Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski ka deklaruar se pas konsolidimit të organeve brenda partiake në LSDM, të dyja partitë duhet të ulen dhe të caktojnë datën e zgjedhjeve. “Situata politike është e papërmbajtshme dhe patjetër duhet shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Është çështje tjetër se sa do të zgjasin ato zgjedhje dhe sa do të zvarriten. Mendoj se duhet zhvillohet një bisedë në të cilën do të caktohet data për zgjedhje të parakohshme”, tha ai. Nikollovski theksoi se nëse nuk ka datë për zgjedhje, opozita do të dalë në rrugë. “Nëse nuk ka zgjedhje të jashtëzakonshme, por përsëri dua të…
Author: IM
Sot, Komandanti i Ushtrisë së Kosovës, Bashkim Jashari, nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është graduar me gradën më të lartë, Gjenerallejtënant. Kjo gradë për Komandantin e FSK-së, për nipin dhe bashkëluftëtarin e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, është edhe një përgjegjësi më shumë për t’ i shërbyer vendit denjësisht ashtu sikurse 23 vite me parë. Jam i bindur që Bashkimi ashtu sikurse ushtarët tjerë të Kosovës, me krenarinë më të madhe do të jetësojnë amanetin e heronjve e dëshmorëve tonë duke fuqizuar e lartësuar ushtrinë tonë të ndërtuar mbi themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sot gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës u diskutua që disa nga pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të kthehen në Kosovë që t’i vuajnë dënimet. E pas këtij diskutimi ka reaguar “Grupi i Kumanovës” përmes vëllait të njërit nga të dënuarit, Islam Qerimi. “Përderisa rasti është në Procedurë në Gjykatën Supreme, dhe këto javët në vijim pritet vendimi. Kërkesat tona janë të qarta të kthehet rasti në Rigjykim në shkallë të parë dhe të heken termat “Terrorizëm” dhe “Grup Terrorist” pasi që janë të pa bazë dhe të pa argumentuara”, thuhet ndër të tjera në reagimin e këtij grupi.…
Emra të shquar të cilët një jetë të tërë ia kushtuan artit, kulturës dhe kultivimit të vlerave kombëtare, sot u ulën dhe morrën inciativë për themelimin e Lidhjes se shoqërive kulturore artistike dhe ansambleve shqiptare ne R. Maqedonisë së Veriut. Këtë hap shumë të rëndësishëm e morrën Ansamblet më të vjetra të vendit tonë si: Ansambli „Emin Duraki“, „Ibe Palikuqi“, „Bajram Shabani“ dhe „Xheladin Zeqiri“, me shpresë se kjo Lidhje do të ndikoj pozitivisht në funksionimin e ansambleve në përgjithsi dhe se do të jetë një model për avansimin e kulturës shqiptare. Në suaza të kësaj mledhjeje u themeluan edhe…
Për 10 denarë do të ulen çmimet për parkim në parkingjet me të cilat menaxhon NP “Parkingu i Qytetit” në Shkup. Kryetarja Danella Arsovska i ka dorëzuar letër menaxhmentit të ndërmarrjes për përgatitjen e çmimores së re me 25 për qind ulje të çmimit të parkimit. Siç qëndron në letër, ulja e çmimit është rezultat i programit zgjedhor për kryetare komune në të cilin ajo premtoi parkim më të lirë. Drejtori i NP “Parkingu i Qytetit” Borçe Jakimovski tha se u ka dhënë urdhër shërbimeve që të përgatisin një çmimore të re dhe deri në fund të javës do të…
Suat Bushi, aktivist i deritanishëm BDI-së dhe ish ushtar i UÇK-së nga Çairi është deshperuar nga premtimet 20 vjeçare boshe dhe ka vendosur të largohet në mergim. Para kësaj ai ka vendosur ti drejtohet me letër të hapur kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, duke e akuzuar se i ka shkelur amanetin e ushtarëve, shkruan Lideri.mk. Në vazhdim letra e tij e plotë: O kryetar të kam shënuar mas 20 vitev shum her!Nuk i ke lexu shkrimet e mia!Në ato Shkrime jan fjalt e mia qe pi shkruj mas 20 vitev! 20 vite kam jetu në gjith botën mbas 20 vitev…
Reshjet me intensitet të lartë gjatë dy ditëve të fundit kanë sjellë problematika në disa zona të Shqipërisë. Nga ura e Mifolit, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi se tashmë situata është nën kontroll , niveli i lumit Vjosa ka rënë ndërsa janë përmbytur disa qindra hektarë tokë në zonën e Vlorës dhe Fierit. Rreth 30 familje janë evakuuar për të shmangur çdo lloj dëmi. Ministri, bazuar edhe në parashikimet e motit nga IGJEUM tha se pritet që në orët në vijim të kemi përmirësim. “Sot ka qenë një ditë e lodhshme për të gjithë forcat operacionale të forcave civile.…
Lajmit për rritjen e rrogës mininimale në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i muajit të ardhshëm, nuk po mujd ti gezohen njësoj të gjithë të punësuarit. Në redaksinë tonë janë paraqitur shumë të punësuar nëpër kompani private, të cilët ankohen se pronarët kanë gjetur forma të ndryshme për të ulur rrogat e tyre, respektivisht për ti mbajtur në nivelin e deritanishëm. “Prej kur u soll vendimi për rritjen e rrogës në 18.000 denar është ulur pjesa variabile dhe kompensimi për punën e natës. Pronarët e firmave po mundohen të mbeten rrogat e njësoj edhe pse qeveria ka pru vendim…
Nëse jo më 14 dhjetor, ka mundësi që më 31 dhjetor të thirret mbledhje e ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian dhe që atë ditë të miratohet nisja e negociatave dhe të mbahet konferenca ndërqeveritare, ka sqaruar ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Ka shtuar se kjo mund të ndodh nëse kryesimi slloven merr sinjal nga Bullgaria se do të tërheqë veton, në të kundërtën, siç tha Osmani, nëse nuk ndodh kjo, frika e tij është se nëse kontesti Shkup – Sofje kalon në konflikt të ngrirë, vendi mund të mbetet i izoluar.…
Nga Kim Mehmeti Sot u mbajt Kuvendi i ‘rithemelimit’ të PD-së. Dhe aty u thanë të gjitha ato që u përsëritën gjatë takimeve paraprake të Doktorit me përkrahësit e vet, takime që treguan se Shqipëria është një ‘Foltore” ku nuk ndryshojnë as oratorët, as kryefolësi, e as ajo që thuhet, por vetëm gota me ujë, që u ofrohet folësve. Dhe gjatë këtij Kuvendi, disa herë me radhë, u theksua pesha historike e së sotmes. Por thuajse të gjithë harruan të tregojnë se kalendari i Shqipërisë është përplot me data historike dhe se, shumë nga ato ditë të ‘lavdishme’, rrëfejnë për…
Shembja e dheut sot ka bllokuar pjesën e poshtme të rrugës në fshatin Luboten. Në teren, bashkë me ekipet komunale, ka dalë edhe kryetari i komunës Butel, Darko Kostovski, dhe problemi është sanuar shpejtë. “Dolëm në teren me mekanizacionin dhe reaguam menjëherë që të evitohet problemi që ndoshi pas reshjeve. Fat i madh që nuk ndodhi problem më i madh pas shembjes, Komuna e Butelit çdo herë me kohë do të reagojë me kohë për nevojat e qytetarëve”, njoftoi Kostovski.
Esmir Musli Selmani Në shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik 2020, bazuar në të dhënat e procesverbaleve të komisioneve zgjedhore komunale sipas KSHZ-së u arritën këto rezulzate : Koalicioni “Mundemi” (LSDM) fitoi 327.408 vota ose 35,89 për qind, apo 46 mandate, koalicioni i VMRO-DPMNE-së fitoi 315.344 vota ose 34,57 për qind, apo 44 mandate, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) fitoi 104.699 vota ose 11,48 për qind, apo 15 mandate, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fitoi 81.620 vota ose 8,95 për qind të votave, apo 12 mandate, E Majt afitoi 37.426 vota…

