Author: IM

Organizata joqeveritare e të rinjve “Platforma Rinore Shqiptare” në bashkëpunim me Diasporën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ka realizuar një sërë takimesh me përfaqësues të lartë politik, deputetë, diplomatë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Republikën e Shqipërisë. Përfaqësuesit e PRSH-së Arbër Kadriu dhe Driat Grubi, takuan ish-presidentin dhe ish-kryeministrin, liderin historik të Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Sali Berisha, me të cilin këmbyen ide dhe mendime për sa i përket gjendjes aktuale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Gjatë takimin është vënë në konkluzion aspiratat dhe vizioni i të rinjve shqiptar në veçanti të atyre nga Maqedonia e…

Lexo më Shumë

Deputetja Duda Balje ka reaguar pas një paragjykimi që i bëri Dimal Basha në një emision televiziv. Balje përmes një shkrimi në facebook tha se ‘ti nuk beson në Zot, dhe nuk mund të komentosh intenzitetin e kualitetin e besimit tim’. “Thonë se shoku kulturor prej Amerike te mban gjate peng ne kujtese. Une jam rritur nen vlerat e islamit tradicional në Kosovën tonë! Ti nuk beson ne Zot, dhe nuk mund te komentos intenzitetin e kualitetin e besimit tim! P.s. Këtë për Zotin!”, shkroi Balje. Ndërsa, Basha e paragjykoi Baljen duke thënë se ‘nëse ish kon përnime muslimane s’e…

Lexo më Shumë

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili sot tha se në uniformat e njësitit special “Tigrat” nuk do të ketë mbishkrime në gjuhën shqipe. Nga ASh thonë se Spasovski me këto veprime po tregon se ai po e ndalon pjesëmarrjen e shqiptarëve në këtë njësi. “Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot e rikonfirmoi se është një bashkëmendimtar i antishqiptarit Fërçkovski dhe shumë tjerëve në partinë ku bëjnë pjesë. Me deklaratën e sotme kundër përdorimit të gjuhës shqipe në emblemat e njësitit “Tigrat”, Spasovski na tregoi se kush…

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti Shpesh më pyesin pse nuk merrem me shqiptarët e Maqedonisë dhe me situatën politike në atë vend, por me ata nëpër trojet tjera shqiptare? Ndoshta e kam gabim, por kam nisur të besoj se shqiptarët e Maqedonisë kanë me mijëra ‘intelektualë’, por aspak mendim kritik, se ata kanë edhe dhjetëra forca politike, por asnjëra nga ato nuk është parti, e aq më pakë opozitare dhe, të gjitha i takojnë të njëjtit ‘bërllok’ – janë klube ‘tenderokrate’! Është e vërtet se politikanët maqedonas e kanë ‘shpikur’ zhvatjen e shtetit dhe popullit, por këta tanët aq e bastarduan hajninë…

Lexo më Shumë

Ejup Berisha Z .Z.v Kryeminister Artan Grubi nese doni a e ndani rrogen me mua flas per rrogen mujore qe e merrni si Z.v Kryeministër për Sistem politik dhe mardhënie mes bashkësive etnike këtu në RMV. Dje ju keni bërë të ditur në opinion se për angazhimet dhe punët tuaja që i bëni si udhëheqës ne dikasterin qeveritar paguheni 70 mije denar në muaj dhe po shprehet vullnet dhe deshire ju unë po ju propozoj qe të ma jepni jo 50 perqind por 35% të asaj rroge tuajën mujore të Z.v Kryeministrit. Z Grubi më degjoni kësaj radhe e kamë…

Lexo më Shumë

Ambasadorja ukrainase në Maqedoninë e Veriut, ekselenca e saj Natalya Zadorozhnjuk, në një intervistë ekskluzive për Almakos, flet lidhur me zhvillimet e fundit në vendin e saj, që po përballet me invazionin e pamëshirshëm rus. Ajo thekson se invazioni rus në Ukrainë është pasojë e mentalitetit për krijimin e “supershtetit rus”, por edhe e mentalitetit se rusët janë një civilizim i veçantë, gjë që e quan fashizëm. Ambasadorja Zadorozhnjuk insiston që në këtë intervistë të saj, emri i Rusisë të shkruhet vetëm me shkronja të vogla, e jo me shkronjë të madhe, kërkesë që ne si portal e pranuam pa asnjë diskutim. Poashtu flet…

Lexo më Shumë

Shkruan: Daim ILAZI Faik bej Konica (më vonë i quajtur Faïk Dominik Konitza, lindi më 15 mars 1875 – 15 dhjetor 1942).Ai ishte një nga figurat më të rëndësishme të gjuhës dhe kulturës shqiptare të shekullit të njëzetë. Minister fuqiplotë-Ambasador i Shqipërisë në Uashington, themelues i revistës e tij letrare Shqipëria-Albania .Faik Konica shkroi pak në fushën e e letërsisë, por si stilist, kritik, publicist dhe figurë politike ai pati një ndikim të jashtëzakonshëm në shkrimin shqip dhe në kulturën shqiptare të asaj kohe. Faiku lindi më 15 mars 1875 si djali i Shahin dhe Lalia Zenel bej në qytetin…

Lexo më Shumë

Enes Karić “Këto fjali po i shkruaj me dhimbje dhe pikëllim të madh për rahmetli prof. dr. Fikret Karçiqin. Opinioni ynë shkencor dhe akademik, Bosnja e Hercegovina dhe Evropa, ka humbur ekspertin më të mirë në fushën e shkencave juridike dhe sheriatiko-juridike, si dhe të studimeve krahasuese juridike dhe të historisë të së drejtës. Profesor dr. Fikret Karçiq ishte i shkëlqyer në këto dhe disiplina të ngjashme. Edhe si nxënës i Medresesë Gazi Husrevbeu fliste arabisht dhe anglisht. Kujtojmë se si atëherë, në Fakultetin Filozofik në Sarajevë, ai e kaloi shkëlqyeshëm provimin e gjuhës arabe para profesor Sulejman Grozdaniqit, si…

Lexo më Shumë

“Sot, në selinë qendrore të Alternativë e prita në takim kryetarin e Lidhjes së Shoqatave Joqeveritare Turke – MATUSITEB në vend, z. Husrev Emin, dhe drejtorin ekzekutiv, z. Mehmed Arif. Përveç që diskutuam mbi situatën aktuale politike, temë diskutimi mes nesh ishte regjistrimi i popullsisë, rezultatet e të cilit pritet të publikohen në fund të këtij muaji. Alternativa, si partnere e koalicionit qeveritar, është e angazhuar që regjistrimi i popullsisë të marrë epilog në prizmin e ndjeshmërisë reale të bashkësive etnike. Ritheksojmë edhe një herë se duam që mos të ketë politizim me regjistrimin e popullsisë, as me shqiptarët, as…

Lexo më Shumë

Shkruan: Emad Mehmeti Ukraina është sot në ditën e 19-të të luftimeve, pasi Rusia nisi pushtimin e vendit më 24 shkurt, pa u provokuar. Sky News ka publikuar disa imazhe të rrugëve dhe ndërtesave të shkatërruara në Kiev dhe Kharkiv. Lufta po i afrohet javës së tretë, ndërsa miliona ukrainas kanë lënë vendin e tyre dhe arritja e një marrëveshje armëpushimi mes palëve duket e pamundur aktualisht. Pamjet nga Ukraina po u përngjajnë në masë të madhe pamjeve nga 9 dhe 10 maji 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Mbase kjo tregon se mentaliteti i koalicionit Putin-Kadirov që po…

Lexo më Shumë

Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio”, nga data 4 gusht deri më 10 gusht do të jetë nikoqir i projektit “Green Project” në kuadër të programit Europian “Erasmus+”. Siç thuhet në njoftimin e “Racios” aktivitetet do të zhvillohen në Kalishtë të Strugës, ndërsa pjesëmarrës do të jenë 28 persona nga Spanja, Italia, Britania e Madhe dhe Maqedonia e Veriut. “Prej 4 gusht deri me 10 gusht në Strugë Republika e Maqedonisë së Veriut, “RACIO” dhe partnerët e tij “Ecoistituto Siciliano” nga Italia, “Black Slash” Spanja dhe “Inspirational Muslim Women” nga Mbretëria e Bashkuar organizon ACTIVITY PROGRAMME FOR YOUTH EXCHANGE…

Lexo më Shumë

Semi MEHMETI Fuqia e një vendi herë matet me forcëne e tij ushtarake, herë me atë ekonomike, herë industriale, me arritjet shkencore e kulturore. Mirëpo historia tregon se një vend është gjithmonë i fuqishëm kur ka miq të shumtë në skenën ndërkombëtare. E kjo më së miri vjen në shprehje gjatë krizave të mëdha globale, siç është kriza e tanishme, e krijuar me konfliktin në Ukrainë. Janë kriza që kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë, për të parandaluar zgjerimin e tyre, e madje edhe eskalimin në nivel të Luftës botërore. Në situata të tilla vijnë në shprehje shtete që krahas…

Lexo më Shumë