Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një intervistë për televizionin Alsat M, ka folur hapur për mundësinë që të marrë drejtimin e lëvizjes politike VLEN. I pyetur nëse do të pranonte të bëhej lider i VLEN-it, Mexhiti u shpreh se nuk i shmanget përgjegjësive, por një vendim i tillë duhet të jetë rezultat i unitetit të plotë brenda koalicionit. “Unë nuk i iki përgjegjësisë. Nëse njëzëri pajtohen të gjithë brenda VLEN-it, atëherë unë pranoj ta udhëheq si parti,” deklaroi Mexhiti. Deklarata e tij vjen në një moment kur pas suksesit në zgjedhjet lokale, VLEN shihet si…
Author: IM
Abil Baush ka komentuar zhvillimet politike pas zgjedhjeve, duke thënë se qytetarët nuk ia kanë dhënë votën VLEN-it si shpërblim, por si ndëshkim për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe koalicionin e tyre. “Ky popull nuk ia ka dhënë votën VLEN-it, nuk i ka shpërbly, por e ka dënu Bashkimin Demokratik për Integrim edhe koalicionin. I ka dënu,” – tha Baush në emisionin Zoom, përcjell Almakos. Sipas tij, qytetarët kanë reaguar ndaj politikave të vjetra që janë përsëritur për dy dekada me radhë. “Po i ka dënu për arsye se këto salltat që bëheshin, edhe mendoni se kjo e njëjta politikë…
Kandidati i AKI-së, për komunën e Studeniçanit, Ejup Abazi, tha se ai pret mbështetje të plotë nga votuesit e koalicionit VLEN në raundin e dytë, ndërsa shtoi se shpreson që edhe votuesit e kandidatit Azem Sadiku, të reflektojnë dhe t’i japin besimin atij për ta udhëhequr komunën. “Mbështetësit e kundërkandidatit tim, pres që edhe ata të mendojnë, të japin përkrahje shkaku se kundërkandidati im, tani më 4 mandate është në komunën e Studeniçanit dhe ata të vlerësojnë mirë për punën e tij dhe të shohin, pres që ata të shohin një shpresë se komuna e Studeniçanit mund të udhëhiqet ndryshe…
Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Dibrës, Ramadan Imeri, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj qytetarëve që e mbështetën në raundin e parë të zgjedhjeve. Në një deklaratë publike, Imeri falënderoi bashkëqytetarët për besimin e dhënë, duke e quajtur votën e tyre një “amanet”, për të cilin ai zotohet se nuk do të bëjë kompromis. “Të nderuar bashkëqytetarë, më lejoni që, në emrin tim, të ekipit tim dhe të gjithë atyre që u rreshtuan pas nesh, t’ju falënderoj nga zemra për çdo votë tuajën. Vota dhe besimi juaj për mua janë amanet, e unë me amanetin…
Nga Kim Mehmeti Janë qesharak ata që thonë se BDI’ja i ka humbur këto zgjedhje vendore. Jo, edhe këto zgjedhje, njësoj si gjitha të tjerat gjatë njëzet viteve të mëparshme, i fitoi partia e cila, duke u shërbyer sunduesve maqedonas, e mbulonte të vërtetën se shqiptarët e këtushëm nuk janë as popull shtetëformues, as popull bashkëdrejtues të Maqedonisë së Veriut. Pra, në këto zgjedhje lokale ndodhi ajo që ka ndodhur me gjitha partitë e mëparshme shqiptare të cilat i ka mposhtur e bija që e kanë lindur ato vetë. Pra ndodhi që krahu i Çairit i BDI’së – që mbulohet…
Arbër Ademi: Me këto numra, në zgjedhje parlamentare AKI do kishte 20 deputetë, VLEN 15 Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike duke theksuar se nëse rezultatet aktuale do të përktheheshin në zgjedhje parlamentare, atëherë Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) do të siguronte 20 deputetë, ndërsa koalicioni VLEN vetëm 15. Ndaj Ademi ka shtuar se ata kërkojnë menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se nuk duan të jenë në qeveri me çdo kusht pasi janë koalicion kombëtar. “Nëse këto numra do ishin në zgjedhje parlamentare, atëherë fitues do të ishte AKI me 20 deputetë, krahasuar me…
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit i është kundërpërgjigjur koalicionit VLEN në lidhje me mosrealizimin e censusit në komunat Gostivar dhe Vrapçisht, duke thënë se “pa VMRO-në, VLEN nuk do të ekzistonte më në skenën politike”. Ata thonë se AKI ka marë mbi 23 mijë vota më shumë se VLEN-i. Në vijim reagimi i plotë i ASH – Taravari: Deklaratat e fundit të VLEN janë shprehje dëshpërimi dhe përpjekje për të fshehur dështimin e tyre të thellë në zgjedhje. Qytetarët ua kthyen shpinën për manovra politike, për mungesën e vizionit, sinqeritetit dhe lidhjet e tyre të hapura me struktura që…
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka reaguar pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komuna e Strugës, ku subjekti Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka dalë fitues i parë me 7,587 vota, që përbën 28,80% të votave të përgjithshme. Sipas rezultateve zyrtare, lista e udhëhequr nga Fatoni ka siguruar tetë këshilltarë komunalë, duke u renditur dukshëm përpara Koalicionit VLEN, i cili ka marrë vetëm 4,056 vota ose 15,41%. Në reagimin e tij, Lloga ka theksuar se ky rezultat është “baza më e mirë për fitoren e Dr. Arsimit pas dy javësh”, duke nënvizuar se pason një periudhë e re…
Për herë të parë kryetar komune të Çashkës u zgjodh një shqiptar. Ai është Suat Shaqiri i AKI-së, i cili me vota la pas kandidatin e LSDM-së Goran Stojanovskin dhe Dejan Andonovskin e VMRO-DPMNE-së. “Prioritetet e mia për komunën e Çashkës, për qytetarët e komunës së Çashkës, për shqiptarët maqedonasit dhe të tjerët janë ato të cilët ishin dhe të inkorporuar në programin tim zgjedhor, dhe sigurisht në ato do të fokusohemi”, tha Suat Shaqiri. Shaqiri për TV21 deklaroi se prioritet për t’u zhvilluar do t’i jep edhe shkollës modulare në fshatin Banjicë. “Ndërsa nëse flasim për çështjen e arsimit…
Gjatë ditës së shtunë në turneun e “LNN Boxing Night”, boksieri shqiptar Meriton Karaxha fitoi me nokaut teknik përballjen ndaj serbit Djordje Stojkovicit në kategorinë deri në 67 kilogramë, ku në raundin e katërt gjyqtari i dha fund ndeshjes. Megjithatë, pas meçit, mediumet serbe dhe Federata e Boksit e Serbisë filluan të shkruajnë e të flasim për fitoren e Karaxhës, duke e akuzuar gjyqtarin se i dha fitore shqiptarit pa e merituar, teksa pretenduan se e kafshoi serbin. “Ishte shumë me rëndësi për mua ky meçi me serbin sepse kisha shumë stres. Kurrë nuk kam pasur stres në asnjë ndeshje,…
Përmes një postimi në FB kandidati i AKI-së për komunën e Sarajit ka pranuar humbjen dhe ka uruar kundër-kandidatin e tij duke i dëshiruar sukses në shërbim të komunës. Postimi i plotë i Ramadanit: Të nderuar qytetarë të Sarajit, Zgjedhjet përfunduan, por rrugëtimi ynë jo. Sepse beteja për idealet, për drejtësinë dhe për dinjitetin e këtij vendi sapo ka hyrë në një fazë të re. Unë e uroj kundër-kandidatin për rezultatin dhe i dëshiroj sukses në shërbim të komunës sonë. Por mbi çdo fitore numerike qëndron një fitore më e madhe, ajo e ndërgjegjes, e besës dhe e qëndrimit për…
Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një prononcim për televizionin A2 CNN ka vlerësuar procesin zgjedhor në Çair si shembull të demokracisë dhe maturisë politike. Në pyetjen për gjestin e kundërkandidatit të tij, Bujar Osmani që iu uroi fitoren Mexhiti e përshëndeti këtë gjest si reflektim i vlerave demokratike. “Po, do shfrytëzoj rastin ta përshëndes, ishte një gjest i mirë nga kundërkandidati që e pranoi fitoren tonë, vlerësoi procesin zgjedhor që ka qenë tejet demokratik, pa incidente, pa presion. Pra, kemi dhënë leksion,” u shpreh Mexhiti. Ai theksoi se ndonëse shumëkush kishte pritur tensione gjatë ditës…

