Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë kapur 150 kilogram mariuhanë. Droga kishte hyrë nga Kosova në Maqedoni ndërsa si destinacion përfundimtar kishte Turqinë. “Gjegjësisht, pasdite e datës 30.03.2022 në parkingun përballë një objekti hotelierik në Shtip është vërejtur i parkuar automjeti i pasagjerëve “Audi A6” me targa të Kumanovës, ndërsa pranë veturës kanë qenë të raportuarit I.D. (50) dhe K.K. (39), të dy nga Podujeva R. Kosovës dhe B.R. (34) nga Kumanova. I.D. dhe K.K. janë përpjekur që të arratisen, por u kapën dhe të tre janë arrestuar”, tha Suzana Pranjiç Talevska, zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme.
Author: IM
Aktiviteti i përbashkët humanitar në prag të Ramazanit i Fondacionit ALSAR dhe HASENE-së, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, vazhdoi në ditën e tretë të tij me shpërndarjen e ndihmave ushqimore në Malësinë e Madhe. Ndihma për banorë të kësaj treve, për familje në nevojë, përbëhej nga 150 pako me ushqime, shpërndarë të mërkurën. Përfaqësues vullnetarë të HASENE-së dhe punonjës të ALSAR-it e kryen së bashku aksionin shpërndarës, mes pritjes me dashuri dhe mirënjohje nga banorët, të rritur e fëmijë. Ditët e solidaritetit human me njerëzit në nevojë para dhe gjatë Ramazanit janë një fushatë shpërndarjeje ndihmash e organizuar…
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme i Turqisë, Tanju Bilgiç, në lidhje me të dhënat nga regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut ka deklaruar se vendi i tij mbështet “kërkesat legjitime për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut, të cilët janë një prej popujve të barabartë dhe themelues të Maqedonisë së Veriut dhe të cilët tregojnë përpjekje për mirëqenien dhe zhvillimin e këtij vendi”, raporton Anadolu Agency (AA). Komuniteti turk në Maqedoninë e Veriut nuk i pranon rezultatet e regjistrimit të popullsisë Bilgiç ka dhënë përgjigje me shkrim ndaj një pyetjeje lidhur me…
Nga Kim Mehmeti Më në fund u publikuan rezultatet e regjistrimit të popullsisë së Maqedonisë. Dhe siç pritej, të gjithë janë mosbesues ndaj përqindjeve të shpallura zyrtarisht, kështu që, shqiptarët besojnë se janë dyfish më shumë seç thuhet, ndërkaq maqedonasit janë të bindur se për nga numri, janë sa kinezët dhe se, në Maqedoni, jetojnë më shumë priftërinj ortodoks, se sa shqiptarë. Por ku ta dish, ndoshta ka ardhur koha kur shqiptarët e këtushëm nuk duhet të merren vetëm me atë se sa janë, por do duhej të përballeshin edhe me të vërtetën se si janë. Pra mirë do bënin…
Edhe partia më e madhe boshnjake, Lidhja Demokratike e Boshnjakëve (LDB), ka shprehur dyshimet e saja për rezultatet e regjistrimit. “Lidhja Demokratike e Boshnjakëve si parti politike dhe në fillim të procesit të regjistrimit, ka shprehur dyshimet e saja në rregullsinë e vet procesit dhe disa parregullsi tjera. Për fat të keq, ankesat tona dolën të vërteta. Të dhënat nga regjistrimi për ne janë të papranueshme sepse vazhdimisht punojmë në teren dhe e dimë gjendjen faktike reale. Vërejtja jonë është në qasjen e regjistrimit. Kemi dëshmi personale të qytetarëve të cilët janë regjistruar sipas supozimeve për përkatësinë e tyre fetare…
Rezultatet e publikuara së fundmi nga regjistrimi tregojnë se nga numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar, popullsi rezidente, 58, 44% janë maqedonas, 24,3% janë shqiptarë, 3,86% janë turq, 2,53% janë romë, 1,3% janë serbë, 0,47% janë vllehë dhe 0.87% janë boshnjakë. Sipas vlerësimeve tona bazuar në të dhënat zyrtare të shtetit, nga viti 2002 deri në vitin 2020 numri i përgjithshëm i romëve të lindur ishte 32,000 romë, ndërsa numri i të vdekurve ishte 8,500. Sipas këtyre të dhënave, shtimi natyror është rreth 24,000 romë. Krahasuar me komunitetet e tjera, duke përjashtuar shqiptarët etnikë, romët kanë shtimin natyror më…
Nënkryetarja e LSDM-së në emisionin “Magazina ekonomike” në Alsat theksoi se të gjitha masat që i miratuan nga ana e qeverisë janë me qëllim që të zvogëlohet rritja e çmimeve dhe të mos ketë përfitime në kohë krize. Ajo theksoi se me uljen e TVSH-së nga 5% në 0 për prodhimet bazë bën që të ketë rreth 430 milionë denarë më pak dhe rreth 400 milionë denarë më pak nga ulja e TVSH-së nga derivatet. “Që nga fillimi i vitit deri tani është mbledhur për 30.6% më shumë TVSH në krahasim me vitin e kaluar, dhe madje 41.5% në krahasim…
Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” në kuadër të donacionit nga Mbretëria e Arabisë Saudite, gjegjësisht nga Qendra e Mbretit Selman për Ndihmë dhe Punë Humanitare, nga sot në qytetin e Shkupit filluan shpërndarjen e ndihmave humanitare për nder të muajit të bekuar Ramazan. Prezentë ishin edhe përfaqësuesit e deleguar nga Këshilltari pranë Oborrit Mbretërorë të Arabisë Saudite, Dr.Abdulla Bin-Abdulaziz el- Rabia, i cili ka përcaktuar që ky ekip të merrë pjesë në realizimin e këtij projekti, si dhe përfaqësuesi nga Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri. Kjo pako ushqimore përmban artikuj kryesor ushqimorë, duke filluar nga mielli, vaji, orizi,…
Informacion Edhe pse me “Ligjin për Energjetikë”, “Rregullat e Rrjetit” dhe “Rregullat e Furnizimit” është e paraparë që leximi i njehsorëve duhet të bëhet një herë në vit, ekipet e Elektrodistribuimit këtë e bëjnë për çdo muaj. Por, ndodh që orëmatësi të mos lexohet për arsye të ndryshme: konsumatori nuk është prezent (nuk është në shtëpi ose objekt), për shkak të pengimit të ekipeve të leximit të orëmatësve nga ana e konsumatorit, në qoftë se ekipet nuk kanë qasje deri te pika matëse, kushtet e rënda të motit, pushime mjeksore të lexuesve, izolim për shkak të korona virusit etj. Në…
Shkruan: Emad MEHMETI Kolumnë e vitit 2019 Prokurorja Fatime Fetai padyshim se çdo shqiptarë e bëri krenarë në fillimet e saj tek Prokuroria Speciale Publike, me paraqitjet dinjitoze publike dhe përgatitjen profesionale që bartte me vete. “Kësi kuadrosh na kanë munguar shumë”, – thoshin me vete shqiptarët e qytetarët e këtij shteti buzë greminës. Por, me kalimin e kohës ky perceptim po zbehet në publik, shkaku asaj se “çallëmi” i saj duket të jetë i papërmbajtshëm. Dhe kur profesionin e shndërron në sfilatë reklamimi, atëherë aty nuk mund të pritet hajr. Të dalim te ironia se a flet “Албански” Fatimja?…
Roman Abramovich mbeti jetim në moshën trevjeçare, por fati deshi që ai të shndërrohej në një nga njerëzit më të pasur në botë. Momentalisht, oligarku rus ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjet me Vladimir Putin, gjë që i ka shkaktuar probleme me pasurinë dhe reputacionin e tij, shkruan A2CNN. “Jam i sigurt se njerëzit do të fokusohen tek unë për tre ose katër ditë, por do të kalojë. Ata do të harrojnë se kush jam…”- Deklarata e miliarderit rus kur bleu klubin e Chelsea, në vitin 2003. Duke marrë parasysh ngjarjet e javëve të fundit, shanset e Abramovich…
Ejup Berisha A bën që për inat të disa qarqeve të caktuara në shtet dhe të disa tifozëve maqedonas që na e duan vdekjen neve shqiptarëve sonte ekipi i futbollit të Maqedonisë të mos peson disfatë por rezultati i ndeshjes në Portugali te jetë 0:0. Jo se e nuk dua fitoren e ekipit të Maqedonisë se Veriut larg kësaj por fitoret e tilla po kanë pasoja mbi mardhëniet ndëretnike këtu në vendin tonë ku viktima të sharjeve ofendimeve dhe të mallkimeve po janë shqiptarët.Pra nuk po është e arsyeshme që të na shajnë si shqiptar këta të ashtuquajtur tifoz maqedonas…

