Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski e ka quajtur “koalicion plasteline” shumicën parlamentare të udhëhequr nga LSDM. Duke komentuar pakënaqësitë e partnerëve koalicionues të LSDM-së, si pasojë e marrëveshjes me Alternativën, Mickoski tha se të gjithë këta partnerë në komunikim privat me kryetarin e VMRO DPMNE-së shprehin vazhdimisht pakënaqësi ndaj LSDM-së. Kjo shumicë, sipas Mickoski, do të zgjasë vetëm disa javë. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË “Të gjithë aty janë të pakënaqur, kur flasin me mua të gjithë janë të pakënaqur. Aty nuk dihet kush është i kënaqur, madje edhe në LSDM mes vete shprehin pakënaqësi. Ky është koalicion…
Author: IM
Lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela mbrëmjen e së dielës ka qenë në vizitë ngushëlluese në Studeniçan të Shkupit te familjarët e viktimave të aksidentit tragjik të Bullgarisë, ku humbën jetën 45 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa 7 pasagjer i mbijetuan aksidentit. Me këtë rast Sela në emër të subjektit politik që e përfaqëson dhe në emrin e tij edhe njëherë nga afër u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.(PRESSonline.mk)
“Elektrodistribuimi vazhdimisht gjatë shumë viteve ka bërë investime të mëdha dhe mundohet të bëjë rekonstruimin e rrjetit në Gërçec, por ekipet gjithmonë hasin në ofendime dhe kërcënime për jetën, si dhe kërcënime për shkaktim të dëmeve materiale nga ana e banorëve. Defektet në këtë fshat ndodhin si rezultat i mbingarkimit të rrjetit nga vetë banorët të cilët ilegalisht shfrytëzojnë energjinë elektrike për nevojat e tyre si dhe për gërmimin e bitkoinave. Pas shfaqjes së defekteve, banorët edhe pse lajmërojnë se nuk kanë energji elektrike, prapëseprapë nuk i lejojnë ekipet e Elektrodistribuimit ta sanojnë defektin. Elektrodistribuimi edhe pse vazhdimisht investon në…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t’iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari. “Sot me nderime të larta shtetërore përcollëm për në banesën e fundit bashkëqytetarët tanë të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari”, është shprehur Ahmeti. “Ndajmë dhimbjen e madhe me gjithë familjarët. Shpirti i tyre u prehtë në paqe”, ka shkruar kryetari i BDI-së në Facebook.
Ziadin Sela Ata nuk janë me aftësi të kufizuara, por jemi ne që ua kufizojmë mundësitë dhe ua rëndojmë sfidat me të cilat përballen. Ata nuk kanë nevoja të veçanta, por kanë të drejtën e tyre të jetojnë në kushte dhe mundësi të barabarta me gjithë të tjerët. Secili prej tyre madje ka aftësi të veçanta të cilat nuk mund t’i shfaqin e kultivojnë shpesh herë, për shkak të pengesave që ua kemi krijuar ne të tjerët duke përshtatur këtë botë sipas egove dhe dëshirave tona. Si shoqëri dhe shtet duhet të reflektojmë, të vetëdijësohemi dhe të rikthejmë njeriun brenda…
Në aeroportin e Shkupit përfundoi ceremonia dhe tani trupat e pajetë u nisën për tek familjarët e tyre, ku edhe më pas do të bëhet ceremonia e varrimit. Pritet që varrimi i trupave të pajetë të bëhet pas namazit të ikindisë.
Në pritje të 45 viktimave në aeroportin e Shkupin është dalë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Krahas funksionareve të lartë shtetëror të vendit në këtë ceremoni marrin pjesë ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Blendi Çuçi, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe të tjerë.
Ulja e gjobave, rritja graduale e çmimeve të qeseve dhe shtyrja e zbatimin të ligjit, janë disa nga kërkesave të shoqatës së prodhuesve të qeseve, në mënyrë që prodhuesit të përshtaten me ndryshimet e reja. Këto kërkesa i kanë paraqitur në Qeveri dhe Ministrinë e Mjedisit por thonë se ato kanë hasur në vesh të shurdhër. Sipas tyre, ky ligj në vendet evropiane është zbatuar brenda 7 viteve. “Së pari kërkojmë heqjen e çmimit prej 15 denarësh sepse jo vetëm që nuk ka asnjë logjikë tregu, por është edhe shumë më i lartë në krahasim me vendet tjera. Ne besojmë…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin mars të vitit të ardhshëm. Në një intervistë për emisionin “Rruga drejt…” që transmetohet sonte në ora 22:00 në Alsat, Mickoski ka thënë se zgjedhje të parakohshme do të kërkojnë edhe vetë partitë që aktualisht mundohen të formojnë shumicën parlamentare. Lidhur me bashkëpunimin me partitë shqiptare, Mickoski thotë se opsioni i vetëm mbetet opozita shqiptare. Ai shprehet i bindur se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, partia e tij do të fitojë bindshëm dhe nuk do të mund të kushtëzohet nga BDI-ja për formimin e Qeverisë. Madje, lideri i…
Derisa AlternAtivA i vazhdon bisedimet për përfshirje në shumicën parlamentare, sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari Hysni Ismaili, ka qëndruar në Tiranë, me ftesë të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve si dhe për rëndësinë e madhe që ka hapja e negociatave për aderim në BE për Maqedoninë e Veriut, ngase nga kjo varet edhe fillimi i negociatave për Shqipërinë. Kryeministri Rama e ka falënderuar kryetarin Gashi për vizitën dhe e ka inkurajuar për rolin konstruktiv që e luan Alternativa në këtë kohë…
Çerdhja “Filiz” në Saraj duket se nuk është e hapur për të gjithë prindërit të cilët kanë nevojë t’i çojnë fëmijet e tyre për edukim, edhe pse është institucion publik nuk e luan këtë rol, thonë për Almakos prindërit e revoltuar, të cilëve nuk u pranohen fëmijët me arsyetime banale nga kjo çerdhe. “Në çerdhen ‘Filiz’ i pranojnë vetëm fëmijët që janë të lidhur me BDI-në. Fëmijët e neve njerëzve tjerë të thjeshtë, as që na marrin në konsideratë. Për disa fëmijë e thejnë ligjin duke ju ruajtur vendin për më shumë se 3 muaj pa shkuar fare. Ndërsa, neve…
Omer Ajdini nga Aleanca për Shqiptarët i ka reaguar Drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, i cili ka deklaruar se për shkak disa punëve të paparashikuara po vonohen punimet në autostradën Shkup-Bllacë. Ajdini shkruan se Rustemi ka dështuar edhe si Drejtor i Postës duke i shkaktuar humbje të mëdha. “Nëse nuk e keni ditur, ky zotriu (Ejup Rustemi) ishte Drejtor Gjeneral i Postave të Maqedonisë në mandatin e kaluar. Ai u bë Drejtor Gjeneral pa asnjë ditë eksperiencë profesionale menaxheriale as në Postë dhe as në sektorin privat, dhe si pasojë edhe pse Posta kishte diku 18 milion…

