ShB Logos-A para lexuesit sjell librin me titull Filozofia e Provincës të autorit serb Radomir Konstantinoviq. Libri në fjalë paraqet shpirtin provincial që izolohet prej botës, që frikohet prej tjetrit, prej qenieve përtej kodrinës së vet, që në mënyrë të vrazhdë dhe intolerante është i kthyer kah tradicionalja dhe që është bartës i narcizmit dhe (etno)nacionalizmit, në këtë rast atij serb. Nëpërmjet këtij libri lexuesi mund të fitojë një ide për vetëdijen totalitare serbe të shek. XIX dhe XX.
Author: IM
MPB informon se me datën 01.10.2022, Njësiti për trafikim ilegal të drogave në koordinim me SPB Veles dhe Drejtorinë doganore, ka ndërprerë transportin ndërkombëtar të drogave narkotike dhe ka sekuestruar rreth 67 kilogramë marijuanë, me vlerë rreth 250.000 euro. Pas marrjes së informacionit për transport të mundshëm të lëndëve narkotike, Njësiti për Trafikim të Paligjshëm të Drogës ka ndërmarrë masa intensive për këqyrje dhe analiza, gjatë të cilave është marrë informacion dhe është marrë identiteti i personit të përfshirë në transport. “Menjëherë pas kësaj janë koordinuar zyrtarë policorë nga Sektori për drogë në SPB Veles dhe rreth orës 15:30 në…
Deri të premten moti do të jetë i qëndrueshëm. Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i vranët me reshje të shiut të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 35 litra në metër 2), njoftoi DPHM. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi juglindor, ndërsa temperatura e ditës dukshëm do të ulet. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej 1 deri në 13, ndërsa ato maksimale deri të premten do të arrijnë 23, ndërsa gjatë fundjavës deri 16 gradë.
Nuk ka asnjë problem, ne e kemi diskutuar edhe me VMRO-në edhe LSDM-në. Në momentin e duhur që ne do i kemi 80 mandate me 2/3, sepse është edhe ndryshim i Kushtetutës, ky problem edhe mund të rregullohet, kështu u përgjigj sonte kreu i integristëve, Ali Ahmeti në lidhje me heqjen e termit “20% nga Kushtetuta, që i referohet gjuhës shqipe. Ahmeti tha se siguron se 20% nuk i cenon të drejtat e shqiptarëve dhe se e njëjta do të largohet në momentin e duhur. “20% është një kompromis që është bërë në vitin 2001, me qëllim që të mos…
Naser Pajaziti Kur kishte nisur të rrënohet Partia e Punës dhe po i vinte erë kundërmuese, këtë fakt po e pranonin edhe rojet e Bllokut në Tiranë, megjithatë Shyqyriu nga një fshat i Beratit, një burrë besnik i partisë dhe roje i koperativës, mëngjes e darkë vijonte terkun e ngritjes së dollisë për xhaxhin Enver! Një episod i këtij rrëfimi dikur në një kafe në Tiranë, mu rikujtua këto ditë, e sikur më koinçidon me partinë BDI, që sot është lëmsh leshi i çupuritur, që filli s’po i gjindet kund e s’po e kap kush. E këtë fill të tejholluar…
Thellohen përplasjet në takimin e kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, shkruan Alsat. Mbledhja e parë që nga themelimi i këtij organi, me temën e llogaridhënies, po kalonë në atmosferë tepër të ashpër. Pjesëtarët e kësaj kryesie, të njohur nga radhët e të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”, nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre për përgjegjësinë e ekzekutivit, i kryesuar nga Artan Grubi. Dështimet dhe mungesa e punëve reale për shqiptarët, moszbatimi i shumë çështjeve që burojnë nga programi i partisë dhe ai i qeverisë së re, dhe shumë çështje të tjera brenda partiake, i janë numëruar zëvendëskryeministri Grubi në…
Debat i nxehtë në takimin e kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së në të cilin bëhet llogaridhënia. Nuk ka detaje se për çfarë bëhet fjalë mirëpo deri tash thuhet se debati po bëhet gjatë llogaridhënies së ministrave të kësaj partie. Kujtojmë se më herët veç janë bërë emërimet e reja të drejtuesve të sekretariateve të partisë./Alsat
Lideri i BDI-SË Ali Ahmeti ka konfirmuar se Artan Grubi do të mbetet shef i kabinetit, ndërsa sipas tij do të ketë debat për raportin e zyrtarëve ,më saktë funksionarëve të kësaj partie informon Tetovasot. Gjithçka është normale në BDI, nuk ka grup zjarri. Kështu thotë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një prononcim ekskluziv për TV24 transmeton Tetovasot . Ai pret një debat të frytshëm në Presidencën Qendrore, ku duhet të raportojnë ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët e shtetit. “Nuk ka grup zjarri siç thoni ju. Do të ketë një debat në Kryesinë Qendrore. Artan Grubi do të mbetet shef…
Të shtunën BDI ka thirrur mbledhjen e llogaridhënies së zyrtarëve të partisë në nivel qendror dhe atë lokal. Zëdhënësi i integristëve Bujasr Osmani tha në “Rruga drejt” se përveç ministrave, llogari para kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm do të japin edhe funksionarët tjerë, përfshi edhe krerët e komunave. “Llogaridhënie nuk do të ketë vetëm të ministrave por të gjithë funksionarëve të zgjedhur, si ministrat, zëvendësministrat, drejtorët, kryetarët e komunave. Kemi marr obligim që në emër të partisë të ju shërbejmë njerëzve dhe aty do të japim llogari kush çfarë ka bërë. Kjo është në kuadër të një evaulimi të zakonshëm”,…
Shkruan: Ismail BARDHI Mbrëmë një shok me të cilin kemi ndjekur studimet e larta pranë Universitetit të Ankarasë në Turqi, më shkroi se kishte ndërruar jetë prof. Ismail Xherrahogllu. Për ta verifikuar lajmin e kontaktova prof. dr. Mehmet Görmezin, që nëse ishte e vërtetë t’i shprehja ngushëllime, sepse ky ka qenë nga ata që shpirtërisht dhe materialisht është kujdesur për rahmetli prof. Ismail Xherrahogllun. Sapo ma konfirmoi lajmin e hidhur, ia lexova një Fatiha rahmetliut dhe sot në mëngjes ia përcolla në formë të selamit leximin e përhershëm në kulturën muslimane – Jasini Sherifin. Rahmetliu ishte një nga profesorët e…
Komunikatën e ASH e gjeni më poshtë të plotë: Jemi të nderuar që prej sot ekipit të Kryetarit, Arben Taravari, i bashkangjitet edhe një ekspert, Blerant Ramadani, Doktorant në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike pranë Universitetit ‘’ Shën Kirili dhe Metodij’’ – Shkup. Blerant Ramadani është ekspert i fushës së energjisë së rinovueshme ku dhe ka publikuar hulumtime shkencore reth temës. Ai ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare dhe në vend, si dhe ka menaxhuar projekte në fushën e energjetikës. Poashtu ka marrë pjesë në projekt të NATO-s për detektimin e dronëve, gjithashtu me ekipen e tij…
VMRO-DPMNE, ka vazhduar edhe sot për shpalosjen e disa emrave të zyrtarëve shtetëror, të cilat nga VMRO e kanë emëruar “Pronat e Fshehta” . VMRO-ja opozitare thekson se këta persona kanë një histori të gjatë partiake në LSDM, dhe sipas tyre posedojnë disa poste në parti. Kësaj radhe sipas deputetit të VMRO-DPMNE, Brane Petrushevski, pasurinë e ka fshehur Ana Marija Paviq, e cila është emëruar anëtare e Këshillit Drejtues të Qendrës për Azilkërkues dhe e cila po ashtu është koordinatore e Forumit të Gruas në Butel dhe ka qenë kandidate për këshilltare nga partia LSDM. Ajo sipas Petrushevskit posedon një…

