhe pasuniversitare në Universitetin Shtetëror të Tetovës, dhe në vitin 2016 fitoi titullin Magjistër i Ekonomisë në Departamentin e Kontabilitetit dhe Revizionit. Posedon aftësi menaxheriale, është fleksibël për punën në grup, ka aftësi për ti përfunduar të gjitha detyrat e filluara në kohë. Që nga janari i vitit 2010 ka ushtruar poste drejtuese në institucionet shëndetësore, edhe atë: në Entin për Rehabilitim e të dëgjuarit, të folurit dhe zërit në Shkup; më pas që nga viti 2012…

Lexo më Shumë

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Çairit, Bekim Sali, ka dërguar një mesazh deri tek banorët e Çairit në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Ai thotë se “ata marrin vota jo sepse e kanë shumicën, por sepse shumica nuk voton fare”. “Të dielën është rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale. Për këtë unë e kam një mesazh. Ata marrin vota jo sepse e kanë shumicën, por sepse shumica nuk voton fare. Prandaj, për ta bërë ndryshimin, duhet të votojë secili. Qëndrimi në shtëpi në ditën e votimit është votë për të mbetur në këtë gjendje, është…

Lexo më Shumë

Kandidatja e pavarur për qytetin e Shkupit Danela Arsovska, sot nëpërmjet një video-mesazhi ka ftuar qytetarët e Shkupit, që të Dielën të votojnë atë për kreun e Qytetit të Shkupit, duke ftuar qytetarët të bashkohen rreth platformës së saj. Më poshtë mesazhi i plotë i Arsovskës: Këtë javë vota juaj vendos për të ardhmen e Shkupit. Vendimi është tani i juaji nëse qyteti ynë do të vazhdojë të ngecë apo të gjithë së bashku do të ecim përpara për një qytet modern evropian të pastër, të organizuar dhe të gjelbër. Ky është vendimi që duhet të merret për qytetin tonë,…

Lexo më Shumë

Ejup Berisha Nga kuzhina e mini akademisë time për hulumtime politike dua të shkruaj për një model të Demokracisë të cilin e kamë titulluar Horror Demokracia. E di që dikush prej lexuesve do të më përçesh që themë Mini akademia ime për hulumtime politike por do të themë se secili tru Intelegjent i njerëzve me të vërtete është një mini akadaemi në vete. Kur jemi te modeli i demokracisë për të cilin dua të shkruaj në këtë tekst duhet thënë se arritëm ta perjëtojmë edhe këtë model shumë të keq, të shëmtuar, të trishtueshëm por edhe të padeshirueshëm të Demokracisë…

Lexo më Shumë

Deputeti i PD Tomorr Alizoti ka komentuar situatën që po ndodh në Partinë Demokratike. Në një interviste në emisionin “Opinion” Alizoti fillimisht ka sqaruar diskutimin që ka patur me kryetarin Basha në mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa tha se në media ky debat është nxjerrë nga konteksti. Ai theksoi se ndodhet në këtë forcë politike, jo për hir të Bashës apo Berishës, por për hir të historisë së tij familjare. “Esenca e themelimit të PD-së ka qenë mendimi ndryshe. Unë nuk jam në PD as për Berishën as për Bashën, unë jam në në PD, për arsyet e mia historike,…

Lexo më Shumë

A u takuan Ahmeti, Kasami, Grubi e Hoxha? Grubi thotë Po, Kasami Jo, Hoxha po, por… Gjatë debatit në ClickPlus të dy kandidatëve për Tetovën, Teuta Arifi nga BDI i tha rivalit të saj nga Lëvizja Besa, Bilall Kasami, se ditë më parë ka kërkuar mbështetjen e kryetarit integrist Ali Ahmeti për rrethin e dytë të zgjedhjeve në këtë komunë. Kasami e përgënjeshtoi këtë gjë gjatë emisionit, duke e quajtur sajesë të Arifit, por pas emisionit reagoi edhe zëvendëskryeministri nga BDI Artan Grubi. “Të mërkurën, më 20 tetor 2021, në ora 14:45, z. Bilall Kasami bashkë me z. Arianit Hoxhën…

Lexo më Shumë

“Nuk mund ta ndaloni këtë valë të energjisë pozitive dhe besimin në shtetin tonë dhe në veten tonë. Populli është i vetëdijshëm për realitetin dhe e di se ajo është rruga e vetme për të ecur para. Të respektohemi ndërmjet vete, të kujdesemi njëri për tjetrin, të jemi kujdestarë të të afërmve tanë sepse ardhmëria e tyre është edhe ardhmëria jonë. Ajo është filozofia ime politike me të cilën planifikoj të ec para”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në tubimin qendror në Shkup. Ai shtoi se nuk ka Maqedoni të majtë, as Maqedoni të djathtë, ka një Maqedoni të…

Lexo më Shumë