“Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Medias, unë solidarizohem plotësisht me gazetarët tanë, puna e pavarur dhe profesionale e të cilëve është e rëndësishme sa kurrë më parë në një kontekst pandemik. Siç theksohet nga @RSF_inter, situata e mediave po përkeqësohet në nën sundimin LSDM-BDI, me presion të shtuar të qeverisë, kërcënime dhe kulturë të vazhdueshme të mosndëshkimit. Reformat thelbësore janë të nevojshme për të krijuar kushte më të mira për gazetarët dhe mediat, pa ndërhyrje, shantazhe dhe shqetësime në lidhje me statusin e tyre socio-ekonomik.” – shkruan Ziadin Sela, kryetar i ASH.
Author: Emad
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka thënë se Shtabi i krizës e ka përkrahur ndryshimin për ndalesën e kufizimit të lëvizjes dhe në seancën e sotme i ka shqyrtuar propozimet që në seancën e radhës Qeveria duhet t’i miratojë. Bëhet fjalë për këto masat: Ora policore të filloj në ora 23:00 dhe të zgjas deri në 05:00 të ditës së nesërme. Objektet gastronomike të mund të punojnë deri në ora 22:30, por vetëm në terraca dhe jashtë objektit, por jo dhe në pjesën e mbyllur të lokalit.
20 vjet nga fillimi i luftimeve në Komunën e Likovës. Për homazhe tek varrezat e dëshmorëve, pas shumë viteve erdhi edhe kreu i integristëve Ali Ahmeti. Ai tha se është arritur shumë dhe se ëndrrat e dëshmorëve do t’i bëjë realitet. Por pavarësisht kësaj, banorët shprehen të zhgënjyer me gjendjen e pasluftës. Ata thonë se dy dekada BDI-ja si parti e dalë nga konflikti i armatosur, përkundër premtimeve, nuk ka zgjidhur çështjen më të ndjeshme të ushtarëve, atë të statusit, por edhe kërkesat elementare për jetë më të mirë. Thonë se në mungesë të perspektivës shumë të rinj po…
“Boshnjakët nuk mund ta mbrojnë Bosnjë dhe Hercegovinën! Serbia do ta japë Kosovën për Republikën Srpska”. Ky është njëri nga pretendimet e Timothy Less, një ish-diplomat britanik në Bosnje e Hercegovinë, i cili ka treguar edhe “planin” se si do të mund të ndodhë një gjë e tillë, shkruajnë mediat boshnjake, përcjell Telegrafi. Në këtë drejtim ai ka përmendur një “konflikt të mundshëm” përreth Brçkos, Mostarit dhe Mitrovicës! Siç ka thënë ai, tensionet do të mbesin derisa të ndryshohen kufijtë, dhe ai nuk parashikon luftë, por se sipas tij, gjithmonë ekziston rreziku. “Tensionet do të mbesin derisa të ndryshojnë kufijtë! Unë…
Ejup Berisha Diazepam politika-Lider Diazepami dhe Hoteli Ëndrra të ëmbla dhe gjumë I thellë. Periudha e viteve 1990- 2001 në RMV apo në ish Republikën e Maqedonisë ishte periudhë e Insomnia politikës apo politikës së pagjumsisë. Atë kohë politikanët e atëhershëm shqiptarë të organizuar politkisht në Ish Partinë politike PPD dhe në Partinë PDSH na mbanin pa gjumë neve si shqiptarë duke na treguar përralla se të njëjtët janë të përkushtuar dhe tepër të angazhuar në realizimin e gjërave të mëdha apo të projekteve reale kapitale kombëtare që kishte sipas tyre për synim arritjen e barazisë së plotë të shqiptrëve…
INTERVISTË ME KRYETARIN E ALTERNATIVËS, Afrim Gashi, dhënë për portalin maqedonas MKD Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, thotë se nga bota e kulturës ka hyrë në botën e politikës me motivin për të kontribuar në kulturë. E krijoi partinë që ajo të jetë përgjigje urbane e shqiptarëve në shtetin e ndarë në mënyrë të palogjikshme sipas kritereve etnike dhe klienteliste, ku një numër i madh i qytetarëve u larguan jashtë. Gashi analizon se pse Maqedonia nuk është vend i suksesshëm dhe si qeveritë e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së mbijetojnë me ndihmën e BDI-së dhe ku janë rrënjët e problemeve aktuale politike…
Kryetari BDI-së, Ali Ahmeti ka qëndruar për vizitë në komunë e Likovës me rastin e 20 vjetorit të përfundimit të luftës. Ai tha se përpara tyre ka shumë punë, për të bërë gjitha ëndrrat realitet. “Kemi arritur mjaftë, por akoma para nesh ka edhe shumë punë për të bërë. Përpjekjet, angazhimi ynë kurrë nuk do të ndalet për jetësimin e idealeve, për gjeneratat më të reja. Kemi sakrifikuar për ditë më të mira, më të bardha. Prandaj, jo vetëm në përvjetor, por në çdo moment ne kujtojmë të gjithë ata breza, të gjithë ata bashkëluftëtar, e të rënë, që veprat…
Deputetja nga radhët e Alternativës, Safije Sadiki Shaini, ka reaguar për vizitën e sotshme të delegacionit të Bashkimit Demokratik për Integrim në fshatin Sllupçan. Ajo ka quajtur Ali Ahmetin, komandant të ushtarëve të braktisur e të burgosur, dhe ka radhitur disa pyetje. – Pse ushtarët e UÇK-së ende nuk kanë status veterani, ndërkohë që ai po i bën 20 vjet me status pushteti? – A ka shpjegim ai si i bëhet faktit se plot ushtarë të UÇK-së vazhdojnë të dergjen burgjeve, ndërkohë që ai dhe ministrat e tij azdisen në milionat e fituara në qafë të tyre? – Cili është…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një emision televeziv, vetëm kohë më parë kishte deklaruar se të akuzuarit e 27 prillit nuk kanë kryer vepër terroriste, siç edhe po akuzohen nga gjyktatat. Ahmeti në prononcimin e tij ka thënë se nuk pajtohet me kualifikimin terrorizëm. “Unë për vete nuk do isha dakorduar me kualifikimin terrorizëm. Është kualifikimi më i rëndë” ka thënë Ahmeti mes tjerash. Ndryshe këtë ide të Ahmetit e ka përkrahur edhe Pendarovski. “Ndërhyrja e dhunshme në Kuvend është një përvojë traumatike, dhe sulmuesit në zemër të Kuvendit nuk janë terroristë”, këtë e deklaroi kreu…
Për shkak se besimtarët ortodoks nesër në mbrëmje festojnë Pashkët, në Maqedoninë e Veriut nesër nuk do të ketë orë policore. Kështu, qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm edhe pas orës 21:00. “Përjashtim nga ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes janë orët e mbrëmjes mes datave 1 dhe 2 maj, gjegjësisht gjatë festës fetare Pashkët”, njoftuan nga Qeveria ditën kur u vendos, që ora policore të mos vlejë gjatë Pashkëve dhe Bajramit të Ramazanit. Ora policore do të hyjë në fuqi sërish ditën e nesërme, të dielën në ora 21:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të…
I lindur në Shkup, Burhan Shaban për hirë të muajit të Ramazanit ka publikuar një album të titulluar “Rob i lirë”, në të cilin janë përfshihen rreth 10 ilahi, prej tyre shtatë në gjuhën shqipe e tre në gjuhën arabe. Tematika e ilahisë “Rob i Lirë” flet për persekutimin e besimtarëve, dhe dietarëve musliman nga sistemi komunist. Rrëfehet një tregim se si një besimtar mysliman është burgosur, persekutuar nga ish sistemi dhe I është kërkuar të njëjtit që të ndrojë besimin. Ngjarja thuhet të ketë ndodhur pran Xhamisë së Tiranës. Tekstshkrues është I kësaj ilahie është i mirnjohuri,…
Fejzi Hajdari A ju kujtohet Todor Çushkarovski-Tosha? Paska ndërru jetë. Secili një ditë, më herët ose më vonë, do të ndërrojë jetë. Mirëpo “Tosha”, dikur sillej si të ishte i pavdekshëm. Ai dhe Branko Rulja, një shovinist tjetër serbo-maqedonasnë Kumanovë. Këta dy i kanë prirë shumë projekteve antishiptare, duke u bërë kështu faktorët kryesor për ndryshimin e strukturës demografike të qytetit të Kumanovës, respektivisht uljen e numrit (përqindjes) të shqiptarëve. Gjithsesi, këto procese famëkeqe kundër shqiptarëve, shoqëroheshin me masa nga më të egra dhe më primitive, me qëllim që efekti i ndryshimit të strukturës së popullatës së Kumanovës në dëm…