Author: Emad

Banorët e lagjes Vizbeg të komunës Shuto Orizare, kanë probleme me rrymën elektrike. Në këtë lagje ka 2 javë që kanë rrymë elektrike vetëm në një linjë dhe shkak i kësaj banorët e këtij vendi pësuan dëme materiale. Ata thonë se të gjitha paisjet elektrike që kishin në shtëpi si frigoriferi, shporeti i rrymës, lavatriçja e të tjera, janë dëmtuar,  dhe kjo do të thotë shumë për shumicën e banorëve. Banorët janë të shqetësuar dhe  thonë se nëse nuk marrin masa për këtë rast, ata do të dalin në protesta. Banorët e Vizbegut dërguan edhe fotografi në lidhje me këtë…

Lexo më Shumë

Për nesër është caktuar seanca përgatitore, në të cilën Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), para kompanive energjetike do të prezantojë mekanizmat që do t’i aktivizojë gjatë sjelljes së vendimit për çmimin e energjisë elektrike. Siç informoi zëdhënësja e KRRE, Marina Uzunov, bëhet fjalë për proces kompleks dhe në kohë të krizës energjetike, kërkoi që të solidarizohen të gjitha palët. Ndryshe, më së voni deri të premten KRRE duhet ta sjellë vendimin për çmimin e energjisë elektrike për shfrytëzuesit në tregun rregullator, që do të vlejë gjashtë muajt e parë të vitit 2022. KRRE ende i analizon kërkesat e kompanive energjetike,…

Lexo më Shumë

Një burrë dyshohet se ka vrarë dy fëmijët e tij e më pas edhe veten, në banesën e tyre në Glinde afër Hamburgut, ka bërë të ditur “BR24” të hënën. Sipas këtij televizioni, në këtë ngjarje tragjike ka mbetur e plagosur edhe një grua, e që është nëna e fëmijëve të vrarë. Fëmijët ishin të moshës 11 e 13 vjeç, kurse burri 44-vjeçar. Prokurori publik dhe Policia nuk folën për motivet, e as për kombësinë e kësaj familje.

Lexo më Shumë

Avokat i shtetit sot u takua me përfaqësues të institucioneve më të larta shtetërore, ku u diskutua për mossuksesin e shtetit që të kompensohet dëmi prej 17 milionë euro në buxhetin shtetëror nga rasti me biznesmenin Sead Koçan për rastin “Trust”. Ndërkaq, pas takimit të avokatit të shtetit me përfaqësuesit të instituconeve më të larta shtetërore, prokurorja Villma Ruskovska, do të hetojë lëshimet gjatë procedurës penale dhe në janar të mbi lëshimet dhe konstatimin e përgjegjësisë së palëve, gjegjësisht keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Në këtë takim mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski, drejtori i Agjencisë për…

Lexo më Shumë

Fjalë pak e shumë punëtor. Kështu e përshkruajnë shumica e bashkëpunëtorëve, Dritan Ismailin. Një njeri i cili gjithmonë ishte i gatishmëm për t’i ndihmuar qytetarët në Ministrinë e Shëndetësisë, derisa me atë udhëhiqte nga Venko Filipçe. Ai e ushtroi postin e shefit të kabintetit në këtë dikaster. Ndërsa së fundmi Ismaili përmendet si kandidat i mundshëm për anëtar kryesie në LSDM. Por kush është Dritan Ismaili? Ai ka mbaruar fakultetin stomatologjik “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ndërsa ka magjistruar në universitetin “Kristal” të Tiranës. Punët e Ismailit ndër vite: 2001-2004: Komercialist në Avio transport Maqedoni 2005-2014: Drejtor i përfaqësimit…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani nëpërmjet një njoftimi në profilin e tij zyrtar në facebook, ka bërë të ditur se ka pranuar detyrën si Drejtor Gjeneral dhe kryetar i Bordit Drejtues të SH.A Mepso. Ja postimi i plotë i Murtezanit në facebook: Sot edhe zyrtarisht pranova detyrën si Drejtor Gjeneral dhe Kryetar i Bordit Drejtues të SH.A. Mepso. Na priftë e mbara!

Lexo më Shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në programin e saj katër vjeçar të Qytetit të Shkupit ka shumë më tepër projekte se pushteti i mëparshëm i cili premtoi shumë, ndërsa realizoi vetëm 5 për qind të programit të tij. Projekti më i madh i Shilegovit ishte vendosja e barrierave të betonit në “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit, i cili u quajt “Muri i Turpit” nga vetë banorët e kësaj komune. Në buxhetin e ri të Qytetit të Shkupit janë përfshirë një numër i madh projektesh për të cilat janë lidhur kontrata shumëvjeçare nga ana e pushtetit të mëparshëm…

Lexo më Shumë

Ejup Berisha A po rikthehemi në gjendjen natyrore të kohës së Xhon Lokut dhe të Tomas Hobsit në shoqërinë dhe në shtetin tonë.Pse po izolohen njerëzit mes vete ndërsa po thuhet se jetojmë në periudhë të komunikimeve masovike.Nëse sot janë hapur mundësitë e komunikimit mes një australiani dhe një shqiptari në këto troje që janë larg mes vete me disa mija kilometra atëher pse dy shqiptar që jetojnë në një largsi simbolike prej dhjetra kilometrash nuk komunikojnë më mes vete.Komunikimi me një australian ndoshta e dëshmon aftësinë e njeriut për komunikim jashta teritorit kombëtar në distancë dhe në gjuhë të…

Lexo më Shumë

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski, në edicionin e lajmeve në “TV Telma”, tha se pret që regjistrimi i kryer të tregojë se rreth 300.000 mërgimtarë jashtë Maqedonisë kanë shtetësi, por nuk janë regjistruar. Regjistrimi përfundoi në shtator, ndërsa për përpunimin e të dhënave duhet së paku gjysmë viti, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Është përpunim që duhet të zgjasë pak kohë. Në regjistrimet e mëparshme, më të hershmet ishin një vit e gjysmë, dhe disa zgjatën dy vjet. Gjashtë muaj është periudhë e shkurtër”, tha Simovski. Ai shtoi se rezultatet do të dihen vetëm kur të përfundojnë të gjitha…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë mbrëmje në bulevardin “Aradhet e Partizanëve” në lagjen porta Vllae. Sipas informacioneve të para jozyrtare edhe nga ajo që mund të vërehet nga fotografitë në aksident janë dëmtuar më tepër makina. Në aksidentin janë përfshirë tre makina. Në vendngjarje menjëherë kanë reaguar ekipe të ndihmës së shpejtë, njësitit të zjarrfikësve dhe policisë. Pritet që policia të del me raport zyrtar për aksidentin.

Lexo më Shumë

Më poshtë ua sjellim statusin e plotë të Afrim Gashit, kreu i Alternativa:  Kim Mehmeti, në mjedisin tonë, nuk është vetëm ndër shkrimtarët tanë më të mirë, për çka dëshmon zëshëm vepra e tij, por ai është ndër intelektualët më të mirë që i ka prodhuar kombi ynë në këtë shtet. Guximi intelektual, përgjegjësia shoqërore dhe artikulimi e gatishmëria për ta thënë të vërtetën edhe me çmimin e përplasjes me individë dhe grupe të ndryshme shoqërore është tipar që e shquan personalitetin e Kimit. Në kohën kur një grup politik është ngritur kundër atij, mendoj se ne si njerëz dhe…

Lexo më Shumë

Avokati bullgar nga Pllovdivj, Stanisllav Stanev, doktor i te drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ka dërguar një letër të hapur ku shpreh gatishmërinë e tij për të mbrojtur falas shkrimtarin tonë të njohur, Kim Mehmeti, pas padisē që kundër tij ka ngritu lr Levica e Apasievit. Stanev letrën e ka adresuar deri te kryetarja r Komisionit Evropian, Ursula von Der Lyen, komisioneri për zgjerim, Oliver Varhely, te zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar, te ambasadorja amerikane, Kejt Meri Brnz, si dhe te zyrtarë tjerë të lartë. “Ai është shqiptar etnik dhe pushteti mund të organizojë izolim të tij social, siç bën…

Lexo më Shumë