Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj P.C. (56) nga Kumanova, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”, sipas nenit 144, paragrafi 3 të Kodit Penal.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i dyshuari për një periudhë më të gjatë kohore, nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj anëtarëve të familjes së tij.
Nga MPB bëjnë të ditur se më 11 korrik 2026, ai ka keqtrajtuar psikikisht bashkëshorten e tij dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht.
Pas ndërhyrjes së institucioneve kompetente, P.C. është dërguar për trajtim në Spitalin Psikiatrik në Demir Hisar, njoftojnë nga MPB.
MARKETING



