VMRO-DPMNE nesër do të mbajë Kongresin e rregullt partiak, ku do të trasohet rruga e veprimit të ardhshëm dhe politikat e partisë. Në këtë kongres do të zgjidhet edhe lideri i VMRO-së, për shkak se mandati i Hristijan Mickoskit skadon në fundin e muajit dhjetor, ndërsa ky i fundit është kandidati i vetëm për të parin e partisë. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE, Dragan Kovaçki, disa ditë më parë tha se presin që kryetari të jetë kandidat në Kongresin e ardhshëm konform rezultateve që i treguan në zgjedhjet e fundit lokale.
Author: IM
Shkruan Aleksander Cezar Konevki, – artist dhe kontribuues i kulturës nga qyteti i Shkupit “Basker Fest” dhe “Pivoland” ishin festivalet e qytetit të Shkupit, pas tyre çdo kopje e tyre ishte vetëm bishtajë e vjetruar! Në një bisedë spontane me Panen për Pivoland, i thirra: Mik i vjetër, ta sjellim Selimova-Zhelçevskin në Pivoland, a ka kuptim? Plaku qysh në fillim me atë zërin e ngjirur të fytit që kalonte nëpër mijëra ton birrë bërtiti, krye vëlla! Biseda ime ishte se në këto festivale, në një mënyrë apo tjetër, nuk kishte asnjë grup maqedonas, këngëtar apo jo. Grupeve të reja iu…
Mëngjesin i së shtunës bora e ka mbuluar Kodrën e Diellit, raporton SHENJA. Reshjet e dëborës kanë bërë që disa rrugë në këtë pjesë të jenë të pakalueshme për disa automjete. Nga pamjet shihet se rrugët ende nuk janë të pastruara.
Gazifikimi i spitalit të Kumanovës ka përfunduar, ky institucion shëndetësor do të ngrohet plotësisht me gaz natyror, njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. “Në më pak se dy vjet, ky është gazifikimi i dytë i një institucioni publik shëndetësor. Në shtator të vitit të kaluar kemi përfunduar gazifikimin e Spitalit Special për Gjinekologji dhe Akusheri “Nënë Tereza” në Çair. Në 4 vitet e fundit kemi investuar intensivisht në staf dhe pajisje, duke u përpjekur për dekada të tëra për ta bërë sistemin e shkatërruar shëndetësor më të aksesueshëm dhe më funksional si për pacientët ashtu edhe për profesionistët shëndetësorë. Projektet…
Bora që nga mbrëmë ka rënë në rajonin e Mavrovës ka shkaktuar probleme në qarkullim. Në lokalitetin Bunec ka një kolonë të madhe automjetesh dhe bllokime të trafikut, ndërsa policia po bën përpjekje për të siguruar lëvizjen në një korsi drejt Dibrës. Sipas informacioneve të SPB-së së Tetovës, në këtë rajon ka probleme në rrjedhën e komunikacionit dhe po punohet për normalizimin e komunikacionit, ndërsa zyrtarët policorë të cilët ndodhen në terren rregullojnë qarkullimin e automjeteve. Qytetarët që sot në mëngjes janë gjetur në rrugë përmes rrjeteve sociale bëjnë të ditur se unaza rreth liqenit të Mavrovës është e pakalueshme…
Dega e Aleancës për Shqiptarët në Çair mblodhi Kuvendin ku miratoi raportin për zgjedhjet lokale të cilin do t’ia përcjellë Kuvendit Qendror. Pas mbledhjes, nënkryetarët Elmi Aziri dhe Bujare Abazi, si dhe përfaqësues të Kryesisë Qëndrore, dëgjuan vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet e strukturave lokale, ndërsa falenenderuan të gjithë aktivistët për angazhimin në procesin zgjedhor dhe aktivitetet partiake në përgjithësi.
Asambleja Popullore e Republikës Sërpska (RS), të premten (10 dhjetor), ka miratuar një seri hapash që fuqizojnë një nismë për të transferuar disa kompentenca nga institucionet shtetërore, me gjithë paralajmërimet nga Perëndimi. Deputetët e kësaj asambleje votuan me 49 vota për dhe 3 kundër për të nisur një procedurë që entiteti me shumicë serbe brenda Bosnje dhe Hercegovinës të tërhiqet nga ushtria boshnjake, shërbimet e sigurisë, sistemi i taksave dhe sistemi juridik. Deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja para votimit. Bosnja ka qenë në një krizë të stërzgjatur politike lidhur me lëvizjet ndarëse nga Republika Srpska, duke ringjallur frikën…
Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur Kuvendin Zgjedhore në Studeniçan, mbledhje në të cilën ka zgjedhje organet dhe kryetarin e Degës. Për kryetar të Degës u zgjodh Nimetulla Kadriu, student i diplomuar në degën e Bujqësisë. Në mbledhjen e kuvendit morren pjesé afersisht 70- kuvendar të ri té kësaj partie. Të gjithë këtë akt e ka ndjekur nga afer edhe kryetari i kësaj partie Menduhi Thaçi.
Më shumë se 180 mijë llogari transaksioni që i posedojnë persona fizik (qyetarë) janë të bllokuara, kështu tregojnë statistikat e Bankës Popullore. Të dhënat e fundit, janë deri në fund të qershorit të këtij viti (2021), pra i referohen gjysmës së parë të vitit 2021, të cilat tregojnë se krahasuar me fundin e vitit të kaluar (2020) ka rritje të lehtë të llogarive që janë “jashtë funksionit” (të bllokuara), transmeton TV21. Llogaritë më së shumti janë bllokuar nga përmbaruesit për bankat, kompanitë, por edhe për institucionet tjera kompetente, më së shumti për shkak të borxheve të ndryshme të krijuara nga…
Të dielën më 12 dhjetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të LSDM-së, pasi Zoran Zaev dha dorëheqje pas rezultatit të dobët që kishte në zgjedhjet lokale. Në garë për të parin e LSDM-së janë tre kandidatë, Frosina Remenski, Dimitar Kovaçevski dhe Jovan Despotovski. Nga LSDM bëjnë të ditur se votimi në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 12 dhjetor do të mbahet në 194 vendvotime nëpër organizatat komunale në të gjithë shtetin, duke filluar nga ora 08:00 në mëngjes, deri në ora 19:00 pasdite. Ndërsa, kandidati që vlerësohet si favorit për të vituar garën, Dimitar Kovaçevski premton ekip të përkushtar në…
Sërish kanë protestuar banorë të Gërçec dhe Krushopek të Komunës së Sarajit për shkak të problemeve që kanë me energjinë elektrike. Ata janë mbledhur para objektit të kompanisë EVN në Lagjen Gjorçe Petrov, ku kanë parlajamëruar edhe masa radikale – bllokimin e austostradës, nëse nuk zgjidhet problemi. Edhe sot ata kanë realizuar një takim me përfaqësues të kësaj kompanie por duket se takimi nuk ka prodhuar ndonjë rezultat. Banorët ankohen se tash e 20 vjet kanë probleme me rrymën elektrike. Disa prej tyre deklaruan se thjesht duam atë që e paguajmë. Sipas tyre, nëse dikush nuk paguan atëherë gjtja e…
Janë mësuar detaje të reja në lidhje me atentatin në Kurbin ku u ekzekutua me 7 plumba biznesmeni Rakip (Pilot) Rroli, mëngjesin e sotëm, 10 dhjetor. Mjeti i djalit të viktimës është përplasur me një shtyllë në përpjekjet për të arritur sa më shpejt në vendin e ngjarjes. Autorët të cilët mendohet se ishin 2 lëviznin në këmbë. Ata e kanë pritur derisa ka dalë në rrugë dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend. Rakip Roli ishte babai i 3 fëmijëve. Burime nga policia bëjnë të ditur se janë identifikuar autorët e dyshuar të ekzekutimit të…

