Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski nuk ka informacion nëse do të jetë pjesë e rikonstruim eventual të Qeverisë, gjegjësisht nëse do të vazhdojë të drejtojë resorin për transport dhe lidhje, përcjell TV21. “Mbetem i përkushtuar që të jap maksimumin për të zgjidhur të gjitha këto çështje të hapura që kemi në fushën e infrastrukturës”, tha mes tjerash Boçvarski. Boçvarski tha se vazhdojnë përpjekjet e pushtetit për të siguruar shumicë të qëndrueshme parlamentare. “Mendoj se çështje tjetër shumë e rëndësishme është që vendi mbetet në rrugë të drejtë, drejt integrimeve dhe strukturave euroatlantike. Pritet që në periudhën në vijim…
Author: Emad
Komuna e Kumanovës ende nuk ka formuar shumicën e këshillit komunal, ndërsa tashmë emërimi i drejtorëve të ri ka filluar. Pritet që pas 16 viteve këshilltarët e BDI-së të jenë në opozitë. Por këshilltari nga ASH Huzeir Mustafi thotë se dëshira e BDI-së është që të vazhdojnë të mbajnë qeverisjen lokale. “Normal është evidente dëshira e tyre për ta mbajtur pushtetin, qeverisjen lokale me të cilën qeverisin që nga viti 2005, por diçka zyrtare nuk kemi në këtë drejtim përpos dëshirave. Informatat tona janë se nuk do të jenë pjesë e qeverisjes lokale”, tha Huzeir Mustafi nga ASH. Nga ana…
Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdana Kuzeska e ftuar në emisionin “Samo vistina” është shprehur se deputeti Kastriot Rexhepi do të mbetet pjesë e shumicës dhe se kjo shumicë do të rritet. News33 përcjell se sipas saj, Mickoski dëshmoi se nuk ka shumicë dhe gjatë periudhës së ardhshme shumica parlamentare e LSDM-së do të rritet. “Të bindur janë disa deputetë, shumica e partive politike janë për progres dhe për pëarimin e shtetit dhe duan stabilizim të situatës, posaçërisht në periudhën kur kemi krizë energjetike, pandemia” Në fund Kuzeska ka shtuar se ka pasur takime me partinë Alternativa dhe me disa deputetë tjerë…
Pasditen e sotme është regjistruar tërmet me fuqi prej 3.5 shkallë sipas Rihterit në Maqedoninë e Veriut. Epiqendra e tërmetit ka qenë 5 kilometra në jugperëndim të Kërçovës, në thellësi prej 2 kilometra.
Qeveria, në seancën e 119-të ka shqyrtuar dhe ka pranuar Planin e reviduar operativ për programet dhe masat aktive për punësime dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021. Me planin e korigjuar Operativ janë siguruar mjete shtesë për programet aktive dhe masat për punësime ne ribalancin e Buxhetit të RMV-së në vlerës prej 284.960.000 që të përforcohet qasja në politikat aktive për tergum e punës, në vecanti për të papunësuarit me kualifikim të ulët dhe personat nga kategoritë e cënueshme sic është parashikuar me Planin Aksional për realizimin e rekomandimeve nga konkluzionet e përbashkëta të Dialogut Ekonomiko-Financiar nga…
Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim lidhur me aksionin për gërmimin e kriptovalutave në magazinat e Qendrës Tregtare të Qytetit. Ata thonë se rasti është denoncuar në orën 14:15 nga ana e A.M. “Zyrtar policor menjëherë kanë dalë në vendngjarje sipas denoncimit, kanë realizuar biseda me personat zyrtar të QTQ dhe me përfaqësues të EVN-së, ku është konfirmuar se nuk bëhet fjalë për vjedhje të energjisë elektrike, pas çka është konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale, e dënueshme sipas Kodit Penal. Në gusht 2021 pas informacioneve të siguruara për të njëjtën vepër penale ‘vjedhje të…
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) pesë ankesa për mbledhjen e rezultateve në Komunën e Dibrës. Sipas koalicionit, ankesat bazohen në disa shkelje si votimi i disa personave me letërnjoftim të skaduar, mungesa e firmave të anëtarëve të këshillave zgjedhor në procesverbale etj. Njëra nga ankesat ka të bëjë me pesë vendvotime në të cilat materiali i besueshëm zgjedhor nuk është dorëzuar në Komisionin Komunal Zgjedhor i mbështjellë me siguresat e nevojshme, ashtu siç e parasheh ligji. ASH-AAA besojnë se ankesat mund të ndryshojnë rezultatin zgjedhor në Dibër.
Seanca e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” si pjesë e “E Diela Shqiptare” që transmetohet në Tv Klan këtë herë ka përfshirë dy persona nga Kosova, ku gjatë polemikës janë përfshirë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe komandati i policisë së Gostivarit. Dy personat që u vendosën përballë njëri-tjetrit janë nga Drenasi i Kosovës, Agoni dhe Bekimi. Ky i fundit jeton në Zvicër, ku merret me shitje automjetesh, përcjell Nistori. Agon: Kam një hall të madh me këtë zotërinë para jush. Bekim: Çfarë halli ke me mua more zotëri? Agon: Zotëri… veturën e kam blerë prej këtij zotërisë, i kam…
Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, ka dhënë pikëpamjet e tij në lidhje me atë se çfarë duhet të ndryshojë për dënimet me kusht, që kanë të bëjnë në rastet kur gjatë vozitjes së papërgjgjshme ka aksidente trafiku me pasoja vdekjen. Ai tha se po punohet në vendosjen e një vepre të re penale, e cila do të jetë “Drejtim i pamatur i automjetit”. “Dua ta informoj opinionin se në kuadër të Grupit të Punës së Ministrisë së Drejtësisë për përgatitjen e Kodit të ri Penal, po vendosin një vepër të re penale ‘Drejtim i pamaturi i automjetit’, për të cilën…
Ende nuk janë verifikuar dorëheqjet e zyrtarëve të Lëvizjes Besa, që apriori do të thotë se ata janë ende pjesë e Qeverisë, tha kryeministri Zoran Zaev për “Slloboden Peçat”. “Natyrisht që Besa është pjesë e Qeverisë. Kuvendi nuk e ka konfirmuar dorëheqjen e ministrit Arjanit Hoxha dhe as zyrtarëve të tjerë të BESA-s. Prandaj është logjike të thuhet se janë pjesë e qeverisë”, tha Zaev. Se Besa është ende pjesë e Qeverisë, beson deputeti Kastriot Rexhepi, i cili nuk ishte paraqitur në seancën e 11 nëntorit parlamentar për votëbesimin e Qeverisë. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit…
Anëtari i kryesisë qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, thotë se partia që përfaqëson ai nuk ka as interes e as ofertë për tu bërë pjesë e Qeverisë së Zaevit, shkruan gazeta LAJM. “Alternativa nuk ka as interes, as ftesë, as kërkesë që të bëhet pjesë e Qeverisë. Në fakt nuk ka as ofertë që të bëhet pjesë e Qeverisë. Ne jemi parti opozitare dhe vazhdojmë të mbetemi të tillë. Se cfarë do të sjellë e ardhmja nuk mund të parashikoj”, tha Zeqirija Ibrahimi nga “Alternativa”. LAJM: Kur pritet të takohet Afrim Gashi me kryeministrin Zoran Zaev? Zeqirija Ibrahimi: Ftesa ishte…
Akti i dorëheqjes së kryeministrit është i lartë dhe demokratik, ka thënë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, gjatë një vizite në “Brifingun e mëngjesit”. Ai shtoi se në vendet normale ku ndodh kjo, shumëkush do të rishqyrtonte pse gjërat nuk shkonin mirë dhe do të bënin një përbërje të re të Qeverisë apo kryesisë së partisë, por tek ne e gjithë kjo u kuptua në mënyrë dramatike. “E vlerësoj shumë vendimin e për aktit të dorëheqjes, por edhe aktin e shtyrjes së dorëheqjes së tij deri në një periudhë të caktuar derisa të stabilizohen dhe të fillojnë proceset në…