“Të gjithë anketat thonë që VMRO-ja do fitoj te pala maqedonase, prandaj Ali Ahmeti i dha pushtet “Grupit të zjarrit” që dihet se janë të afërt me VMRO-në. Thjesht po bëhen të gjitha planet që pas zgjedhjeve të ardhshme (me shumë gjasë vitin e ardhshëm) të ketë një qeverisje VMRO-BDI + një parti tjetër shqiptare…” – shkruan Asim Beqiri.
Author: IM
Grupi i zjarrit duket se fitoi betejën e parë brenda BDI-së meqë votuan unanimisht emrat e propozuar në funksionet brenda partiake në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm. Emrat për të cilat në BDI kishin arritur një konsensus ditë më parë u votuan për anëtarë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm. Nënkryetar u zgjodhën Izet Mexhiti, Bajram Rexhepi, Arbër Ademi dhe Arbana Pasholli, Sekretar i përgjithshëm – Faton Ahmeti, Sekretar organizativ – Blerim Bexheti dhe Sekretare për përfaqësim gjinor – Saranda Imeri. Dega e Gostivarit shprehu pakënaqësi për përfaqësimin në organet partiake. E pas kësaj që ndodhi sot në…
Tetova Sot Nevrij Ademi Trendi I divorceve në Tetovë shënon rritje alarmante. Në katër vitet e fundit, ky numër është rritur thuajse 100%. Nëse vitin 2019 gjithsej ka pasur 346 lëndë për shkurorëzim, viti 2020 ka pasur 347 lëndë i pasuar nga viti 2021 ku ka kaluar mbi 560 lëndë të divorceve. Këtë vit, shifrat janë edhe më të mëdha, thonë institucionet. Sido që të jetë, në mes marrëdhënieve bashkëshortore ku ka edhe fëmijë ndarjet janë më të rënda. Në të shumtën e rasteve fëmijët ngelin në udhëkryq. Një gabim institucional i kushton shumë frytit të një marrëdhënie…
Shkruan: Emad Mehmeti Beteja e Zjarrit e cila merr flak e hov kohë pas kohe, që më pas te shuhet e ringjallet sërish, është shndërruar në një cirkuziadë kohëve të fundit. Por, kur shumëkush nga publiku i sheh me zbavitje lëvizjet brenda për brenda BDI-së, funksionarët e saj i kanë kapluar ethet e asaj se kush cilit do t’ia tregojë vendin. Ethe që vijnë nga frika se duke kërkuar shumë, mund të digjen e të bëhen shkrumb. Edhe pse në shikim të parë këto zënka askush nuk i mori seriozisht, doli se kësaj radhe gjërat brenda kalasë së Reçicës ishin…
Në këto momente ka filluar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së ku pritet të bëhet konstituimi i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, zgjedhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Këshillit të Përgjithshëm, shpalljen e zgjedhjeve në degët e forumit rinor, si dhe në këshillat vendor dhe degët e Bashkimit Demokratik për Integrim. /SHENJA/ Video Player 00:13 00:2
Kushdo që ka ndjekur median ditët e fundit është njohur me faktin se Aleanca për Shqiptarët ka ndërmarrë dy veprime të rëndësishme politike. Së pari, ka vendosur që të takojnë çdo degë nëpër çdo qytet për riorganizim të partisë; dhe së dyti, të ftojë të rikthehen ‘figurat e pakënaqra së fundmi’ prej saj. Sonte Taravari ka mbledhur strukturat e ASH-së ne komunën e Bogovinës nga ku verehet një rikthim i fuqishëm i kësaj partie duke kthyer të gjithë strukturen e saj të mëhershme, madje duke shtuar radhët.
Pas debatit disa orësh në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kur gjithçka duket që tani ka marrë formë për mbledhjen që do të mbahet nesër në Reçicë diçka duket se është edhe më e qartë. E ajo që shkruan TS se mbetet e pa ndryshuar është që si BDI zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi do të vazhdojë të mbetet në krye të detyrë deri në vitin 2024.
Një natë para mbledhjes së Këshillit Organizativ të BDI-së, vazhdojnë vlimet në këtë parti. Sa më teper afrohet mbledhja, aq më shumë forcohet Grupi i Zjarrit, thonë burime partiake për Almakos. Ndërkohë në redaksinë tonë janë paraqitur nga dega e BDI-së në komunën e Dollnenit, degë e cila poashtu është rreshtuar me Grupin e Zjarrit. “Pozitat në parti duhet tu jepen njerëzve që kanë përkrahje nga elektorati. Përkrahjen e elektoratit për momentin e gëzon i ashtuquajturi Grupi i Zjarrit dhe ne jemi bashkë me ta”, thonë nga dega e BDI-së në Dollnen.
Nuk kanë të ndalur rreshtimet me “Grupin e Zjarrit” , gjatë ditës së sotme. Sot përveç të tjerëve, me “Grupin e Zjarrit”, është rreshtuar edhe Sedulla Mamuti, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së. Në shpjegimin e tij, Mamuti thotë se është I pakënaqur nga koncentrimi i pushtetit tek një njeri, duke nënvizuar këtu zvkryeministrin e parë Artan Grubi. “Mbështes nismën e z.Mexhiti dhe z.Bexheti, për meritokraci dhe reflektim të vullnetit të votuesve”, thuhet në shkrimin e tij në Facebook./ Alsat
“Grupi i zjarrit” brenda BDI-së nuk mori pjesë në takimin konsultativ të cilin e kishte thirrur sot kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Burime nga ky grup bëjnë të ditur se arsyeja e bojkotimit të takimit është pakënaqësia që ata kanë nga takimet paraprake dhe mënyra e propozuar nga Ahmeti për emrat që do të përbëjnë ekipin e nënkryetarëve të partisë, shkruan Alsat. Izet Mexhiti mësohet të ketë ofruar pozitën e tij në shërbim të kreut të partisë, për të vendosur cilin do tjetër përderisa nuk pajtohet me emrat e propozuar. Sipas burimeve, emrat që janë lakuar në takimet e fundit…
Dega e BDI-së, në Studeniçan i është bashkuar zyrtarisht grupit të pakënaqësive në BDI. Përmes një letre të nënshkruar nga anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, anëtarë të këshillit komunal, forumit rinor dhe ish ushtar të UÇK-së, Ahmetit i kërkohet që të mos digjet siç thonë ata mundi dhe sakrifica për partinë në emër të një individi. “Në vigjilje të ngjarjeve të nesërme respektivisht mbledhjes së KP të BDI-së, BDI dega Studeniçan në emër të aktivistëve dhe votuesve besnik ju bën thirrje që mos të digjet mundi, sakrifica dhe BDI për një individ si Artan Grubi”, thuhet në letrën e tyre…
Komuna e Ferizajt me pëlqim nga Agjencioni i Pyjeve ka nisur një projekt për pastrimin e pyjeve në zonën malore të Jezercit dhe në disa zona të tjera. Ky projekt është nisur së realizuari me qytetarë të cilët kanë nevojë të blejnë dru me çmime të lira e të kategorisë më të dobët. Ata mund të koordinohen me rojat e pyllit për të marrë dru të dobëta, të thata, të dëmtuara nga era dhe dru që kanë mbetur në tokë prej vitesh. Për një metër kub me dru të tillë, qytetarët do të paguajnë vetëm 18 euro të cilat faturohen…

